Flash News

OPINEWS

Kur regjimi sundon me anë te ligjit!

Kur  regjimi sundon me anë te ligjit!

Nga Irena Beqiraj

Nje debat interesant është xhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale në Shqipëri ?!
Une do ta quaja, "diktaturë të Heshtur" .

Në diktaturat e heshtura nuk ka luftë, as grusht shteti ,as revolucion. Ka zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, për cfarëdo ndodh në përditshmërinë e nje kombi ka debat në media e rrjete sociale , ka edhe mendime ndryshe .

Asgjë nuk duket e gabuar apo jo normale në sipërfaqe. Ama nën sipërfaqen që duket tërësisht normale, diktatura në emër të sundimit të ligjit, instalon sundimin me ligj . Nëpërmjet kësaj strategjie, regjimi konsolidon pushtetin e tij edhe pretendon para zgjedhësve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë se ndryshimet ligjore u janë nënshtruar proceseve të duhura te konsultimit edhe transparencës.

A kemi kërkuar gjithmonë sundimin e ligjit ? Atëherë ligji po përdoret për për e na sunduar!
Fuqia për të përqendruar burimet, si përdorimi i tokës apo të drejtave të tjera në pak duar, bëhet me ligj . Me ligjet e investimeve strategjike , qerave 1 euro, apo ligjet me emra te veçantë U vra liria e tregut edhe konkurenca edhe në vend të lirë u formëzohua oligarkia civile.

Pra,ekonominë që kemi sot ku nga një anë një grusht investitorësh strategjikë ofrojnë resortet , universitetet , shërbimin financiar , tregetinë hidrokarbure transportin ndërkombëtar kullat e larta edhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët te cilet për sigurimin e jetesës shkelin ligjin duke zënë me tavolina e tenda hapësirat publike.

Po me ligje preferenciale edhe mbi favoret ekonomike të marra nga pushteti lulëzuan mediat e lira, të cilat të zëna ngushtë ne grackën ekonomike të pushtetit bëhen pa turp pro regjimit.

Pra me ligj ngushtohet hapësirat e lirisë së fjalës edhe lirisë ekonomike në atë mënyrë që grupet pro-qeveritare ose ato me synime të lidhura me qeverinë janë të vetmet që mund të lulëzojnë.
Me ligj taksohet më shumë shtresa e mesme , edhe po në emër te ligjit lirohen trotuaret nga tavolinat e bizneseve te vogla , edhe po me ligj na mbahet fryma nga betoni.

E pra me ligj është vendosur te ketë pak ose aspak liri për të njerëzit te cilët detyrohen të braktisin vendin .
E fatkeqësisht as BE-ja, e cila na serviret si testi I fundit I sundimit të ligjit edhe demokracisë nuk është imune nga pandemia e sundimit me anë të ligjit .

Pikërisht mu brenda BE-se ndodhen përkatësisht Polonia edhe Hungaria te cilat listohen ne diktaturat me te heshtura në botë. Pa një sy të kujdesshëm, sundimi me anë të ligjit duket si demokraci , por është pikërisht loja me ligjin e cila konsolidon ne mënyrë të plotë regjimin edhe pasi regjimi konsolidohet ateherë është shumë e vështirë për t'u thyer, aq më pak me zgjedhje.

Diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka emri! Pyetja qe shtrohet është : A është përshembull edhe kodi i ri penal një rast tjetër si ligji kufizon lirinë e fjalës, lirinë zotërimin te pronës ne mënyrë qe regjimi të konsolidojë sundimin tij?!

Nese përgjigja per shume nga ne eshte PO! fatkeqësisht as BE e as opozita nuk janë siguresa të mjaftueshme për mosistalimin përfundimtar te regjimit.

Në këto kushte a do ta,quajmë Diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka !
Nëse me ligj ne privohemi nga liria, edhe nuk kujdesemi qe kjo te mos ndodhe, thjesht nuk e meritojmë lirinë !

Të fundit