Flash News

OPINEWS

23 pyetje të thjeshta të Jamarber Malltezit për SPAK

23 pyetje të thjeshta të Jamarber Malltezit për SPAK

Prof. Dr. Jamarber Malltezi – Departamenti i Mjedisit ne Partine Demokratike

Ka mbi 3 vjet qe PD depozitoi kallzim penal ne SPAK per Grup te Strukturuar Kriminal me qellim vjedhjen e 430 miljon eurove me skemen e inceneratoreve. Te gjithe Shqiptaret e dinin qe ishin te njejtet hajdute te drejtuar nga Edi Rama, vec SPAK nuk e dinte. SPAK ka harxhuar 3 vjet, ka lejuar te vidhen 130 miljon euro nderkohe qe nuk kemi asnje incinerator! Kjo nuk do ishte e mundur pa Edi Ramen.

Kemi vetem disa pyetje te thjeshta qe SPAK te na jape pergjigje:

1. Kush kish autoritetin qe te rrezonte Strategjine & Planin e Veprimit per Mbetjet qe ishin hartuar me 4 milion euro financim te Bashkimit Evropian permes projekteve INPAEL dhe SELEA?

2. Kush kish autoritetin qe te injoronte Agjensine e Prokurimeve Publike qe shpalli se procedura ishte jo-ligjore?

3. Kush mund te bente gjoja sikur kaloi 9 procedura dhe 17 firma brenda dites me 16 Dhjetor 2014 kur secila prej tyre kerkonte vleresime nga shume institucione?

4. Kush vendosi se duhen jo 1 por 3 inceneratore me pak se 50 km larg njeri tjetrit?

5. Si mund te firmoste Ministi i Mjedisit per qindra miljone euro kur kishte 0 lek ne buxhet te ministrise per trajtimin e mbetjeve? Kush i dha garanci te firmoste?

6. Kush e detyroi Z. Koka te firmose kontratat? Qeveria qendrore nuk ka tager ligjor, pasi ligji ia cakton pushtetit vendor menaxhimin e mbetjeve. Pse nuk e kapi shkeljen ligjore drejtoria juridike ne Kryeministri?

7. Kush futi piken ne kontrate “Pamundesia e nderprerjes se kontrates”? Nuk nderpret dot kontraten edhe nese nuk zbatohen pika te saj?!

8. Pse u be ne kundershtim me ligjin e Prokurimeve Publike menyra e perzgjedhjes se Supervizorit? Pse pagesat mujore u kryen pa perzgjedhur Supervizorin dhe pa dorezuar supervizori ne cdo fund muaji dokumentacionin e ecurise se punimeve?

9. Kush ka shtuar piken se edhe nese koncesionari mashtronte shteti nuk do urdheronte nderprerjen e pagesave? “Në rast të shkeljeve të Kontratës, të konstatuara gjatë monitorimit dhe mbikëqyrjes së përgjithshme, Autoriteti Kontraktues nuk do të urdherojë ndërprejen e pagesave për Koncesionarin”

10. Kush po jep qindra miljona € pa asnje sqarim te karakteristikave tekinke te inceneratoreve? Nuk ka ne kontrata asgje as cfare kapaciteti ka, as sa gazra te rrezikshem leshon.

11. Ku kane shkuar 130 miljone euro? Personat prane Edi Rames, Engjell Agacit dhe Erion Veliajt pa investuar asnje lopate, marrin qindra miljone euro nga taksapaguesit dhe zhduken?

12. Lidhur me inceneratorin e Tiranes ju dergua per mendim 5 ministrave: Ylli Manjani, Arben Ahmetaj dhe Felaj e lane me shkrim qe jane kunder. Megjithese 3 nga 5 ministrat ishin kunder dhe kompania nuk ekzistonte Rama-Agaci nxorren VKM qe e miratonin bonusin!!!

13. Pse u la njoftimi vec 5 jave njoftimi ne vetem nje media nderkombetare nderkohe qe duhej te shpallej te pakten 3 muaj perpara dhe duhej dokumentacioni i detajuar ne gjuhen Angleze? Per 128 miljon euro do duhej te kishte shpallje nderkombetare ne disa media nderkombetare me 2 hapa, fillimisht per shprehje interesi dhe me pas te kish gare me ata qe do short-list nga shprehjet e interesit.

14. Kush i dha fuqine Ministrise se Mjedisit ta shpalle garen kur as nuk kish fonde ne buxhet dhe as nuk kish tager ligjor per asnje forme te menaxhimit te mbetjeve. A mund te jete detyruese per gjithe bashkite e qarkut Tirane nje kontrate e firmosur nga nje minister qe nuk e kish per tager menaxhimin e mbetjeve?

15. A eshte ligjore procedura qe i dha Zotos MONOPOLIN per:

A. Landfillin e Sharres

B. Riciklimin

C. Mbetjet inerte

D. Dherat qe nuk jane fare mbetje por lende me vlere?

16. Pse firmosi Veliaj ne menyre te kundraligjshme qofte duke marre fillimisht (i) tagrat e Qarkut te Tiranes dhe me pas (ii) tagrat e Keshillit Bashkiak te Tiranes?

17. Pse Veliaj paguan 29 euro/ton per depozitim mbetjesh e mbulim me dhe kur ky proces kryhej vec per 12 € deri para 6 vitesh? Sipas kontrates ne fuqi duhej qe te ishin funksionale (i) inceneratori, (ii) impianti i riciklimit, (iii) impianti i trajtimit te ujrave te ndotura, etj. qe te kishim pagesen 29 euro/ton. Nuk ka as incenerator e as impiant trajtimi ujrash te ndotura. Atehere kush i jep garanci veliajt qe te shkele kontraten dhe te shkaktoje dem ndaj shtetit?

18. Si dhe per cfare arsye kaloi Erion Veliaj kontratat e menaxhimit nga ndermarrja publike e Sharres tek (i) kompania 3R qe vete Veliaj i beri ftese te rinjve qe te vinin e te punonin dhe ku vdiq ardit gjoklaj i pasiguruar, me pas tek (ii) Kompania nga Verona ku ishte pjesetar Migliorazi, me pas tek (iii) kompania Kelcyre siper postes (Vladimir Fezga) dhe ne fund tek (iv) Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri?

19. Kush i dha kompanive te lidhura me Ramen-Bashen-Zoton edhe 15 miljon euro per heqjen e mbetjeve nga Porto Romano pa tender fare? Ishte shpallur gara dhe kishin aplikuar disa kompani, Por u nderpre gara dhe me pas u lidhen me procedure jo-ligjore “Me Negocim pa shpallje paraprake“.

20. Ku jane zgarat lumore ne Shkumbin dhe Ishem per te cilat ju paguan Zotos edhe mbi 2 miljon €? Ministrat Koka dhe Klosi kane dale ne media Televizive duke lavderuar zgarat. Sot nuk ekziston asnje prej tyre dhe as nuk jane marre ne dorezim nga ministria ndonese parate u paguan. A ka pergjegjesi apo c’e deshe?

21. A ka vjedhje kur Mirel Mertiri, Eva Blushi dhe Klodian Zoto krijuan nje kompani guacke ne Bullgari dhe moren miljona euro permes faturave fiktive per inceneratoret? A jane perfshire mediat e paguara nga taksat tona per te vjedhur edhe para bashke me inceneratoret dhe me mirekuptim nga Edi Rama?

22. A kane dale ne pergjime te Prokurorise se Elbasanit ministra te Edi Rames ne 2017 dhe a jane administruar pergjimet apo jane shkaterruar se dolen deputetet?

23. A kane pergjegjesi penale Artur Metani (ish Drejtor Juridik i Edi Rames dhe sot Kryeinspektor i Drejtesise) dhe Engjell Agaci - Sekretari i Pergjithshem i Kryeministrise, per:

1. injorimin e shkreses se APP qe njoftoi se procedura ishte e paligjshme;

2. 9 procedura dhe gjoja 17 firma brenda dites me 16 Dhjetor 2014;

3. Dhenien e 8 pikeve bonus nje kompanie qe nuk ekzistonte dhe per te cilen kishin njoftim nga ish-ministrja Felaj; dhe

4. Nenin “Pamundesia e nderprerjes se kontrates”

Keto jane 23 pyetje qe duan pergjigje nga SPAK. Afera e inceneratoreve nuk eshte afere per disa bileta avioni, hotelesh apo zeri kadastral i tokes. JO! Kjo eshte afere e nje Grupi te Strukturuar Kriminal per te vjedhur 430 miljon euro e qe deri tani na kane vjedhur 130 miljone euro nga mosveprimi i SPAK per te mbajtur pergjegjes kryehajdutet Rama-Agaci-Veliaj. SPAK mund te zgjedhe te behet lecka ku fshin kembet Edi Rama, por PD dhe Shqiptaret presin pergjigje per keto 23 pyetje!

Të fundit