Flash News

OPINEWS

Dëgjomëni mua!

Dëgjomëni mua!

Nga Neda Balluku

Gjeni një tullë a një gurë, ç'të jetë, mjafton të zgjidhni më të rëndin! Lidheni gurin me litar me qafën tuaj dhe shkoni në det.

Dhe mbytuni! Vërtetë!

Zhytuni dhe lëreni ujin t'ju fundosë sa më poshtë. Në thellësinë e panjohur. Në thellësinë e ftohtë.

Do të nisë trupi t'ju dhëmbë dhe gjoksi t'ju shpërthejë. Nuk do të dini nëse po vdisni se jeni duke u çmendur nga frika, apo nga dhimbjet, apo nga mungesa e oksigjenit.

Megjithatë, pikërisht në atë moment, mendoni se jeni duke i bërë nderin më të madh shoqërisë sonë, që po ja hiqni vetës mundësinë, që gjithçka po ndjeni në atë moment, t'ja shmangni pikërisht atyre që do të ndihen identik, sepse një të nesërme do të humbin njeriun e tyre të shtrenjtë, sepse ju do zgjidhni t'i hipni makinës dhe në timon të nxirrni plehrllëkun që mbani në shpirt, që s'dihet përse keni.

Mbase sepse nuk keni marrë dashuri nga baba kur keni qenë të vegjël apo mama ju ka zhdep në dru! Je gjynah, sigurisht! Po çfarë taksirati ka ky vend të humbë njerëzit e saj, ata të mirët që bëjnë tre punë, e nuk lënë një faturë pa paguar e sidomos- nuk prekin as një herë të vetme me dorë, fëmijët e tyre të vegjël!

Ata fëmijë të vegjël, që për shkakun tuaj sot, nesër do të mendojnë se nëse një ditë do të ndjejnë anën e errët të shpirtit që u mbizotëron, për shkak se një ditë humbën babain padrejtësisht, prej jush që nuk u mbytët në det kur duhej, do të mendojnë se në këtë jetë të jesh i drejtë dhe normal dhe i mirë dhe i hajrit, përfundon copë e çikë rrugëve.

Dhe ata që kanë plehrëllëkun në shpirt, mbase mund të dergjen shtretërve, por gjithsesi u mbetet një shans për jetë!

Të fundit