Flash News

OPINEWS

Makbethët në PD

Makbethët në PD

Nga Dritan Shano

Nuk e di nëse Basha do ketë fundin e Makbethit, edhe pse nga veprimet e tij, sidomos pas datës 25 Prill 2021, çdokush që e ka lexuar Shekspirin do e përshkruante atë si një Makbeth.

Makbethi, nga një luftëtar i rëndësishëm, përfundoi keq u bë një qenie e pështirë, haluçinante, sepse në vend që të vriste me shpatë, vrau me thikë ...

Paranojat e Bashëve, lidhur me zhvillimet e datës 8 Janar 2022, se "do na vrisnin", "do na shqyenin", "do na përdhunonin" janë në opinionin tim gjithashtu Makbethiane - të lidhura në proporcion të drejtë me vetëdijen e akteve të njëpasnjëshme makbethiane të kryera me gjakftohtësi dhe kalkulim në muajt e mëparshëm.

E vetmja gjë që nuk është thënë akoma është që këta që ishin brenda, për të ruajtur nderin do hidheshin nga tarraca e katit të tretë nëse ata që ishin jashtë do hynin brenda.

Qëndrimet e Bashës dhe Berishës lidhen me interesa personale, dhe deri tani aspak me interesa politike - të krijimit të një alternative konkurruese përballë PS, të besueshme - me rregulla të brendshme që favorizojnë meritën dhe anëtarët, jo kryetarët, si deri më sot, dhe që avancon njerëz të papërlyer nga e shkuara dhe nga vetë këta. Berisha i artikulon një pjesë të këtyre - por nuk është i besueshëm sepse nuk i ka bërë gjatë karrierës së vet; Basha as nuk i ze me gojë sepse gjithçka ka bërë është t'u ruhet këtyre gjërave si djalli nga temjani.

Problemi nuk është se Basha ka përfunduar apo do përfundojë keq si Makbethi, por se duke mos e lëshuar vulën e PD, edhe PD do ketë të njëjtin fat.

Dorëheqja e Bashës e defaktorizon edhe Berishën. PD do të shpëtonte nga të dy. E gjithë PS me Ramën në krye, dhe enturazhi i Bashës lutet që kjo mos ndodhë, sepse kështu humbin bastin e vënë për pushtet.

Në të kundërt, vijimi i këtyre ngjarjeve do e copëtojë PD. Ajo mund të thyhet në dysh, ose të thyhet si një kristal në qindra copa ...

Përfundimi i kësaj që po ndodh me PD mund të jetë që në zgjedhjet e ardhshme PS të marrë 1.000.000 vota.

Jo se shqiptarët vdesin për PS, por se do kenë akoma më shumë pështirë nga sa kanë sot, prej Makbethëve të PD.

Dihet, votuesi më kollaj mban në kurriz qeverinë, sesa t'i falë mashtrimin opozitës ...

Të fundit