Flash News

OPINEWS

Dy fjalë për prishjen e Mitingut të Londrës

Dy fjalë për prishjen e Mitingut të Londrës

Nga Çuçi Journal/

Ithtarët e Ramës, qeveritarët, patronazhistët, pasi u organizuan në Londër me bashkiakë të ardhur nga Shqipëria, me rekrutë nga italia, me premtime për ti bërë investitor strategjik, me para cash, me miq e shokë, nuk kishin si të pranonin mendimin apo parrullat kundra në sallën londineze.

Thirrjet e tyre posmitingut se sabotatoret e Berishës na prishën takimin, apo: Jashtë sallës jemi Ok, brënda sallës është sabotim,- u shpërndanë në media e në kafet e Tiranës si skandali berishist.

Ata që ndërhynë për t'i mbyllur gojën protestuesit që nuk i ishte paguar avioni, hoteli dhe ushqimi, dukeshin si shqiptarë të urdhëruar.

Në çdo manifestim ka pro e kundra. Kur organizatorët nuk të lejojnë të flasësh nga tribuna, atëhere do flasësh nga vëndi. Ndërhyrja për të mbyllur gojën e protestuesit më duket antidemokratike, ndërsa metoda si akt rrugaçërie.

Sepse demokracia thotë se do të pranosh edhe mendimin ndryshe. Se pse nuk e pranove debatin e ktheve PS në një regjiment me enukë, me rresht, me yesmen, dhe me një tufë me gra që sbzajnë në qeveri.

I keni parë mbledhjet e Asamblesë së PS, po takimet e Ramës në publik? Sus! Nuk guxon kush të flasë se dalin çunat me këmisha të zeza e të kapin nga leckat e përjashtë. Pra modeli është dhënë: O me ne o kundra nesh. Po rebelove je antiparti.

Tjetër, ta shohim edhe më gjerë.

Edhe sot në një sallë me PS, me LIRI, me PD, të guxojë kush te dalë kundra do ti hidhet në fyt paneli drejtues.

Pse? Se politika vrau mendimin ndryshe. E ndrydhi atë, e shpalli armik kritikuesin, fraksionin. Dhe në fund e trajton atë si kundërshtar. Ka edhe të tjerë më qesharakë që edhe pse të dhunuar dalin e pranojnë se ska gjë na rrahu Partia jonë! Legena.

Kush e organizoj Londrën?

Londrën e kish marr përsipër ta organizonte Ministri i Diasporës Taulant Balla,

i cili është i njohur për rekrutime banditësh si në Mitingun e "Ditës Verës" në Elbasan. Kudo ku e çon Rama Ballën ke përplasje civile, e pastaj Ai këndon : Ne ecim para,

nuk e kthejmë kokën mbrapa!

Kjo lloj dhune në PS filloj pas marrjes së saj nga Edvin Rama. Skishte dhunë brenda saj në kohën e Fatos Nanos. Eshte autokrati Rama që i trembur nga humbja merr ish policë, policë, gardiste, biles edhe Kryebashkiakë ishpolicë që rrahin në organizimin e tyre. Balla në kohën e Nanos nuk guxonte të ngrinte zërin, i vetmi mashtrim që bënte ishte ndrimi i emrave te protokollit në salla, duke e nxjerrë Nanon në rresht te parë në konferenca.

Ndaj, për sa kohë, nuk arrihet të organizohen të tilla veprimtari partiake, do biesh në skandale të tilla dhune. Nuk mblidhen votat me barrelë zoti Rama! Diasporën dje e përzure, e syrgjynose në perëndim e sot sërisht shkon e rreh edhe aty ku mbijeton.

Ndaj duhet larguar ky regjim qoftë edhe me mjetet që përdori Ai për kundërshtarin.

Ka rënë politika, është çuar druri.

Të fundit