Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blendi Kajsiu:Përplasja me ‘bolemadhit’ Duka dhe ‘boleçelikut’ Veliaj, si ‘luftë e dy të këqijave’
Blendi Kajsiu/ Panorama
Audiopërgjimi i Erion Veliajt në një mbledhje private me anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, ku ai përdor një gjuhë prej rrugaçi, ka krijuar një mini furtunë në mediat tona. Shumë nga kritikët e kryebashkiakut e shikojnë si provë jo vetëm të përpjekjes së pushtetit për të kapur FSHF-në, të servilizmit të Veliajt ndaj Ramës, por edhe si dëshmi të natyrës së vërtetë prej rrugaçi të këtij të fundit.
Në fakt, audiopërgjimi nxjerr në pah falsitetin e ligjërimit të Veliajt, sforcimin e tij për t’u dukur si i fortë, më shumë se natyrën e tij prej rrugaçi. Më shumë se rrugaç, Veliaj del qesharak, pasi ai nuk e ka idenë se si flasin të fortët. Kështu, metafora e “boleve prej çeliku” vjen nga anglishtja (ballsofsteel) ku përdoret rëndom në jetë dhe në filma, por ajo nuk ekziston në shqip (ku flitet për bole të mëdha dhe jo boleçeliku). Ndaj, ka të drejtë Shkullaku kur argumenton se ai Erion që shfaqej në audiopërgjim, nuk është në fakt Veliaj i vërtetë që shqiptarët e njohin publikisht dhe shumë prej nesh privatisht.
Atëherë,çfarë e detyron Veliajn të transformohet dhe shfaqet si dikush apo diçka që ai nuk është? Disa argumentojnë se këtë e bën si kamikaz i Ramës dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Ama, ai mund t’i shërbejë shumë më mirë Ramës si vetvetja, pa bërë “të fortin”. Në fakt, vlera e tij publike është imazhi i tij si “çun i mirë” dhe jo si i fortë. Ndaj transformimi i tij i sforcuar në “rrugaç” nuk mund të shpjegohet me servilizmin ndaj Ramës.
Ai është produkt i logjikës se i forti luftohet me të fortë, e keqja me të keqe, krimineli me krim. Është filozofia politike e Shote Galicës “plumbi del me plumb”.Nuk është një logjikë thjesht shqiptare. E shikojmë rëndom në filmat e Hollivudit ku polici apo detektivi i mirë përdor shpesh metoda kriminale dhe ilegale për të kapur kriminelin. Është ideja se e keqja të detyron ta luftosh me të keqe. Kjo filozofi shpjegon transformimin e çuditshëm të Veliajt në “rrugaç”. Ai mendon se për të luftuar një të fortë dhe rrugaç si Armand Duka është i detyruar të tregojë se është akoma më i fortë dhe më rrugaç se ai.
Pra, nëse Duka i ka koqet e mëdha, Veliaj duhet t’i ketë prej çeliku. Është një strategji e çuditshme qenë vend që të bëjë diferencën me rrugaçërinë dhe banalitetin e Dukës, e redukton vetveten te kjo e fundit. Dhe ky është problemi real dhe madhor që zbulon audiopërgjimi. Ai nxjerr në pah një logjikë politike të rrezikshme që përballjen politike e redukton te beteja mes dy të këqijave.
Në rastin konkret, lufta për FSHF-në nuk mund të reduktohet në zëvendësimin e një të forti bolemadh me një tjetër, por me zëvendësimin e një të forti më dikë që më të madh se bolet ka trurin, vizionin për sportin, etikën dhe dinjitetin. Ideja se për të fituar duhet të bëhemi akoma më të këqij se e keqja që luftojmë,degradon skenën tonë politike duke justifikuar futjen aty të krimit apo të”të fortëve”. Është kjo logjikë që PS-ja dhe Rama artikulojnë privatisht për të justifikuar lidhjen më aktorë kriminalë apo të fortë që garantojnë mbrojtjen, blerjen apo vjedhjen e votës në nivel lokal.
Përballë të fortëve të berishizmit dhe LSI-së ata fusin në lojë të fortët e tyre që duhen për të luftuar të fortët e palës tjetër. Rezultati është transformimi i politikës në përballje mes rrugeçërish dhe jo alternativash. Fatkeqësisht,është e njëjta logjikë që përdorin kritikët e qeverisë, sipas të cilëve për të hequr qafe një politikan “të fortë”, autoritar, të korruptuar, arrogant dhe të çmendur si Rama duhet një tjetër politikan edhe më autoritar, edhe më “i fortë”, edhe më i çmendur se ai. Ndaj nuk është çudi që shumë shpresat i kanë varur te Berisha, Meta apo Duka. Titulli i autorit: Problemi real me “rrugaçërinë” e Erion Veliajt
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38