Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një gotë alkool në ditë mbron zemrën: mit apo realitet?

Përpos çdo mbrëmjeje, për më tepër në fundjavë, në rrugët e Bllokut, të plazmuara nga një lloj i caktuar e gati uniform i muzikës ritmike, të pakalueshme nga të rinj e nga makina të shtrenjta, në gjysmerrësirë përtej xhamave të lokaleve të pafund silueta elegante të rinjsh të mbuluara nga një vel tymi cigaresh e të fokusuara në gotat e alkoolit, verës, tekilës.
Në orët e para të mëngjesit gëlojnë taksitë që përcjellin disa nga viktimat e kësaj maratone që me këmbët e veta apo të mbajtur përkrahu nga dikush, drejtohen për në shtëpitë e tyre për të kompensuar gjumin e munguar, deri në orët e pasdites.
Përse kaq shumë të rinj kanë nevojë të pinë dhe shpesh edhe të dehen? Për t’u “argëtuar”, për “modë”, për t’u bërë “tapë” apo sepse nën efektin e alkoolit është më e lehtë të bësh miq e sidomos “të lyesh e qetësosh me melhem” dhimbjet e dashurisë bashkëshoqëruese të moshave të reja. Ky nuk përben aspak news nëse është e vërtetë se “Biri i Zeusit dhe Semelës i dha verë njeriut për të harruar vuajtjen dhe dhimbjen”
Alkooli ka shoqëruar gjithmonë historinë e njeriut. Kudo dhe kurdo, në çdo cep të botës, pa dallim në mes të veriut dhe jugut, lindjes apo perëndimit. “Perëndia bëri ujin”, ndërsa “Njeriu bëri verën”, shkruan Victor Hugo në një nga kryeveprat e tij, La Fete chez Therese. Në të kundërt, nuk ka asnjë tekst të lashtë, nga Greqia në Palestinë, e deri në Kinë, të cilët nuk kanë folur për alkoolin dhe sidomos dëmet e tij. Në të gjitha fetë ka referenca për të hequr dorë nga alkooli, për të pakësuar konsumin e tij apo së paku për të mos e pirë në kohë të caktuara të vitit.
Ai është si çdo drogë tjetër, ndoshta edhe më keq, sepse vret më shumë se heroina, kokaina dhe hashashi. Ka një lidhje të ngushtë, sipas studiuesve, mes alkoolit, përdorimit të drogës dhe krimit. Alkooli vret çdo vit 3.3 milionë njerëz në mbarë botën, pra, është përgjegjës i 5.9% të vdekjeve globale dhe shkaktar i 17.1% të aksidenteve rrugore. Në shifra, dëmet e alkoolit janë të krahasueshme me ato të duhanit dhe, më shumë se SIDA, tuberkulozi apo sëmundjet kancerogjene.
Në një studim të bërë në Angli nga Instituti i Shëndetit, rezultoi se rreth 40% e adoleshentëve pinë çdo fundjavë së paku 80 gramë alkool (5 gota verë ose 8 birra të vogla, apo 2.3 gota të vogla alkooli të fortë), duke profiluar kështu kontingjentin që kur të rriten të kenë predispozitë për t’u bërë pijanecë të rregullt. Ndërsa te të rriturit që kanë filluar të pinë që në moshën 20 vjeç, vdekjet nga ciroza e mëlçisë janë 8 herë më shumë në raport me ata që nuk pinë.
PËRSE DHE SI “VRASIN” PIJET?
Çfarë ndodh në trurin dhe mëlçinë e atij që pi? Alkooli vepron në nivel të substancave që rregullojnë transmetimin ndërqelizor të impulseve nervore, të tilla si dopamina, katekolaminat dhe serotonina.
Është pikërisht çlirimi i dopaminës që nxit euforinë dhe dëshirën për të folur, lehtëson marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, të bën të ndihesh më i lirë dhe më i plotfuqishëm. Por, kur sasia e marrë e alkoolit rritet shumë, pasohet nga një efekt frenues i trurit, bie tensioni i gjakut, humbet mundësia për të kontrolluar temperaturën e trupit, fillon vështirësia në frymëmarrje dhe së fundi vjen koma.
Në këtë moment, vdekja është shumë pranë. Përpos trurit, edhe mëlçia vuan shumë nga përdorimi i alkoolit. Edhe marrjet e vogla të alkoolit, por të përditshme, çojnë në depozitim të yndyrave në mëlçi (steatozë e quajnë mjekët). Ky depozitim shkakton një formë të inflamacionit (hepatit e quajnë mjekët) që jo rrallë mund të transformohet në cirozë dhe kancer të mëlçisë. Më shumë se 40-80 gramë alkool në ditë për burrat dhe 20-40 për gratë, brenda 10-12 viteve, me siguri do të çojnë në sëmundje të mëlçisë. Studimet e fundit kanë konfirmuar edhe një lidhje të drejtpërdrejtë midis rritjes së konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për hemorragji cerebrale, sëmundje të zemrës, krizave fatale të tensionit të lartë, çarjes së aortës dhe të kancerit.
NJË GOTË ALKOOL NË DITË: MIT APO REALITET?
Atë natë magjike, në verën e vitit 1991, nga një bar në Lyon, me një gotë verë në dorë, i frymëzuar nga Paradoksi Francez, observimi epidemiologjik, sipas të cilit francezët, megjithëse konsumojnë më shumë vaj, gjalpë dhe yndyrë shtazore se vendet e tjera të Europës Perëndimore, vuajnë më pak nga sëmundjet e zemrës, frankofili Safer do të insistonte se enigma (paradoksi) franceze shpjegohej vetëm nga kjo gotë verë e kuqe, e cila, nëpërmjet molekulave me veti antioksiduese, polifenet që ajo përmban, ka efekte mbrojtëse në shëndetin tonë dhe sidomos në zemër.
Iu deshën vetëm 60 minuta historike që i ndjeri Morley Safer të bindë amerikanët dhe të çimentojë në vetëdijen e tyre efektet mbrojtëse të verës së kuqe në zemër, reflektuar në faktin që vetëm në 5 vjet konsumi i verës së kuqe në Amerikë të dyfishohej. Për më tepër konsumatori amerikan do të insistonte të pinte të njëjtën verë që pinin francezët. Më pas, në korrik 1992, Safer, i pompuar si një star Hollivudi, do ta shkelte akoma më fort gazin: “Provat e efekteve pozitive të dozave të vogla (moderuara) të alkoolit në shëndetin e njerëzve janë evidente dhe në rritje”, duke çimentuar në psikikën amerikane justifikimin në dukje të padurueshëm për të pirë rregullisht nga një gotë vere franceze. Pavarësisht nga popullariteti i teorisë, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson, në faqen e saj zyrtare, se nuk ka asnjë lidhje statistikore të përdorimit të verës me vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës, duke thyer shkencërisht mitin popullor që konsumi i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën. Ata insistojnë se shumë nga antioksidantët e përfshirë në verë, janë të pranishëm edhe në fruta apo dhe perime të tjera, ku spikat brokoli.
“Kë do të zgjidhnit si antioksidant midis brokolit dhe verës Bordeaux?”, e pyetën themeluesin e institutit shkencor “Mario Negri” në Bergamo, Silvio Garattini. “Pa dyshim, bokolin”, do të përgjigjej ai. Po nëse do të ishte gjallë Safer Morley? – “A votre santé”, do të thoshte ai, duke ngritur një gotë vere.
Ata pinë “për t’u argëtuar”, “për t’u dehur”. Sigurisht, kanë të drejtë, pasi “vera kënaq zemrën e njeriut” (“Psalmet 103”, 15), por ata duhet të mësojnë ta gëzojnë atë në mënyrë të sigurt.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38