Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Koloreto Cukali
1.Dhimbje përzier me ankth. Këto janë 2 emocionet bazë që më sulmojnë në hollin e ekspozitës REVERSE SHOT, nga fotografi Barry Lewis, kuruar nga Elton Koritari e që shfaqet nga Galeria Gocat. Shqipëria e 1990-s fotografuar në bardh e zi nga Barry është faza e fundit e dekompozimit të shoqërisë enveriste, ku mjerimi ulëret në dasma, shkolla, e në spitalin e të sëmurëve mendorë.
Një nuse, që nuk ka asnjë gjurmë emocioni në fytyrë, qoftë gëzim, shpresë a trishtim, e cila martohet në një lokal ku muri pas saj po bie (-për-fjalë po bie!) nga lagështira; me ato pjatat e dasmës ku përmblidhet krejt luksi ushqimor i shqiptarit, pak mish, sallatë ruse e pilaf; një ushtar buzë lumit që ngjan më shumë me një rob lufte; një tjetër ushtar me armë që ngjan sikur e kanë kthyer pas në kohë nga 97-a; një burrë, një grua e një vjehrrë të veshur me rrobat e mira, ku burri sforcohet për t’u dukur burrëror, burrëria në fakt ngjan aq qesharake – në një vend që kishte vetëm 1 burrë, atë të majës së piramidës; shumë karroca me kuaj kabinat e të cilëve imitonin makinat me xhama apo me mushama; pastaj fytyrat herë të egra, herë të qeshura; nuk mungon dhe Kadareja në hollin e Hotel Dajtit, tashmë të tjeëtrsuar, dhoma-ahur e familjes në Kalimash, me sobën, tenxheren, çatinë pa tavan ku duken trarët e nxirë, në fakt aty gjithçka është e nxirë, nuk ka gjurmë qytetërimi aty, ka vetëm një moment njerëzor në fytyrën e vajzës së vogël, dhe dhimbja ime është pikërisht ajo vajzë, që duhet të jetë gjallë, ku është, çfarë bën dhe si e ka zhdukur (nëse e ka zhdukur), ose ku e ruan kujtimin e atij mjerimi ekstrem? Dhe, jo se kam ndonjë kuriozitet të madh, po sa për të vërtetuar teoremën, për kë voton ajo grua?
2.Ankthi e mund dhimbjen kur shoh fotot e “çmendinës” së Shkodrës. Fëmijë e të rritur, të tërë bashkë, si njerëz shpelle, lënë në batak. Ata fëmijë… ata fëmijë, që nuk e shohin kameran, as ndoshta nuk e dinë çfarë është kamera, nuk pozojnë dot si Kadareja; ata njerëz me sëmundje mendore, nuk kanë dallim nga të sëmurët mendorë të Spitalit të Vlorës, sot.
Dhe ankthi im i vërtetë është që në 35 vjet disa prej nesh kanë mundësi t’i kneë ikiur mjerimit – haha, sa gallatë, është njëri që pi veër 20-30 mijë euro, për këtë arsye - por mjerimi nuk ikën dot kollaj prej nesh, sepse mjerimi nuk ikën vetëm duke u veshur me kollare të stiluara apo me bluza firmato… Ëndrra jonë si komb, ka mbetur po prapë ajo pjata e luksit, vetëm se me më shumë mishra, por tani me rizoto. Shoh njerëz me zinxhirë ari në qafë më të trashë se fiorentina që kanë përpara, por hanbë me të njëjtën pangopësi, dhe nuk është faji i tyre… kanë kaluar vetëm 35 vjet e me sa duket janë shumë pak, e kemi mbetur po aty.
Ata njerëz jemi ne, para 35 vjetësh. Demokracia jonë, klasa jonë politike ka ardhur që aty. Hajdutët e sotëm me kollare janë ata që vidhnin sistemin e para 90-s, jo të njëjtit njerëz, por i njëjti mentalitet i pabuksit.
3. Dal nga galeria, që për ironi është te Piramida, dhe mezi gjej rrugën përmes kjoskave. Sa cinike. Njeriu që erdhi me flamur europian për të pastruar Tiranën nga kjoskat, ja ku e ka mbushur me kjoska Piramidën.
Ju kujtoni se është 2025-a, por është akoma 1990-a e fotove të Barry Lewis, gjithandej, vetëm se veshur me luks kitsch. Fytyra të egra, burra që sforcohen të duken burra, gra që sforcohen të duken të mbajtura, të çmendurit tanë të mbyllur larg, dhe Kalimashët… e di, se i kam parë, Kalimashët e sotëm të periferive me njërëz që nuk mbushin barkun me bukë, pa dritë, pa bukë, pa dije.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38