Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
Në 30 mars në qendrën e konferencave Nieuwspoort në Hagë, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z. Gert-Jan Koopman, panelist në debatin “Hollanda dhe Europa mes blloqeve të fuqive botërore” foli për ecurinë e zgjerimit të BE. Për Shqipërinë ai tha se “po bëhen reforma dhe po shënohet një përparim pa precedent; kemi kaluar nga zero në hapjen e të tërë kapitujve brenda një viti, pra me shpejtësi të paimagjinueshme. Pritshmëria e Shqipërisë është mbyllja e kapitujve brenda v2027 çka sugjeron se do e ruajnë ritmin e reformave”.
Dy ditë më vonë COELA ose “Grupi i punës për Zgjerimin në Këshillin e BE” (pra i përbërë nga shtetet anëtare) refuzoi propozimin e Komisionit Europian për të aprovuar IBARin (raportin e ndërmjetëm vlerësues të treguesve) e Shqipërisë, i cili do të lejonte avancimin e negociimit të kapitujve dhe eventualisht mbylljen e tyre. Nëntë shtetet anëtare që kundërshtuan (Austria, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Greqia, Holanda, Luksemburgu, Polonia, Suedia) paraqitën motive të ndryshme nga abuzimet me fondin IPARD tek ato me pronat por leitmotiv i përbashkët ishte dosja Balluku: mbrojtja me imunitet parlamentar që KM Rama e mazhoranca i dha të pandehurës si dhe p/ligji që mbron a priori qeveritarët nga veprimi i gjyqësorit në rast dyshimi për kriminalitet.
Kontrasti midis deklaratave optimiste të z. Koopman dhe qëndrimeve argumetuese jo-pozitive të një grupi shtetesh anëtare, të cilët përbëjnë një shumicë bllokuese në Këshill, është i dukshëm. Ky kontrast ka nevojë të shpjegohet.
Së pari lipset të themi se premisa e 9 shteteve anëtare është e vertetë. Ata e shprehin në gjuhën profesionale të zyrtarëve të tyre si “progres i pamjaftueshëm për një IBAR pozitiv”. Kush jeton në Shqipëri dhe ka dy pare mend e një fije ndershmërie do e formulonte ndryshe konstatimin: p.sh. Shqipëria ndodhet në një regjim autoritar e kleptokratik (RAK) me elemente të mbetur pluralizmi në politikë e media dhe që nuk ka fare lidhje me parimet e vlerat themelore të Europës. Këtë konstatim tashmë e pranojnë publikisht ose privatisht edhe ata që përkrahin partinë në pushtet dhe përfitojnë nga regjimi (një pjesë syresh ja vë fajin për këtë shoqërisë, opozitës, medias, ndëkombëtarëve e kujtdo tjetër përveçse partisë në pushtet e shefit të saj). Ndërkohë që gabimisht kritika fokusohet tek korrupsioni i zyrtarëve, i cili është vetëm një pasojë, vetëm një nga pasojat, e kapjes së shtetit. Kjo e fundit po ilustrohet me shembuj ngjethës nga rasti AKShI: sipas të dhënave operative bandat që kontrollonin sistemet informatike shtetërore manipulonin sistemin kufitar TIMS në mënyrë që persona në kërkim të kalonin kufirin pa problem; apo që magjistratëve nën veting t’u “zhdukeshin” pronat “e tepërta” në Kadastër, prona që rishfaqeshin në sistem mbas konludimit të suskesshëm të vetingut. Kundrejt këtyre rasteve vjedhja e 20 apo 30 milionë euro taksapará zbehet.
Së dyti konstatimi i gjendjes në Shqipëri me gjuhë diplomatike apo direkte e ekspozon prezantimin e Koopman-it si jo-realist, iluzionist e propagandist. Praktikisht ai po i shet sapunin për djathë Këshillit dhe Parlamentit Europian (të cilët duhet të vendosin për propozimet e Komisionit) dhe, meqë flet publikisht, edhe opinionit publik në BE e në Shqipëri.
Së treti: Koopman nuk është i vetëm në Komisionin Europian me të tilla sendërgji; nëse ju kujtohet tre javë mbas marrjes së pandehur të Ballukut ambasadori i BE në Tiranë z. Gonzato i pyetur në Top Channel për rastin foli vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë” dhe aspak për përgjegjësië shtetërore, llogaridhënien e pushtetit, qeverisjen e mirë dhe besimin e publikut. Pak ditë mbasi Gjykata e pezulloi Ballukun nga detyra Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha se reagimi i qeverisë ishte i duhuri (një ditë më parë KM Rama në prani të saj deklaroi se do e ankimonte pezullimin në Gj. Kushtetuese). Mbasi IBARi u vu në pikëpyetje (fund dhjetori 2025) këta të fundit po e relativizojnë korrupsionin/kriminalitetin zyrtar jo si përgjegjësi penale individuale e ofiqarit përkatës por si problem i (mos)reagimit shoqëror.
Së katërti: Komisioni Europian nuk e ka për herë të parë kontrastin me Këshillin e Parlamentin Europian në vlerësimin e Shqipërisë. Deri në vitin 2019 Komisioni propozoi tre herë çeljen e negociatave por pa sukses. Deputetë gjermanë të CDU kishin ardhur disa herë në Shqipëri në misione fakt-mbledhëse dhe kishin konstatuar një situatë tjetër nga cfarë e paraqisnin progresraportet bojë rozë të Brukselit. Këtu marrin zanafillën “9 kushtet e Bundestagut” që në vijim u bënë “15 kushtet e Këshillit Europian” dhe u konfirmuan në rezolutën Shqipëria 2020 të Parlamentit Europian.
Së pesti edhe më e rëndësishme është pyetja pse sillet kështu Komisioni Europian. Përgjigja më e thjeshtë është gjeopolitika e re. Padyshim që kjo ka rolin e vet por të mos harrojmë se kjo sjellje, siç u tha më lart, është demonstruar tek ne vite përpara kundër agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Më me gjasë motivi është nevoja politike e Komisionit për një histori suksesi të vetën e cila do të justifikonte punën, investimin dhe veten si institucion. Edhe kur realiteti nuk është i tillë ai thjesht injorohet dhe përmes fuqisë burokratike dhe me cinizëm krijohet një realitet paralel e virtual. Kuptohet me dëme jo të vogla të vlerave europiane në shtetet kandidate.
Së fundmi kjo sjellje e Komisionit reflektohet edhe tek qeveria. Insistimi miop e vetësiguria e Komisionit për çeljen e negociatave bënë që KM Rama në v2018 të shpërndante dekorata disa ambasadorëve shqiptarë e të hapte shampanjë duke u bërë qesharak, ndërkohë që negociatat u çelën vetëm mbas shtatë vjetësh. Po kështu aktualisht KM, ministri e kryenegociatorja në debatet publike mohojnë me zell të paepur që ka probleme apo vonesa me BE duke ju referuar shpesh deklaratave a la Koopman. Por këto janë lule kur mendon se iluzionet e Brukselit fatkeqësisht mund të shërbejnë si inkurajim për më shumë Ballukë dhe Agasë në Tiranë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38