Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit.
Detyrë funksionale e AKShI-t ishte krijimi i një infrastrukture qëndrore të sistemeve digjitale mbi të cilën do të mbështeteshin sistemet digjitale të çdo ministrie; këto të fundit ishin nga bazat e të dhënave deri tek aplikacionet për ofrimim e shërbimeve për publikun apo institucionet shtetërore.
Me një grant të Bashkimit Europian AKShi prokuroi dhe ndërtoi këtë infrastukturë të quajtur “Electronic Service Bus” dhe mbi këtë bazë në verë 2013 u ofruan tre aplikacionet e para për përdoruesit. Njëri syresh ishte regjistrimi online i maturantëve të atij viti në provimet e Maturës Shtetërore. Aty u konceptua edhe platforma inovative, e avancuar po t’a krahasoje me vendet e rajonit apo të BE-së, e cila u quajt më vonë E-Albania. Sot numri i shërbimeve në këtë aplikacionin kuadër ka arritur afro 400 duke lehtësuar marrëdhënien shtet/qytetar e shtet/biznes.
Pra vetë AKShI realizonte një numër të kufizuar por esencial prokurimesh ndërsa masa e madhe e blerjeve të sistemeve dhe të programve kompjuterikë (software) kryhej nga ministritë, agjencitë në vartësi të tyre dhe pushteti vendor. Roli i AKShI-t ishte që të tëra këto produkte të blera të kishin standartet teknike të nevojshme dhe të mundësonin ndërveprimin mes tyre.
Për këtë qëllim AKShI, bazuar në standartet e IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers), një institut me seli në New York që shërben si referencë botërore, përpunonte standartet të cilat aprovoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëheshin kështu të detyrueshëm për çdo prokurim publik. Ndërkohë që ministritë e bashkitë ishin vetë përgjegjës për procedurën prokuruese. Por tenderi shpallej i hapur nga Agjencia e Prokurimit Publik vetëm pasi AKShi konfirmonte se standartet në dokumentat e tenderit përputheshin me ato zyrtare të aprovuara me VKM.
Kjo skemë veprimi reflektonte ndarjen e përgjegjësive dhe kontrollet e balancën mes aktorëve shtetërorë. Njëlloj siç kanë postuluar, në një koncept më të gjerë për shtetin, filozofi iluminist frëng Montesquieu apo James Madison, një nga etërit e kushtetutës së ShBA me synim shmangien e përqëndrimit të pushtetit apo, siç shpreheshin ata, të tiranisë. Kjo skemë prokurimi mund të mos e përjashtonte 100% abuzimin por në tërësi ishte funksionale dhe rastet abuzive ishin përjashtimore dhe kollaj të gjetshme e të korrigjueshme.
Në dy vitet e para të qeverisë Rama kjo skemë ndryshoi dhe AKShI-t iu dhanë me ligj edhe kompetenca për të bërë vetë të tëra prokurimet e sistemeve digjitale të shtetit; që nga konceptimi “me këshillën e ministrive” deri të operimi e mirëmbajtja.
I gjithë ky pushtet në dorën e vetme të zonjës MK, drejtoreshës së AKShI-t, (më jetëgjata në qeverinë Rama, e cila prej 12 ditësh ndodhet në arrest shtëpie dhe ende nuk dorëhiqet/shkarkohet dhe zëvendësohet) dhe rrethit të saj që çoi në pasoja të njohura e të mirëshpjeguara konceptualisht nga francezi dhe amerikani i sipërcituar.
Në rastin AKShI kemi konkretisht:
1- meqë standartet e sistemeve digjitale, përfshi edhe ato të sigurisë, përcaktoheshin me rregullin “vetë firmos, vetë vulos” ato degraduan; kjo solli si pasojë hakerimin e jashtëm apo edhe abuzimin e brendshëm të sitemeve digjitale që strehonin bazat e të dhënave. Mjafton të kujtojmë se si rrodhën në publik pagat e dynjasë apo sa shpesh sulmet kibernetike bllokojnë E-Albania-n përfshi edhe sot kur po shkruaj këto radhë.
2-Meqë tenderat ishin në një dorë dhe buxheti ishte stërmadh u bë normë që një sistem i cili në treg ofrohej p.sh. për një milion euro do të kontraktohej nga AKShI për 5 ose 9 milionë euro. Kjo nuk ka nevojë për sqarim e për shembuj se aktualisht mediat janë plot me to.
3-Meqë ndodhi përqëndrimi në vetëm një dorë i sistemeve digjitale (baza të dhënash) që u përkisinin ministrive e institucioneve të ndryshme për më tepër në një dorë që ka akses operacional në këto sisteme atëhere abuzimi merr përmasa e pasoja të frikshme. Një shëmbull është databaza e patronazhistëve me keqpërdorimin e të dhënave personale të zgjedhësve. Hetimi po nxjerr raste kur aksesin në sisteme e kanë marrë përmes AKShI-t edhe grupe mafioze që aksesojnë ose edhe manipulojnë Thesarin e Kadastrën për interesa biznesi apo për të goditur politikanë apo banda rivale.
Dikush mund të mendojë se kur një parti dhe shefi i saj ka pushtet të plotë nuk ka rëndësi arkitektura e administrimi i këtyre sistemeve. Praktika dëften tjetër gjë: sistemi i kufirit TIMS është konceptuar më vete (stand-alone), administrohet nga Policia e Shtetit dhe nuk aneksohej dot nga AKShI.
Në v2023 zyrtarët banditë vajtën me usb në dorë për të vjedhur të dhënat por dështuan sepse disa zyrtarë të ndershëm e kurajozë reaguan. Tek AKShI zyrtarët janë “përzgjedhur e testuar” prej 12 vitesh dhe nuk reagon kush.
E marr me mend që mund të tingëllojë si jo prioritare por megjithatë është fort e rëndësishme që një qeveri e ardhshme të angazhohet të normalizoje AKShI-n dhe databazat shtetërore. Jo thjesht duke pastruar personelin nga banditët e motrat e tyre; por duke restauruar legjislacionin dhe institucionet në frymën e Montesquieu-së dhe Madisonit.
Në të shkuarën kur regjistrat ishin përgjithësisht prej letre ky rast do të radhitej në kronikën e zezë të korrupsionit e kriminalitetit në ofiq dhe kaq. Sot jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën digjitalizimi i sistemeve shtetërore ndërkohë që ka rritur pamasë efektivitetin e punës njëkohësisht ka krijuar edhe pika të dobëta apo vulnerabilitet ndaj aktorëve kriminalë e armiqësorë.
Rasti më i keq sipas literaturës është kur sistemet organizohen në një mënyrë që ofron difektin në një pikë të vetme (single point of failure, SPOF). Pikërisht këtë duket se ka bërë qeveria Rama dhe AKShI. Duke lënë informacionet shtetërore e të dhënat personale në mëshirën e bandave si ajo e Gysit dhe të hakeruesve nga Irani e gjetkë. Prandaj korrigjimi i ardhshëm nuk është vetëm element i mirëqeverisjes por sidomos imperativ i sigurisë publike e kombëtare.
Genc Pollo
Ish minister dhe deputet
27 dhjetor 2025
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38