Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Ndue Ukaj
Këto ditë, i jam rikthyer një libri, për mua monumental, të Robert Scumanit, me titull “Në emër të Europës”, përkthyer në shqip nga Besnik Mustafaj e me një parathënie shumë të vyer të shkrimtarit e politikanit, Pjetër Arbnori.
I jam rikthyer këtij libri, sepse, sa herë jemi në ngushtica, duhet t’iu kthehemi klasikëve e duhet t’i kthehemi historisë, sepse është mësuese e mirë, burim i pashtershëm për t’i njohur shumë të vërteta dhe njëkohësisht një kurë e mirë për kohët tona.
Ropert Schumani ishte politikan që diti ta kthejë urrejtjen në dashuri, destruktivitetin në forcë solidariteti, një prej mendjeve më gjeniale të politikës së shekullit të kaluar, një model frymëzimi për kohën tonë e për secilën kohë. Vërtet, ai ia doli të krijojë një prej ideve më të shëndosha politike në historinë njerëzore, Europën e bashkuar, në të cilën, kufijtë nuk janë pika ku luftojnë ushtritë e bandat kriminale, po vendtakime ku qarkullojnë idetë e njerëzit. Dhe kjo Europë, siç thotë ky autor nuk “drejtohet kundër askujt; ajo nuk ka asnjë synim agresioni, asnjë karakter egoist apo imperialist përbrenda gjirit të vet dhe as ndaj vendeve tjera.” Në këtë mënyrë, kjo Europë, ia ka dalë të bëhet një kontinent i paqes, i solidaritet, ku dallgët e nacionalizmit janë shmangë përmes fuqisë konstruktive të bashkëpunimit dhe të solidaritetit njerëzor.
Këto ishin premisat mbi të cilat u formua dhe ka funksionuar Eurupa e Schumanit, Di Gasperit dhe Adenaurit, e cila, ndonëse u nis si synim për lidhje ekonomike, ajo, siç ka thënë qartësisht Schumani, para se gjithash është një aleancë kulturore:
“Europa, para se të jetë aleancë ushtarake apo entitet ekonomik, duhet të jetë bashkësi kulturore, në kuptimin më të lartë të kësaj fjale."
Pikërisht ky ideal, për çka flet ky autor e politikan i shquar, nuk ka afat të përdorimit, pra nuk është i një kohe, por një ideal historik i thadruar në ndërgjegjen e të vetmit kontinent që ka një kohezion dhe që i ka dhënë botës dije, art e veprat mahnitëse, prandaj, qytetërimi i sotëm i demokracisë dhe vlerave universale, është i lidhur pashmangshmërisht me vlerat e këtij kontinenti, si mishi me thua.
Prandaj, Europa është Europë dhe identiteti i saj, në thellësi historike e kulturore, është edhe identiteti i Amerikës, që domethënë, në këto thyerje, ne, si komb i vogël, nuk duhet të trullosemi e të sillemi si qorra, siç kemi vepruar shpeshherë në histori, të jetojmë në atë mbretërinë e spekulimeve e të injorancës së thellë, duke sajuar një Europë sipas dëshirave tona, një Europë që ka një mospërkim të plotë me atë që është Europa e vërtetë.
Vërtet, sot Europa është në krizë, ajo ka kaluar kriza të njëpasnjëshme dhe siç thotë shkrimtari Umberto Eco, në historinë e mendimit europian, karakteristikë e përhershme është ideja e krizës, por Europa në histori, ka treguar kapacitete për kritika të brendshëm: për dialog të arsyeshëm, për hapje dhe evolucion drejt përparimit e përsosmërisë, duke mos pushuar kurrë së kërkuari shtigje të reja. Më tej, Eco duke i argumentuar idetë e veta shkruante se, këmbimet kulturore kanë kontribuar më shumë se çdo gjë në ndërtimin e asaj çfarë është sot Europa. Në këtë kontekst, ky shkrimtar thotë se Europa është i vetmi kontinent që ka përmbajtje dhe kohezion, për dallim nga kontinentet tjera, dhe ky kohezion e kjo përmbajtje ndërlidhen me identitetin e saj kulturor. Me pak fjalë, identiteti kulturor është thelbi i Europës, si bashkësi kombesh e shtetesh.
Pikërisht kjo krizë, rithekson nevojën që kontinenti të rikthehet te vlerat bazike, te ato që e kanë ushqyer dhe mbajtë gjallë këtë qytetërim. Dhe unë jam fort i bindur se, matanë krizës, është një Europë tjetër, e madhe, e cila ka kapacitete dhe vlera të trashëguara ndër shekuj - vlera ripërtëritëse - që janë më të forta se të metat që ka prodhuar viteve të fundit, sidomos, për shkak të politikave të egra të majta, që e kanë fragmentuar dhe dërmuar idealin e saj autentik.
Shcuman këshillon se “bashkimi i Europës nuk do të kryhet as vetëm e as kryesisht nga disa institucione europiane; ngritja e tyre do të ndejkë ecurinë e mendjeve. Prej këtej buron rëndësia e qarkullimit të lirë të ideve dhe të njerëzve nëpër vendet europiane.”
Një kapitull të veçantë i kushton autori demokracisë, si rend shoqëror dhe e lidh pashmangshmërisht me vlerat kristiane, duke e qëmtuar në thellësitë historike, si një rrjedhë e kohëve dhe idealit të lidhur me personin e Krishtit.
“Demokracia ia detyron ekzistencën e vet krishterimit”, thotë ky autor dhe vazhdon:
“Ajo ka lindë ditën kur njeriut iu bë thirrje të realizonte në jetën e vet të përkohshme dinjitetin e krijesës njerëzore, brenda lirisë vetjake, brenda respektit të drejtave të gjithsecilit dhe nëpërmjet ushqimit të dashurisë vëllazërore për të gjithë. Kurrë përpara Krishtit nuk ishin formuar ide të tilla. Demokracia shfaqet kështu e lidhur me krishterimin nga ana doktrinës si dhe kronologjike.” Më tej, autori përmend faktin se kjo filozofi është pjesë ontologjike e kushtetutës së parë amerikane dhe flet për ndarjen mes fesë e shtetit, ku duhet ndarë pjesa e Cezarit nga ajo e Zotit, duke treguar pastaj sesi teokracia nuk pranon parimet e ndarjes së këtyre dy fushave. Për t’i argumentuar idetë e tij, ai sjell në vëmendje Bergsonin i cili ka thënë se ”demokracia është me thelb ungjillor, pasi për motorr ajo ka dashurinë.”
Në vazhdën e këtij argumenti, ai thotë se “demokracia do të jetë e krishterë ose nuk do të jetë fare. Një demokracia antikristiane do të jetë karikaturë që do të zhytet në tirani ose në anarki.”
Një kapitull të veçantë autori iu kushton edhe raporteve të Gjermanisë dhe Francës, me shpjegime të thukta për historitë e këtyre dy vendeve dhe ambiciet e tyre politike, dhe në fund thotë se “Gjermania e ka shqisën e bashkësisë më shumë se kushdo tjetër, në gjirin e Europës së bashkuar, ku ajo mund të luajë plotësisht rolin e vet.”
Libri po ashtu shqyrton pozicionin e Anglisë në rrjedhat eurpiane, duke thënë se “Europa do ta mbrojë shpirtin e vet me larminë e cilësive dhe aspiratave të veta.”
Autori shtjellon më tej edhe konceptet e integrimit ekonomi, që e lidh organikisht me integrimin politik, pa të cilin i pari nuk realizohet dot.
Në kapitullin e fundi, që është tejet me interes, autori flet për “shërbimin ndaj njerëzimit, duke e konsideruar si detyrim njësoj si detyrimi që na dikton besnikëria ndaj kombit, dhe shpjegon nevojën e përbashkimit, si një shtegdalje për t’i tejkaluar përçarjet, ato që kanë brerë nga brenda Romën e Bizantin. Dhe këshillon europianët, që ata të jenë të vëmendshëm përballë të njëjtit rrezik, duke theksuar se “problemi i madh i paqes është problemi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit.”
Dhe për fund, siç shkruan i urti Pjetër Arbonori, në parathënie, ne shqiptarët duhet të ndjekim shembullin e Schumanit për të arritur zgjidhjen e problemeve përmes integrimit shkallë-shkallë europian, e sidomos, për t’u integruar ndërmjet veti si komb, në të cilën udhë, askush nuk është barrierë më shumë se politika e pa mençur e vetë shqiptarëve dhe oborret e tyre të mbushura me spekulantë.
Besoj fort se prej këtyre stuhive politike, Europa, si tërësi ose entitet e saj, do të dalin triumfuese, Europa do të vazhdojë të shkëlqejë e të jetë kontinenti më i admirueshëm në botë, por çështja është nëse ne do t’i hapim sytë, siç na këshillonte Zef Pllumi, dhe do shohim realitetin ashtu siç është, ta konsiderojmë identitetin tonë europian, në sensin siç e shpjegonte Ismail Kadare, si lidhje natyrale apo do të vazhdojmë me marrinat tona.
Kështu siç jemi duke u sjellë, si qorra, ne jemi në udhë pa krye.
Sepse, me këto kapacitete kaq të mjera diturore, me kaq pak ushqim kulturor e me kaq shumë përçudni, ne, nuk mbërrijmë askund. Kështu siç po sillemi e si po flasim, vetëm sa e trashim budallallëkun e brendshëm dhe bëhemi faqja e zezë për vetveten e për të tjerët. Ka vite që ne aftësitë solidare për të bashkëpunuar si komb ndërmjet veti dhe me perëndimin, i kemi abortuar dhe sillemi si fëmijë të papjekur, që kurrë nuk maturohen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38