Flash News

KRYESORE

Opinews/ Bushati i pezmatuar për dorëheqjen e Blushit, por populli po 'krijohet'

Opinews/ Bushati i pezmatuar për dorëheqjen e Blushit, por populli po

Andi Bushati, në një koment për lapsi.al shkruan se ndjehet i pezmatuar nga dorëheqja e Ben Blushit si kryetar i LIBRA-s. Bushati pranon se pas shumë vitesh ai vendosi të dilte në votime, pikërisht për të mbështetur partinëe re, e cila sipas tij pati pjesërisht sukses sepse siguroi 20 mijë vota në 7 muaj duke u renditur e pesta në Shqipëri.

Bushati shpreh trishtim për faktin se, pavarësisht këtyre mijra votave, LIBRA nuk u përfaqësua në Kuvend ku gjenden sot anonimë dhe të inkriminuar.

Në fund, ndryshe nga Blushi që 'fajëson' popullin, Bushati mendon se kastat janë fajtore dhe ato duhen rrëzuar.

"20 mijë votat e grumbulluara në 7 muaj tregojnë se nuk jemi larg krijimit të një mase kritike e cila do ta demaskojmë gjithnjë e më shumë këtë elitë që i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Ata janë aty. Duhen kërkuar vetëm rrugët për t’i bërë bashkë", përfundon Bushati.

Shkrimi i plotë

 

 

Të fundit