
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00

Në klimën e diskutimeve që ka zaptuar rrjetet sociale, në lidhje me dekoratat e shpërndara në mënyrë sistematike nga presidentët e këtij vendi, si dhe për të ulur paksa gjakrat e njerëzve të pakënaqur, po shkruaj këtu, për gjithë ata që nuk e dinë dhe kanë durimin t’i lexojnë këto shënime deri në fund, historinë e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën, fill mbas kremitimit të festës jubilare të 25 vjetorit të Pavarësisë, më 1937, në të cilën Mbreti nuk kish lënë kënd pa dekoruar, përveç Pater Gjergjit.
E siç merret me mend, nëse ishte kush i gjallë aso kohe që mund të meritonte medaljen më të lartë, qe vetë Patër Gjergji. Kësisoj një ditë prej ditësh Mbreti e thërret Fishtën në një audiencë private në pallatin e vet. Patria gjithsesi shkon, edhe pse jo me ndonjëfarë lezeti e entuziazmi. Aty në pallat mbasi gjenden ballë për ballë shoqi shojt, Mbreti flet:
-Mos kujto se të kam harrue…
-Hëm…
-Unë e di mirë se Ju duhej të ishit i pari ndër njerëzit që meritojshin të dekorohen.
-Naltmadhni… puna asht se…
-Të lutem. Më ndigjo! Kam dashtë thjesht me të ruejtë. E si mund të të rreshtoja unë ty, Poetin Kombtar, në një listë me të tjerët?! Më thuej! Si mundesha?!
-Naltmadhi! Nëse më keni thirrë për këtë…
Atëherë Mbreti futë dorën në xhepin e jelekut të tij dhe nxjerr prej andej një orë me qëstek, e gjitha florini, në kapakun e së cilës ishin gdhendë këto fjalë: “25 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë”.
-Pater! Nga kjo orë janë prodhue vetëm dy ekzempalrë. Kësisoj askush tjetër nuk mund të ketë një të tretë, veç meje e teje.
Pater Gjergji atëhere e merr e duke e kundrue në duert e veta i kthehet.
- Siç e dini Naltmadhi unë jam françeskan, rregulltar, e ne nuk na lejohen as pronat e tundshme. Do më duhet me ia dorëzue këtë orë provincialit tonë. E di ai mandej se kujt ia jep.
(Shkrue lirisht prej Stefan Çapalikut)
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



