Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragomir Angjelkoviç/ gazeta Danas
Vuçiçi e ka shumë qejf gjeopolitikën. Por jo që të merret me të, por që ajo të jetë në qendër të vëmendjes së të tjerëve. Në mediat e regjimit janë tejet të dashura diskutimet me temë nga gjeopolitika. Në to është përditë e pranishme tema e Rusisë, NATO-s, BE-së. Kësisoj mashtrohet populli. Synimi është të krijohet një pamje e gënjeshtërt e pluralizmit.
Përsa i përket skenës politike opozitare, edhe këtu pushtetmbajtësi jonë është i lumtur kur në plan të parë dalin mosdakordësitë rreth temave të politikës së jashtme dhe temat e mëdha kombëtare. Kontribuon sa mundet që gjërat të ecin pikërisht në këtë drejtim.
Ajo që e frikëson Vuçiçin janë vënia e theksit te kriminaliteti i lidhur me garniturën drejtuese, mënyra autokratike e tij e të udhëhequrit të vendit dhe devijime të tjera të sistemit. Bash kjo, për fatin e tij të keq, ndodhi kur filluan protestat masive kundër klimës së çuditshme politiko-shoqërore që ka krijuar ai vetë. Qytetarët janë të vetdijshëm për atë se çfarë është e kalbur në shtetin e Serbisë dhe kanë përcaktuar kërkesa të qarta që shpien në tejkalimin e kësaj gjendje. Kjo kërkon në mënyrë të domosdoshme ndryshimin e regjimit aktual. Por, natyrisht, Vuçiçit nuk i iket nga pushteti.
Ia ka frikën përgjegjësisë për gjithçka të keqe që ka ndodhur qëkur ai erdhi në krye të Serbisë. Përveç kësaj, ende nuk janë shterruar, sipas strukturës udhëheqëse dhe qarqeve të biznesit të lidhura me të, projektet e majme. Këtu po përmend vetëm fazën e Novi Sadit të ndërtimit të projektit “Beogradi buzë ujit” apo ekspozitën botërore (EXPO) që do të duhet të mbahet në Beograd pikërisht vitin e fundit të mandatit të Vuçiçit (2027). Vlera e ndërtimeve në këtë të dytën janë më shumë se dhjetë miliardë dollarë. Nuk ke ç’i thua, kulaç i majmë.
Vuçiçi do të deshte që tërë ajka t’i mbetej atij vetë, por është i vetëdijshëm se në kohët e sotme kjo gjë është e vështirë të realizohet. Për këtë është i gatshëm që ndonjë copëz të këtij “kulaçi”, dhe të kuleçëve të tjerë të rrëmbyer nga populli, t’ua hedhë të tjerëve. Por ama me kushtin që ata të jenë kooperues, me një fjalë të pranojnë që t’i kthejnë proceset politike në në rrymën që atij i shkon për shtat.
Tani që njerëzit kanë dalë në rrugë dhe sheshe, ku protestojnë kundër atij që e ka çuar në një situatë dhe ku nuk është më në gjendje të drejtojë në mënyrë autokratike, ai është i gatshëm të bëjë kompromise teknike (ama jo thelbësore). Si fillim, në prapaskenë ka ofruar mbajtje të zgjedhjeve në Beograd, relativisht të ndershme.
Opozita e vërtetë, ajo që mbështet në mënyrë aktive protestat popullore, ka paralajmëruar radikalizimin e protestave në muajin shtator, ku parashikohen futja në to e komponentëve të rrezikshëm: rezistenca pasive dhe mosbindja qytetare. Krahas kësaj, një pjesë e partive që e quajnë veten opozitare – gjë që është paradoksale- ka filluar të flasë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në kryeqytet. Në cilindo nivel që të jenë, ato janë pjesë e sistemit në mënyrë par exellence. E pamundur t’i kundërshtosh, por nuk ka kuptim të shkohet në zgjedhje pa pranimin e kërkesave që kanë shtruar qytetarët. Kjo do të ishte humbje e kuptimit të protestave dhe e atyre që kërkon populli. Opozita kësisoj do të ndahej, një pjesë e saj do të hynte në qeverisjen e qytetit. Për më tepër, Vuçiçi, si mjeshtër i manipulimit të zgjedhjeve, mund ta rregullojë punën në mënyrë të atillë që të dukej sikur e ka humbur Beogradin (gjë që është joreale nëse opozita ndahet). Kështu, do të sakrifikonte të voglën për të ruajtur të madhen. I nevojitet një vërtetim e ri i “legjitimitetit”, e për këtë ka rëndësi që menjëherë pas zgjedhjeve lokale (në Beograd) të mbahen edhe ato të parakohshmet parlamentare në të cilat Partia Përparimtare (e presidentit Vuçiç) – e maskuar në “Lëvizjen për popullin dhe shtetin”- do të fitonte.
Nëse ndodh kështu, domethënë se me pranimin e një pjese të opozitës të dilet në zgjedhjet qytetëse dhe republikane të cilat pushteti do t’i realizojë sipas recetës së tij – nevojitet edhe diçka tjetër. Të anullohet formula: pro dhe kundër Vuçiçit. Nëse ajo qëndron në këmbë si diçka kyçe, atëherë nuk do të jetë më e mundur të aktrohet opozita dhe njëkohësisht të jesh konstruktiv ndaj një pushteti jodemokratik. Gjërat po fillojnë në këtë mënyrë të bëhen bardh e zi. Këtë e ndjejnë partitë të cilat e quajnë veten “shtetformuese”. Meqenëse ishin kundër largimit të ministrit të Punëve të brendshme dhe pasiqë publikisht (për arësye tragjikomike “gjeopolitike”) u solidarizuan me shefin e policisë së regjimit, u përballën me pakënaqësinë e shumë prej atyre që kanë votuar për ta.
Qytetarët e orientuar nacionalisht, por sinqerisht kundër regjmit, shtrojnë pyetjen se ku ndodh në botë që opozita i vjen në ndihmë një pushteti të lëkundur? Edhe sikur ky të jetë më i miri, e le më pastaj ky aktuali që është shëmbëlltyra e më të keqit. Natyrisht, në prapaskenë, dora e regjimit u vjen në ndihmë këtyre bashkëpunëtorëve politikë në shërbim të tij. Po përshpejtohen lojërat mediatike dhe gjeopolitike dhe thirrjet “urra patriotike”. Ata që janë “në të djathtë” dhe të cilët u detyruan ta tregojnë haptazi besnikërinë shefave të tyre brenda regjimit dhe ata që veprojnë në mënyrë më të sofistikuar, por të cilët janë gjithashtu nën kontrollin e rregjimit, tani po punojnë për formimin e bllokut patriotik. Natyrisht, ata do të dalin në zgjedhje duke rrahur gjoksin serb dhe duke u betuar për Rusinë motër.
Në këtë situatë, ata që janë në anën tjetër të opozitës, me përcaktime properëndimore, do të duhet të jenë me ta, por gjithashtu do të jenë të detyruar të vënë në plan të parë problemet e mëdha gjeopolitike. Larg qoftë, do të ketë aty këtu edhe kritika ndaj Vuçiçit, sepse përndryshe votuesit do t’i ndëshkonin rëndë, por sidoqoftë nuk do të përplasej gjithçka te ai. Kjo është për të më se e mjaftueshme që të shtyjë përpara atë që dëshiron. Për këtë ata do të dukeshin si opozitë e gënjeshtërt, jo vetëm ata që e ndihmojnë me pozat nacionaliste duke bërë kësisoj që të injorohet dhe të përbuzet marshi i Serbisë normale, por edhe një pjesë e partive që mbështesin protestat dhe do të dalin në zgjedhjet qytetëse dhe republikane, pa pranimin paraprak të kërkesave popullore.
Vijë ndarëse e veprimtarisë opozitare duhet të jetë raporti ndaj Vuçiçit dhe asaj që qytetarët e kanë përcaktuar në mënyrë precize si kusht për normalizimin e vendit tonë. Nëse këmbëngulet në këtë në mënyrë të palëkundshme krahas veprimtarisë së përforcuar protestuese pas sezonit të pushimeve verore, ai heret a vonë do të jetë i detyruar të lëshojë pè. Por, nëse me të do të bëhen ndonjëfarë kombinacionesh jashtë kësaj vije ndarëse, atëherë atij i hidhet goma e shpëtimit në një moment kur për herë të parë pushteti i tij kërcënohet seriozisht. Kush vepron kështu e përjashton veten nga radhët e opozitës së vërtetë.
Ajo pjesë e skenës politike jashtë kontrollit momental të Vuçiçit do të pranonte ta ndihmonte, në mënyrë që të merrnin Beogradin me resureset e tij, do të nxirrnin përfitim në mënyrë të paskrupullt nga keqpërdorimi i energjisë së qytetarëve që protestojnë. Po ashtu edhe ata që tregojnë përralla patriotike ndërkohë që mbështesin regjimin që shkel interesat kombëtare, që tani, njësoj si edhe ai, janë varrmihësit e tyre! Të parët do të nënshkruanin, të pa autorizuar, kapitullimin protesto-demokratik ndërsa të dytët, sado që të përbetohen në mënyrë retorike për Kosovën, janë pjesëmarrës në tradhëtinë e saj.
Për të ruajtur demokracinë dhe mbrojtur interesat kombëtare, duhet patjetër të rrëzohet regjimi i Vuçiçit, dhe jo të kërkohen baza për bashkëpunim me të. Kjo është e pranueshme vetëm në lidhje me implementimin e kërkesave qytetare që shpien në vendosjen e një ambjenti politik normal. Pas kësaj, secili sipas prioritetit, sipas dëshirës, lë të paraqesë probleme gjeopolitike apo çfarëdolloj problmesh të tjera.
Deri atëherë nuk ka çështje tjetër më të rëndësishme veçse shkatërrimi i regjimit dhe sistemit që po shkreton Serbinë. Të gjitha problemet e tjera, sidomos ato gjeopolitike, janë kryesisht në funksion të largimit të vëmendjes së qytetarëve.
*Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38