Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Lutfi Dervishi
Vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit nuk ishte thjesht një akt kriminal, por një shfaqje e dështimit institucional dhe, ç'është më e keqja, e kolapsit moral.
Drejtësia u vra dy herë: një herë nga plumbi brenda "tempullit të ligjit" dhe një herë nga jo pak përgëzime që pasuan në rrjetet sociale. Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, sepse e sheh atë si "drejtësi alternative", ka vrarë më parë ndërgjegjen.
Kjo është fytyra e dhimbshme e një shoqërie që e ka humbur besimin tek drejtësia dhe e ka zëvendësuar atë me emocionin e momentit, me hakmarrjen si "shpagim"
Kur sistemi dështon të japë drejtësi, njerëzit fillojnë ta marrin atë në dorë, dhe kur edhe kjo kthehet në spektakël publik, kemi hyrë në zonën gri ku krimi fillon të ngatërrohet me moralin.
Drejtësia nuk është shpagim, është proces. Nuk është pasion, por provë. Dhe asnjë padrejtësi, sado e rëndë, nuk mund të justifikojë marrjen e një jete. Kur vret një njeri është sikur ke vrarë gjithë njerëzimin - thuhet në librin e shenjtë.
Këto komente tregojnë një plagë shumë më të thellë: krizën e besimit tek institucioni i gjykatës dhe gjyqtarit. Reforma në drejtësi, e trumbetuar si një revolucion, u përqendrua në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke harruar thelbin – që drejtësia nuk është "peshk i madh" apo "i vogël", por një sistem që funksionon për çdo qytetar.
Ndërsa publiku priste rezultate spektakolare, dhjetëra mijëra dosje mbetën në sirtarë, qytetarët u zhytën në pritje të pafundme, dhe dosjet u kthyen në relike.
Nëse para vitit 2016 një proces zgjaste mesatarisht 2 apo 3 vjet, sot ka çështje që zgjasin 15 apo 20 vjet. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Dhe kur vetë
Kryeministri pret 7 vjet për një vendim në shkallë të parë, ç’mund të presë qytetari i zakonshëm përballë një sistemi që ngjan më shumë me një tunel pa dalje sesa me një gjykatë?
Por kriza e besimit nuk lindi vetëm nga vonesat. Ajo ushqehet përditë nga bullizmi publik ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, i nisur shpesh nga kreu i qeverisë, që ka arritur deri aty sa publikon emrin, foton, vendin e punës së gjyqtarit, duke e kthyer në shënjestër të turmës. Dhe kur figura e gjykatësit denigrohet publikisht, kur institucionet si KLP dhe KLGJ heshtin, atëherë rruga drejt linçimit moral dhe fizik bëhet e shkurtër.
Gjithmonë do të ketë të pakënaqur nga drejtësia, sepse çdo vendim ndahet mes një pale që fiton dhe një pale që humb. Por asnjë pakënaqësi nuk mund të kthehet në justifikim për dhunë.
Në vitin 1997, kur shteti ishte shkrirë dhe armët ishin në çdo cep, gjyqtarët nuk u prekën. Sot, në kohë paqeje e reformash që nuk ndalen, një gjyqtar vritet në detyrë, në zemër të sistemit, dhe në rrjetet sociale dëgjohen duartrokitje. Ky është një sinjal alarmi për çdo njeri që beson se jeton ne një vend ku duhet të sundojë ligji.
Për ta kthyer arsyen dhe shenjtërinë e jetës, nuk mjafton një deklaratë ngushëlluese dhe justifikuese. As premtime për ashpërsim të dënimeve. Nuk funksionon. Duhet një reflektim, nga çdo hallkë: Politika, që duhet të ndalë retorikën e dhunës dhe përdorimin e drejtësisë si armë për linçim;
Media, duhet të ndalë normalizimin e urrejtjes, dhunës, fjalës së fundit, banalitetit dhe të promovojë pse jo fuqishëm mendimin kritik, por jo hakmarrës!
Dhimbja nuk shërohet me një plumb dhe ai që niset për hakmarrje gjithmonë hap dy varre.
Nëse duam drejtësi, duhet të fillojmë duke mbrojtur ata që e japin atë. Gjykatësi nuk është armik, por një figurë që mban ekuilibrin e shoqërisë. Është në interesin e gjithekujt që gjykatësi të jetë jo vetëm i sigurt, por edhe i qetë, i mbrojtur, madje edhe i lumtur, sepse vetëm kështu mund të japë drejtësi.
Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, është një shoqëri që ka vrarë më parë ndërgjegjen. Dhe kur ndërgjegjja hesht, krimi fillon të flasë në emër të drejtësisë.
Nëse duam të jetojmë në një vend ku gjykata është simbol i shpresës, jo i frikës, duhet të ringremë jo vetëm institucionet, por edhe moralin publik. Sepse, në fund të fundit, një shtet që nuk mbron jetën, nuk ka të drejtë të flasë për drejtësi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38