Flash News

OPINEWS

Familjarisht në protestë

Familjarisht në protestë

Erges Eskiu*

Drejtimi i shtetit shqiptar nga Edi Rama këto 9 vite ka shënuar vetëm rekorde negative.

Nisi me aleancë qelbësirash!

Me banditë, vrasës, tutorë prostitucioni, përdhunues e trafikantë droge, për ta mbyllur me skenare filmash ku hajdutët e “klasit të parë”, vjedhin miliona euro dhe i kalojnë në llogari të të moshuarve në azil, të cilët i mashtrojnë dhe keqpërdorin sipas interesit të tyre, për të fshehur gjurmët dhe më pas të shijojnë ata para, që janë djersa dhe gjaku i shqiptarëve.

Shqipëria këto nëntë vite ka parë vetëm vjedhje, arrogancë, dhunë, terror, krime, dhe trafik droge që nuk ndalet dhe helmon trupat dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Në Shqipëri ndodhi një përmbysje e diskursit publik nga shkolla te droga, nga dija te krimi.

Deri në 2013 shqiptarët mendonin se e ardhmja ishte shkolla, por me ardhjen e një narkomani e narkotrafikanti në krye refren është bërë vetëm droga këto nëntë vite të cilat numërojnë edhe një numër shumë të madh jetësh njerëzore të humbura prej shkrepjes së armëve a shpërthimit të tritoleve.

Shqipëria nuk bën më zgjedhje sepse autokrati Rama ka frikë prej gjykimit popullor.

Ky popull nuk është i majtë! Ky popull është i etur për liri e demokraci, ndaj është vrarë edhe vota e lirë.

 

Ky popull dëshiron demokraci, ndaj proteston ose në mungesë të shpresës emigron, por emigron mbi 90% drejt botës demokratike, ndaj ti shqiptar që më lexon, merr familjen e hajde në protestë me besim se pas regjimit ditë më të mira do të vijnë.

Rrogat e pensionet në nëntë vite nuk u rriten, por çmimet u rriten.

Shtresa e varfër u zgjerua.

Pabarazia u shtua.

Pandëshkueshmëria u rrit!

Korrupsioni u rrit!

Cilësia e jetesës u ul ndjeshëm.

Mbi 500 mijë njerëz u larguan.

Kriminelët u bënë zyrtarë shteti dhe blenë vila e ndërtuan resorte ndërkohë shtresa e mesme, elita u varferua ose u largua nga vendi.

Prindërit mbetën vetëm se fëmijët u larguan. Për ata nuk ka kush kujdeset, nuk ka kush t’i shoqerojë në spital. Ata nuk luajnë dot me nipërit e t’u gëzojnë atyre se familja është në ndarje të pandalshme.

Shqipëria, shtëpia ime dhe shtëpia jote është në rrezik pasi në krye janë një bandë hajdutësh e vampirësh që vjedhin pasurinë e pijnë gjakun e shqiptarëve, por ti shqiptar, përballë regjimit nuk je vetëm!

Mos thuaj:- Ç’më duhet mua?!

Bashkë mund të shembim regjimin e të mundësojmë një qeveri, që i shërben shqiptarëve dhe Shqipërisë!

Një Shqipëri, që flet për arsimin, për edukimin, për dijen, për meritokraci, për shanse të barabarta, për shtet të së drejtës.

7 korriku është fillimi i një rrugëtimi për shpëtimin e Shqipërisë.

Shkojmë bashkë, krah për krah me familjarët tanë për të treguar se:- Ne jemi!

Ne qëndrojmë! Ne duam demokraci!

Shkojmë bashkë për të shpëtuar Shqipërinë tonë, shtëpinë tonë!

*Mjek

Të fundit