Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Latif MUSTAFA/ Koha
Provinca… Më tepër se gjeografi dhe shtrirje territoriale është mendësi dhe konstruksion mental, herë i vetëdijshëm e herë i pavetëdijshëm. Marrëdhënia midis gjeografisë dhe njeriut është reciproke. Po aq sa individi e ndërton gjeografinë, po aq e konstrukton ajo atë. Gjeografia është fat. Gjeografia është fatalitet. Provinca është prangosje. Në provincë nuk ekziston liria. Robëria dhe fataliteti është i brendaqenësishëm, në kuptimin që ndjehet, por nuk mund të shenjohet dhe të tregohet me gisht. Ajo jetohet, pa u përjetuar. Mërgimi është ëndrra që e sfidon robërinë. Ikja. Në provincë, liria është pak më tutje, pak më larg provincës. Provinca është një realitet gjysmë urban e gjysmë rural. Një ruralitet i arnuar me copëza urbane. Është një burg me dyer të hapura, ku njeriu vullnetarisht mbetet i ngujuar paçka se goja e tij mbllaçit dhembshëm lirinë, por ajo mbetet veç një justifikim i shteruar dhe i ngufatur diku në thellësi të personalitetit të tij dhe është një koncept pa përmbajtje, nocion pa realitet dhe shpërfaqje e mundshme anksioze.
Provinciali është individi që qenieson në provincë. Për më tepër se fakt gjeografik, është qenia që e bën atë konstruksion mental. Gjeografia për provoncialin është fatalitet, është gjëja e vetme që i jep identitet, është realiteti që i nënshtrohet pa rezistencë, vullnetshëm dhe i gjunjëzuar pa asnjë dëshirë dhe ambicie për ta ndryshuar atë. Provinciali nuk ka shije estetike. Opusi i tij artistik buron nga fundi i barkut të tij. E njeh të bukurën, por ajo është shumë e largët dhe e paarritshme për të, dhe biologjikja, e atypëratyshmja mbetet realiteti i vetëm ekzistencial. Provinciali ka një karakter të veçantë. Në pamje të parë është krenaria, e cila të tjerëve u duket mburrje dhe kompleks inferioriteti.
Në fakt, ai është me të vërtetë krenar për sukseset imagjinare, për prejardhjen e tij fisnore dhe kospiracionin se si një botë e tërë është vënë në zhdukje të tij, dhe ai me gjithë këto “përpjekje” ia ka arritur të mbijetojë. I shkreti provincial! Përpos krenarisë, ai zhvillon kapacitetin e inteligjencës – mendësisë kalkulative – më tepër sesa urtësinë dhe etikën stoike. Shtiret si i shtypur dhe mezi pret ditën kur do të shtyp. I shkreti provincial! Përskaj gjithë kësaj, ai projektohet edhe si klasë, si kolektiv që mund të shtypet dhe manipulohet; është hallkë e dobët e zinxhirit dhe mbijetesa bëhet ambicia kryesore e tij. Ai shpesh thirret në maskimën se “nuk është i varfër, por është i vjedhur”. Mossuksesin dhe dështimin e tij ia faturon një armiku imagjinar, të paqenë. Ky armik është thelbi i ekzistencës së tij. Të qenit kastë e shtypur është virtyt. Provinciali, akuzon gjithë botën për gjendjen e tij, shpif, trillon dhe konspiron për një sistem të sofistikuar që e lufton provincën. Raporti social është i mbuluar përmes një interesi meskin dhe të poshtër kurse marrëdhëniet dhe arma kritike e vetme është moralizimi. Çdo fenomen e komenton në mungesë ose tepri të moralit, kurse morali është i reduktuar në seks dhe vjedhje.
Provinca politike është akoma më tragjike. Është, si të thuash, burimi i të gjitha tragjedive. Aktivizmi i vetëm politik në provincë është neglizhenca, apatia dhe indiferenca. Teologjia e saj është mesianizmi politik, gjegjësisht, pritja e pashpresë e një shpëtimtari i cili do të vijë dhe do të rrëzojë e tërheqë zvarrë nga pushteti kastën e korruptuar që provinciali e voton dhe admiron në çdo zgjedhje. Madje jo vetëm që e admiron, ai edhe e adhuron. Dhe ndryshimi shumë i kërkuar prapë është një frazë pa përmbajtje ose çirrje në rrjetet sociale. Në fakt, në thellësinë e shpirtit të tij ai është i bindur se provinca nuk ndryshon kurrë edhe ai vetë nuk do ta donte një gjë të tillë. Mesianizmi politik, edhe pse është koncept me prejardhje fetare, tek ai manifestohet si tëhuajsim dhe koncept thellësisht ideologjik i krijuar nga një kastë më e lartë politike, shtypëse e cila, ka mbjellë këtë koncept tek kastat më të ulëta provinciale. Mesianizmi është opium për kastat e ulëta provinciale. Është një ndërhyrje nga jashtë, gjithmonë nga jashtë, ngaqë “Mesiu” i brendshëm është i korruptuar dhe si i tillë i dorëzuar, njashtu siç është ai. Një ditë e javës është koha ku provinciali bën gjithçka për të harruar obligimin e tij njerëzor dhe qytetar ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Për të ka një shpjegim: fataliteti, kaderi e përkthyer në fjalët “kështu ka thënë Zoti”.
Politikani provincial, ai i cili ka pak pushtet politik, provincën e sheh si parajsën e zhvatjes dhe mundësive për të ndërtuar ca blloqe pallatesh, vila në male e në dete dhe për të luajtur rolin e kapitalistit, atij që shtiret si i pasur, shtiret si i ditur dhe i pushtetshëm, kurse në fakt bën një jetë të shpifur e të mundimshme, por i lumtur në injorancën e tij të përkohshme. Provinciali me pushtet politik, përpiqet të shitet si “baba” i kolektivit dhe në vend të obligimit qytetar dhe politik, ai përpiqet ta luajë rolin e babait biologjik, kujdestarit dhe atij që kujdeset për të varfrin dhe skamnorin. Atij i pëlqen ta quajnë baba, vëlla, abi, aga, shef e kryetar, por që ai e refuzon me modesti paçka se kjo i xigëlon dhe i përkëdhel qenien e tij egoiste. Konkurrenti i tij i vetëm politik është personi që tenton të shtiret si babaxhan, por kurrë një politikan me vizion dhe njeri që aspiron progresin dhe shkërmoqjen e këtij realiteti. Sepse ky i fundit që në start është i dështuar, është jashtë çdo paradigme, është jashtë realitetit.
Provincial me pushtet politik është edhe imami i xhamisë. Imami i provincës zakonisht është qortues ndaj xhematit dhe jo motivues. Ata bëjnë sikur i dinë brengat e njerëzve. Në vend të këshillimit ata qortojnë. Feja për ta, është qortim dhe jo këshillim. Empatia dhe dhembshuria për ta është diçka e huaj. Feja duhet të jetë diçka e vështirë, të shpjegohet vëngër dhe me britma. Ata nuk i flasin xhematit se çfarë është më e mirë të bëhet, por e qortojnë xhematin për atë se çfarë ata bëjnë. Imami i provincës është i pasur. E gjithë pasuria e tij është bërë duke folur për Muhamedin e varfër dhe varfërinë si pjesë e pandashme e krenarisë dhe dinjitetit të njeriut. Të jesh i varfër do të thotë të jesh i dinjitetshëm, dhe të parët që do të futen në parajsë janë të varfrit. Për gjithçka që ata nuk e shijojnë në këtë botë, imami provincial, e premton në botën tjetër. Zoti, për ta, nuk është thelbi i dashurisë dhe mëshirës, por shpeshherë për ta, Zoti mbetet instanca më e lartë qortuese dhe tmerruese.
E çfarë të flasësh për intelektualin e provincës nuk jam i sigurt se një i tillë ekziston. Por me siguri ai është i mbyllur dhe i fshehur diku në lëvozhgat e qelqta të pallatit të tij prej letre, që në fakt, ai e konsideron të qelqtë. Intelektuali provincial është kalkulant. Mendjen nuk e sheh si të brendaqenësishme në realitet dhe përpjekjen kognitive dhe intelektuale për të grabitur nga mendja botërore dhe historike, por e gjithë retorika e tij i shërben “status quo-s” politike. Intelektuali është kryekrimineli i provincës. Ai nuk përpiqet të ndërtojë modelet e reja të suksesit dhe progresit njerëzor, në të kundërtën, ai shkatërron dhe dekonstrukton çdo filiz të ndryshimit dhe përpjekjeve të reja për interpretim politik rreth vizioneve të reja për të konkurruar me veten dhe botën e përparimit. Intelektuali i provincës, në vend që të udhëheqë drejt lirisë, mbetet shtypësi dhe neutralizuesi i vullneteve të lira.
Provinca lyp ballafaqim. Provinciali është kockë e fortë. Mendësia e tij është shumëpërmasore. Çlirimi nga kjo mendësi është me nivele të subordinuara, një hierarki shtresash konceptuale. Mos i nënçmoni. Fuqia e tyre është sipërmasore dhe e ndërshtresuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38