All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Operacioni “Vol-Vo 4”, në pranga një tjetër në kërkim

Operacioni “Vol-Vo 4”, në pranga një tjetër në
All - Paragraf - 1

Ka rënë në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë është arrestuar Marjo Zeqiri 36 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për disa  vepra penale si “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

Marjo Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit