Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ekrem Spahiu
Pas 15 vjetësh shtet i pavarur, Kosova gjendet përsëri në një moment kritik. Një çerek shekulli më parë, ajo u gjend në pikë kritike, por për jetë a vdekje përfundimtare. Atëherë, SHBA dhe Europa, e shqiptarët natyrshëm bashkë me ta, ia arritën të bëjnë detyrën historike: bënë luftën ndoshta më të madhe për arsye vlerash perëndimore: çlirimin e Kosovës nga sundimi barbar njëshekullor serb dhe ndëshkimin e spastrimit më të egër etnik të kohëve moderne që kryente regjimi i Millosheviçit.
Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike në një çast tjetër kritik në atë vit të largët 1878 kur, në Kuvendin Mbarëkombëtar, në Prizren, lidhën besën, vullnetet dhe armët për bashkim kombëtar në vatanin e përbashkët shqiptar. Ashtu, sikurse i dhanë një mesazh të vendosur Europës se ishin bashkë dhe se Europa nuk duhet të harronte që pikërisht shqiptarët e bashkuar, pesë shekuj më parë, ishin bërë muri mbrojtës i saj.
Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike edhe në vitin 1912, kur trojet shqiptare u tentuan të copëtoheshin përfundimisht nga fqinjët ballkanikë. Dhe këtë herë, të gjithë shqiptarët, nga Mitrovica në Çamëri, e bënë detyrën në Vlorë ku e shpallën vatanin e përbashkët shqiptar të lirë e të mosvarur. Këtë herë, në aleancë të paktën me gjysmën e Europës.
Nuk ishte më pak kritike periudha midis dy luftërave botërore, ku Shqipëria u rrezikua përsëri të copëtohej. Ishte një burrështetas amerikan, Uodrou Uillson që e shpëtoi për të mos e fshirë nga hartat. Por ishte edhe një burrështetas shqiptar si Mbreti Zog, që bëri zgjidhjen më të mençur pas atij destabiliteti të gjatë gati 15 vjeçar: që i dha Shqipërisë shtetin, instrumentin themelor për t’u ndjerë i barabartë midis kombeve e për të zgjidhur, pas këtij hapi, çfardo obligim tjetër kombëtar, sikurse ishte bashkimi kombëtar, të cilin e kodifikoi në Statutin Themeltar të Mbretërisë. Sikurse bëri edhe zgjidhjen tjetër të mënçur: sigurimin e mbështetjes së SHBA, qeveria e së cilës e njohu nga të parat nën titullin “Mbret të Shqiptarëve” dhe që Ahmet Zogu i siguroi “... mirënjohjen më të thellë për këtë akt të miqësisë së përzemërt ndaj meje personalisht dhe për popullin shqiptar ...”, që e demonstroi deri edhe me përzgjedhjen për krijimin e familjes mbretërore.
Kosova sot po gjëndet në një pikë të ngjashme kritike. Ku aspektet e tjera kombëtare kanë errësuar perspektivën themelore: njohjen ndërkombëtare. Ku nuk gjëndet unifikimi apo mirëkuptimi me Shqipërinë, e provuar si aleat strategjik i SHBA-së, antare e NATO-s dhe kandidate për antare e BE-së. Ndërkohë që po kjo Shqipëri, është e lidhur me detyrim kushtetues si shtet amë për çështjen kombëtare, çka shprehet në preambulën e Kushtetutës “... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Një obligim që e zbatoi në periudhën e terrorit dhe genocidit të Serbisë në Kosovë, kur i gjithë spektri politik shqiptar u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb-një qëndrim”.
Situata aktuale në Kosovë kërkon të evokohet përësëri thirrja “Një komb - një qëndrim”. Shteti shqiptar, krahas qëndrimeve të natyrshme si aleat i NATO-s, e ka të detyrueshme të shfaqet me një qëndrim kombëtar, jo vetëm deklarativ, as vetëm qeveritar, por mbarështetëror. Për interesa të tilla mbipartiake, çfardo pozitë dhe çfardo opozitë, lënë mënjanë interesat politike partiake, apo “luftën” reciproke, për të përcjellë një mesazh të përbashkët çka mund të ishte një “Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë”.
Për interesa të tilla strategjike mbarëkombëtare, burrështetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet ta kishin gjetur dhe duhet ta gjejnë atë hapësirë të artë, që shtrihet mbi xhelozirat e ngushta, për të diskutuar mbarëkombëtarisht alternativat më racionale për sigurinë dhe të ardhmen kombëtare.
Këto objektiva nuk arrihen kur karroca vihet përpara kalit, kur sovranizmi vihet përpara fuqisë ekonomike dhe ushtarake. As kur sovranizmi vihet përpara njohjes ndërkombëtare. Kur shpërfillen këto raporte madhore, sot pengmerren policë dhe jo që nuk tregohet dinjitet, jo më fuqi. Po nesër, kur mund të futen në lojë projekte edhe më të egra goditëse?
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët, apo të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. Por koha është të kërkojnë dhe të gjejnë fuqi nga vetja, fuqinë e burrave të kombit; që motivohen për brezat e ardhshëm, jo për votat e ardhshme; që interesin kombëtar e vënë përpara çdo interesi tjetër; që dinë të orientohen pikërisht në situata kritike sikurse gjendet sot Kosova; që dinë të ndërtojnë komunikim, jo të bëjnë karshillëk mes vetit. Për më tepër, të pyeten nga burrështetasit e aleatëve natyralë të shqiptarëve, jo të mënjanohen prej tyre.
Vatani i përbashkët shqiptar kërkon pikërisht të tillë burra.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38