Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
Amnistia nxjerr nga qelia Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është I hapur me botën madje edhe anëtar I NATO.
Kryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ish Presidenti dhe për dy mandate ish kryeministri, u arrestua ditën e shtunë më 30 Dhjetor 2023.
Arrestimi i z. Berisha pason një periudhë dy vjecare me zhvillime dramatike për Partinë Demokratike në opozitë qysh prej vitit 2013. Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha humbi për herë të tretë zgjedhjet parlamentare në prill të vitit 2021.
Një muaj më vonë, udhëheqësi historik I kësaj partie u shpall person non grata nga Departamenti I Shtetit “për përfshirje në korrupsion “ dhe “për minim të demokracisë.” Në Shtator të po këtij viti ( 2021) kryetari I Partisë Demokratike, L. Basha, karriera politike e të cilit me disa poste ministrore përfshirë kryerin e Bashkisë së kryeqytetit si dhe postin e kryetarit të Partisë prej vitit 2013,u bë e mundur falë përzgjedhjes mbështetjes dhe promovimit personal të z. Berisha, njoftoi publikisht se kishte vendosur përjashtimin nga parlamenti të Sali Berishës.
Ky vendim rriti tensionet dhe krijoi përçarje të thella dhe z., Berisha që kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi I partisë filloi një lëvizje politike duke synuar rikthimin në krye të PD
Përçarjet dhe përplasjet mes dy fraksioneve brenda PD vijuan duke patur në mënyrë paradoksale dy fitues: De facto kryetar i PD u duk qartë se ishte z. Berisha, rreth të cilit u mblodh shumica e grupit parlamentar si dhe shumica e anëtarësisë.
Ndonëse PD e z. Berisha I humbi zgjedhjet lokale të këtij viti ( 14 Maj 2023) më shumë se 600 mijë votues mbështetën kandidatët e z. Berisha. Nga ana tjetër fituesi de Jure është z. Basha i cili vijon të jetë trashëgimtar I flamurit, emrit të partisë, financave, të drejtës ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatë, të drejtën për të patur komisionerë dhe vëzhgues në zgjedhjet.
Shkurt de jure ekziston vetëm një parti e drejtuar nga Basha, pavarësisht se de facto atë e mbështesin një grup shumë I vogël deputetësh dhe sic u provua në dy teste elektorale me një mbështetje të papërfillshme anëtarësh dhe votuesish .Z. Berisha dhe grupi I tij akuzojnë Qeverinë që përmes kontrollit të gjykatave vijojnë të mbajnë peng përfaqësimin ligjor të opozitës duke synuar kontrollin e saj përmes një opozitë kukull të drejtuar nga z. Basha.
Me të gjitha rrethanat e mësipërme, arrestimi i z. Berisha, ndonëse i paralajmëruar, çfarë implikimesh politike mund të ketë ?
Çfarë implikime paraqet arrestimi i kryetarit te opozitës për përpjekjet për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që bazohet tek rule of law, të pavarur, pikë së pari të pakontrolluar nga ata që zotërojnë pushtetin politik?
Çfarë implikimesh do të ketë për opozitën shqiptare burgosja dhe izolimi I shefit të saj?
Një dobësimi I mundshëm I opozitës , apo shpërbërja e saj e shoqëruar me mbajtjen gjallë të një opozitë kukull, çfarë implikimesh politike do të kishte për sistemin e brishtë politik në Shqipëri aktualisht të kontrolluar totalisht nga një parti e vetme politike nëse jo nga një person I vetëm?
Kush e komandon ” Drejtësinë e re”?
Ndërsa arrestimi ishte I paralajmëruar, izolimi ekstrem I shefit të opozitës dhe ndalimi I komunikimit me persona të tjerrë përveç bashkëshortes me të cilën ndan një apartament në krahun lindor të kryeqytetit sipas vëzhguesve të pavarur vë në pikëpyetje serioze bazën ligjore të arrestimit dhe sugjeron motivet esktra ligjore.
Vendosja e kryetarit të opozitës në kushtet e një izolimi ekstrem është pothuajse i njëjtë me të ashtuquajturin “regjimi I posaçëm biss” regjim në të cilën vendosen kriminelët dhe anëtarët e mafias apo të krimit të organizuar. Thelbi I regjimit “41-biss” është izolimi ekstrem I kriminelëve të arrestuar për të shmangur mundësinë e komunikimit me jashtë burgut.
Eshtë një përvojë italianë që ka filluar të zbatohet për eksponentët e lartë të mafias italiane pas vrasjes së Giovani Falcone dhe Paolo Borselino. Në rastin e kryetarit të opozitës ndryshimi I vetëm është se burgosja ala 41 biss është vendosur në shtëpinë e tij për shkak të moshës.
Fatmir Limaj, ish kryeministër i Kosovës, u rezervua të komentonte rreth motiveve të arrestimit të shefit të opozitës në Shqipëri, por deklaroi se ishte shumë I habitur nga fakti që z. Berisha ishte vendosur nën një regjim të ndalimit ekstrem të komunikimit . Z. limaj tha se ai ka qënë I akuzuar në tribunalin e Hagës për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, por gjatë procesit ka patur liri të plotë të komunikimit dhe takimit me persona të tjerë jashtë.
Po nëse dikush I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka qenë I lirë të komunikojë dhe të takojë njerëz, çfarë akuze rëndon mbi shefin e opozitës politike në Shqipëri që gjykata ka urdhëruar arrestimin dhe izolimin ekstrem të tij?
Në fakt asnjë akuzë. Duket një paradoks I madh port tre vjet pas fillimit të hetimeve për përfshirje në korrupsion, shteti nuk ka mundur të ngrejë një akuzë dhe megjithë këtë vendos arrestimin dhe izolimin ekstrem .
Prokuroria speciale kundër korrupsionit duket se edhe pas tre vjetësh nuk ka prova për të ngritur një akuzë. Provat sipas vëzhguesve të pavarur munguan edhe në komisionin respektiv në parlament që autorizoi heqjen e imunitetit. Gjatë debateve në këtë komision një anëtare e lartë e parlamentit tha se “për z. Berisha nuk na duhen provat”
Nëse parlamentit nuk I hyjnë në punë provat për t’i hapur rrugë arrestimit nëse prokurorisë nuk I duhen provat për të urdhëruar arrestimin dhe izolimin ekstrem, kush e ka urdhëruar burgosjen e shefit të opozitës?
Dikur për këtë vend që ka vuajtur kaq gjatë nën komunizëm, gjerat kanë qënë thjeshta dhe njëkohësisht të tmerrshme dhe fatale. Gjykatat ishin instrumente të partisë.
Kur ishte fjala për kundërshtarët politikë dënimet vendoseshin nga Partia, përpara se të fillonte procesi gjyqësor në gjykatë. Kur mungonin provat “ gjendeshin” sipas parimit të Lavrentiy Beria-s shefit famëkeq të shërbimit sekret të Bashkimit Sovjetik: Më sillni një person dhe unë do t’ju gjej një krim. “
Gjykata emëron opozitën.
Në një skenar të mundshëm arrestimi i z. Berisha , dhe izolimi I tij do të jetë do të vijojë gjatë, përpara se të fillojë një proces gjyqësor I cili gjithashtu do të marrë kohën e vet. Eshtë jo e pamundshme që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parashikuara në gjysmën e dytë të vitit 2025, shefi I opozitës të jetë ose I burgosur dhe I izoluar ose në proces gjyqësor.
Por në gjyq nuk është vetëm kryetari i Partisë Demokratike, por edhe vetë Partia. Një segment I udhëhequr nga ish kryetari Basha vijon të zotërojë emrin e partisë, financat, vulën, flamurin, të drejtën ligjore për të vendosur kandidatë, pavarësisht se I kanë mbetur vetëm disa deputetë dhe një mbështetje thuajse e papërfillshme e anëtarëve.
Sipas vëzhguesve lokalë Sal Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike dhe aq më pak e ardhmja e Shqipërisë. Por sipas këtyre vëzhguesve por edhe për diplomate perëndimorë Lulzim Basha nuk mund të kete ndonjë të ardhme politik. Cdo mbështetje nga jashtë për z. Basha thjesht do të thotë t’I thuash publikut qe e zeza është e bardhe.
Procesi gjyqësor midis shumicës së PD dhe segmentit të vogël të z. Basha që pretendon trashëgiminë e saj është zvarritur për dy vjet. Në dy ballafaqime elektorale, të dyja për nivelin lokal, Z. Berisha dhe partia e tij ka qënë e detyruar të hyjë në zgjedhje nën emrin, flamurin e një partie tjetër .Sipas vëzhguesve të huaj kjo rrethanë mund ta ketë dëmtuar PD duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithëse në rrethana ekstreme, partia demokratike e z. Berisha arriti të votohet nga më shumë se 600 mijë votues dhe disa prej kandidatëve të saj ishin shumë pranë fitores . Ka shumë gjasa që në zgjedhjet më të afërta parlamentare – brenda 18 muajve të ardhshëm,- cështja e trashëgimisë së PD të vijojë të jetë në procese gjyqësore nëse gjykatat nuk vendosin që Partia Demokratike I përket Lulzim Bashës dhe grupit të tij që do të thotë përndryshe se gjykata vendos se kush është opozita në Shqipëri.
Nën këtë skenar të mundshëm nuk do të jetë e vështirë për kryeministrin Rama të sigurojë një mandat të katërt duke patur përballë një opozitë kukull.
Opozita është në fakt institucioni I vetëm që ende nuk kontrollohet nga qeveria dhe rënia e saj do shënonte fundin e pluralizmit në Shqipëri. Në zgjedhjet më të fundit parlamentare 2021, një analist local shkroi se “ Shqipëria udhëtoi në kohë” : “Tridhjetë vjet mbrapa, më 1991, kur në zgjedhjet e para pluraliste, pas diktaturës së gjatë, shteti me të gjithë institucionet e tij, policinë shërbimin sekret, administratën, gjithçka u vu përballë Partisë Demokratike partia e parë jo komuniste. Tridhjetë vjet më pas ne përsëritëm të njëtin skenar”: Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 partia në pushtet me të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe kontributin e krimit të organizuar u rreshtua kundër opozitës Shefja e ODIHR që vëzhgoi këto zgjedhje parlamentare pohoi të njëjtin konkluzion se “ nuk kishte ndonjë vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe shtetit “
Prej kohësh në Shqipëri nuk mund të flitet për Check and Balance: Parlamenti prej kohësh ka përfunduar në një departament të qeverisë nëse jo të kryeministrit. Shumica në parlament rrezoi te gjitha kerkesat e opozitës per interpelancë si dhe të gjitha kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, e njohur nga kushtetuta si një e drejtë themelore e opozitës. Hapësirat opozitës në parlament janë ngushtuar së fundi edhe me ligj.
Sipas vëzhguesve lokalë me të cilët duket se bashkohen edhe vëzhgues ndërkombëtarë, gjykata kushtetuese ka dështuar të funksionojë si një pushtet I pavarur me rol balancues.
Kontrolli I qeverisë është shtrirë prej kohësh gjithashtu mbi intitucione të tjera. Sipas një raporti të BIRN gati 99 përqind e Medias kontrollohet nga qeveria apo oligarkë të lidhur me të. Universitetet dhe përgjithësisht academia ndërsa I ngjan një mocali me ujë të ndenjur është gjithashtu në kontrollin e plotë të qeverisë. Dështimi spektakular I asaj që u quajt Shoqëria Civile është evident me mungesën e kurajos për të zhvilluar dhe mbajtur qëndrime ta pavarura duke përfunduar gjithashtu në vegla lozonjare të pushtetit.
Tridhjetë vjet pas shembjes së komunizmit ende elitat politike në Shqipëri reflektojnë një mentalitet feudal për të shtypur përgjithmonë segmentet jo-konformiste të shoqërisë me anë të frikësimit. Kultura e politikës së pushtetit që favorizon një grup njerëzish të korruptuar dhe të pandershëm thellohet më tej kur zërat e mospajtimit heshtin ose kur ata që supozohet të sfidojnë status quo-në komprometohen dhe dorëzohen.
Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është I hapur me botën madje edhe anëtar I NATO.
A Pyrrhic victory
Në ditën kur u urdhërua arrestimi dhe izolimi i Kryetarit të opozitës Sali Berisha, kryeministri Edi Rama që më shumë se dhjetë vjet më parë ka zënë vendin e z. Berisha, deklaroi për gazetarët se “kjo – arrestimi I udhëheqësit të opozitës ,- ,-nuk është një fitore as e tij as e Partisë Socialiste “ Nuk u kuptua përse z. Rama nxitoi të mohonte në mënyrë indirekte pjesëmarrjen e tij në arrestimin e z. Berisha kur gazetarët thjesht I kërkuan të komentonte arrestimin, dhe jo të sqaronte nëse arrestimit i shefit të opozitës, ishte për të një fitore. Afërmendsh, që ta konsiderosh fitore ose jo duhet të kesh marrë pjese )
Krejt një lloj si ata shkollarët që vrapojnë të pohojnë se nuk e kanë kryer ata fajin, ende pa I pyetur mësuesi.
Po nuk ka dyshim që arrestimi I shefit të opozitës dhe ngritja e hetimeve për korrupsion ndaj këtij është një fitore për Z, Rama. Fitoret janë të shumëllojëshme. Kjo mund të jëtë edhe një fitore si e Piros sic komentoi një diplomat I njërit prej vendeve neutrale I akredituar në Tiranë.
Diplomatic Correspondent
Western Balkan , Skopje, January 3, 2024
Të fundit
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45
A po përjetojmë retrogradën më të keqe të Mërkurit ndonjëherë?
16 July 2026, 17:01
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
16 July 2026, 16:28
Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha
16 July 2026, 16:02
Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet
16 July 2026, 14:59
Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve
16 July 2026, 14:42
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
16 July 2026, 14:22
Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?
16 July 2026, 14:03
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19
Tenderë, IPARD dhe "5D"/SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror
16 July 2026, 11:55
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
16 July 2026, 11:38
PD denoncon fondet për koncertin e Kanye West, kërkon auditim nga KLSH
16 July 2026, 11:26
Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike
16 July 2026, 11:12
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
16 July 2026, 11:11
Tiranë/ 40-vjeçarja gjendet e mbytur te Liqeni i Thatë
16 July 2026, 10:08
Sot dita më e nxehtë e vitit, ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë
16 July 2026, 09:50
Si të ndihmoni dikë që rrezikon të mbytet
16 July 2026, 09:37
Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
16 July 2026, 09:14
Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
16 July 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
16 July 2026, 08:30
PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
16 July 2026, 08:10
Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur
16 July 2026, 07:51
Ditë përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë
16 July 2026, 07:33
Argjentina gjunjëzon Anglinë, siguron finalen me Spanjën
16 July 2026, 07:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 July 2026, 07:01
Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë
15 July 2026, 22:55
Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës
15 July 2026, 22:19
Berisha: PD përmbyll riorganizimin e strukturave, ripërtëritja do të vazhdojë
15 July 2026, 21:39
Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën
15 July 2026, 21:07
Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu
15 July 2026, 20:49
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha
15 July 2026, 20:14
Zgjedhja e strukturave drejtuese, voton Berisha
15 July 2026, 19:58
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09
Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?
15 July 2026, 17:32
"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit
15 July 2026, 16:48
Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës
15 July 2026, 16:02
Finalja e Botërorit, biletat arrijnë shifra marramendëse
15 July 2026, 15:57
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara?
15 July 2026, 15:47
Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij
15 July 2026, 15:26
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani
15 July 2026, 14:40