Flash News

OPINEWS

Adresat për të protestuar

Adresat për të protestuar

Nga Lutfi Dervishi


Për trafikun në Tiranë, te Agjencia Kombëtare e Pyjeve.
Për rritjen e taksave, te Teatri Operas dhe Baletit.
Për trafikun e drogës, te Fakulteti i Mjekësisë.
Për korrupsionin, te Qendra Kombëtare e Leximit.
Për mungesën e hapësirave për fëmijë, te Hipoteka.
Për rritjen e pandalshme të çmimeve, te INSTAT.
Për shëndetësinë falas, te Ministria e Mbrojtjes.
Për sigurinë në shkolla, te Ministria e Arsimit.
Për rezultatet katastrofike të PISA-s,
te Ministria e Rendit
Për fondet e munguara të fermerëve, te Ministria e Kulturës.
Për rrugët te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Për ndotjen e lumenjve, te Komiteti i Trashëgimisë Kulturore.
Për mungesën e drejtësisë, te Akademia e Shkencave.
Për ikjen e të rinjve, te Shoqata e Veteranëve.
Për përmbytjet, te Federata Shqiptare e Futbollit.
Për rezultatet e dobëta të Kombëtares, te komisariati nr 1
Për keqqeverisjen, te selia opozitës.

Të fundit