Flash News

KRYESORE

Opinews/ Rrëzimi i Ramës sipas Fitim Zekthit

Opinews/ Rrëzimi i Ramës sipas Fitim Zekthit

Politiko.al

Opinionisti i MAPO, Fitim Zekthi, në shkrimin e radhës të kolanës së përshtunshme 'Si të jesh i djathtë', flet për luftën e ideve. Zekthi shkruan se propaganda e qeverisë Rama e merr frymëzimin nga një thënie e Stalinit: “idetë janë më të fuqishme se armët, ne nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të kenë ide”.

Shumica në pushtet vijon si e harxhon gjithë arsenalin e vet për të përshkruar opozitën si destruktive dhe kundërshtare të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që në mjegullën e kësaj mundohet të kapë çdo pushtet të mundshëm. Përballë kësaj, autori sheh një rrezik për Partinë Demokratike, e cila duhet të gjejë rrugë për të ndalur mazhorancën, por pa u dukur destruktive.

Zekthi, pavarësisht rrezikut që sipas tij shumëfishohet edhe nga përplasjet e brendshme, e sheh PD dhe Bashën si ndër të vetmit që po artikulojnë ide për çështje të rëndësishme, si: ndarja e pushteteve, zgjedhjet e lira, ekonomia, demokracia, ligji, politika e jashtme etj. Përkundër kësaj ai e sheh shumicën si pa ide politike.

Zekthi e gjen shpëtimin dhe fitoren e PD pikërisht te idetë, duke cituar Tahtcher-in, sipas së cilës, “mendimet tuaja bëhen veprimet tuaja. Veprimet tuaja bëhen zakonet tuaja. Zakonet tuaja bëhen karakteri juaj. Karakteri juaj bëhet fati yt”.

Shkruan Zekthi:

Në të vërtetë këtu qëndron tërë thelbi. Në momentin që PD do të jetë një parti njerëzish me mendime të djathta që çojnë në veprime të djathta të cilat bëhen zakone të djathta… atëherë pa diskutim që fati do të jetë suksesi. Çfarëdo që të bëjë Rama dhe këdo që të ketë në anën e tij ai nuk mund të mbijetojë. Mbrojtësit e idesë së kontratës sociale mbi parimet e të cilës është ndërtuar demokracia thonë se kurrë një i fortë nuk është kurrë aq i fortë sa për të qenë gjithmonë i plotfuqishëm, në rast se nuk e shndërron fuqinë në të drejtë dhe bindjen ndaj tij në detyrë. Rama sado të duket i fortë ka në fakt atë lloj fuqie që vjen jo nga e drejta por e padrejta. Në këtë kuptim rrëzimi i Ramës nuk është aq i vështirë sa duket.

Shkrimi i plotë këtu  

*Shënim i Politiko/ Opinews (opinione që bëjnë lajm) është rubrika e Politiko.al që do të sjellë opinionet kryesore të ditës në median shqiptare. Politiko do të formulojë një ekstrakt të shkrimit, duke e shprehur idenë e autorit me disa rreshta dhe, duke bashkangjitur një link që të çon te artikulli i plotë dhe burimi origjinal. Në këtë mënyrë i japim kredite medias së cilës i përket shkrimi, në një përpjekje për të shmangur kulturën copy/paste dhe cënimin e të drejtës së autorit.

Të fundit