Flash News

OPINEWS

Ndërmjetësi njihet, është qeveria!

Ndërmjetësi njihet, është qeveria!

Nga Grigels Muçollari

Jim Puckett është një nga emrat më prezentë në mediat tona këto ditë. Ai është nga më të shqetësuarit dhe ndoshta i pari qê ka sinjalizuar trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Në intervistën e fundit dhënë për Birn, një nga momentet ku drejtori i 'Basel Action Network' vendos theksin është se autoritetet, pra drejtësia, duhet të identifikojë se kush është gjeneruesi i këtyre mbetjeve, dhe kush është ndërmjetësi në trafik.

Ndera ka ende debate se kush është gjeneruesi, pasi institucionet tona të kapura gafil kanë nxjerrë variante e alibi të ndryshme, është krejt e qartë, në dritën e diellit se cili është ndërmjetësi.

Ndërmjetësi është qeveria shqiptare.

Ndërmjetësi i trafikut është qeveria, përmes gjithë hallkave të saj; doganat, kapiteneria, drejtuesi i Portit, Ministrja e Mjedisit.

Kjo lehtësisht e verifikueshme nga ajri dhe nga toka.

Foto janë publikuar në media të sasisë së mbetjeve që presin në kalaten lindore të portit, për t'u transportuar. Ku janë këto që i paskan shpëtuar syrit vigjilent të qeverisë që di çdo gjë për gjithkënd?

Krejt ngjitur me projektin e Durrës Marina, të Alabarit, me të cilin kryeministri mburret tash sa vite.

Dhe sigurisht, pagëzuesi i këtij plani, shefi i qeverisë, nuk i do ato pirgje të shëmtuara e të rrezikshme aty afër. Me siguri ka dhënë urdhër për largimin e tyre.

Për lehtësimin e aktivitetit ka menduar Ministrja Kumbaro, e cila ka firmosur liçensen për kompaninë që bënte transportin.

Kur u pyet ditët e para të skandalit kjo Ministri, beri të paditurën, reagoi sikur nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kishte ndodhur.

Po teksa Edi Rama ka instaluar një sistem ku përgjon kundërshtarin, ku për çdo banor ka një patronazhist, nuk e di ai që dërgoi satelitet shqiptarë në qiej, çfarë ndodh në Durrës?

Çfarë ndodh me tonetala mbetje të rrezikshme?

Qeveria dhe Kryeministri e dinë shumë mirë. Ata janë jo vetëm të perfshirë, por janë vetë ndërmjetësi.

Një nga pyetjet që ngre Puckett, e ka përgjigjen gati. Çështja është se kush do ta vendosê përpara përgjegjësisë ndërmjetësin?

Kush do ta hetojë gjithë zinxhirin, dinjitarët që kanë nga një dorë aty? Kush do ta thërrasë e komunikojë akuzën për Gazhelin, Vengun, Kumbaron?

Prokuroria e Durrësit vallë?!

Kjo është ana tjetër e errët e skandalit të trafikut ndërkombëtar të mbetjeve. Që është mungesa e drejtësisë dhe imuniteti që ka qeveria para ligjit.

Asnjë hetues e prokuror nuk shkon dot tek bosi i madh e këtë e kanë vërtetuar deri më tani skandalet e korrupsionit si ato të inceneratorëve dhe të aferës 5D.

Të fundit