Flash News

OPINEWS

Kush i ndjeu realisht efektet e protestës?

Kush i ndjeu realisht efektet e protestës?

Nga Hysni Gurra

1- Mbeturina,

qënie që as fiton, as humbet gjë nga pushteti rilindjes, por thjeshtë ia kanë qi trutë me lavazh mediatik dhe është i bindur që rilindja duhet të rrijë për jetë në pushtet

2- Hajdutët,

Ata që kanë vënë dhjamë nga një pushtet korruptiv i stërzgjatur. Mbrëmë panë diçka që i shqetëson realisht: shumë njerëz që nuk kanë më çfarë të humbin. Dhe kur njerëzit nuk kanë më çfarë të humbin, pushteti fillon frikësohet.

3- Të sapoardhurit në Rilindje,

Ishin kundërshtarë “të ashpër”, derisa provuan shijen e pushtetit. Tani janë më të frikësuarit nga të gjithë, sepse duan të zgjasin sa më shumë këtë moment. E dinë që ylberi nuk zgjat përgjithmonë.

4- Shehaj, Qori, Lapaj & Co,

Ekspozohen keq. Opozitë vetëm në banaqet televizive, aty ku media e Rilindjes i paraqet si alternativë. Ndërkohë realiteti është në rrugë, jo në studio.

5- Drejtuesit e PD-së,

Edhe këta e ndjenë fort. Panë se zemërimi i njerëzve e ka tejkaluar prej kohësh modelin e protestave 2-orëshe. Tani janë përballë një fakti të thjeshtë: ose i përgjigjen kërkesës së atij lumi njerëzish, ose dikush tjetër do ta bëjë.

 

Të fundit