Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në nderim të 35-vjetorit të Dhjetorit të Parë, Departamenti Brain Gain do të fillojë publikimin e një serie artikujsh analitikë që shpjegojnë mekanizmat e përdorur nga opozitat në vende ku demokracia është e ligjshme në kushtetutë, por jo funksionale në praktikë.
Përmes krahasimeve me raste si Venezuela, Serbia, Gjeorgjia e vende të tjera me realitete të ngjashme, Brain Gain synon të sjellë praktika të vlefshme për sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë e cila varet krejtësisht nga kthimi i votës së lirë dhe mundësisë për të zgjedhur. Një mision patriotik të cilit Partia Demokratike i ka dalur për zot...
Ted Kopliku – Departamenti Brain Gain
Në një vend ku opozita shfaqet çdo ditë si e akuzuara kryesore pse s’po ndalon keqqeverisjen, është në të mirë të debatit publik të rikujtojmë që vendi ndodhet në një regjim autoritar ku demokracia vazhdon të jetë kushtetuese, por jo funksionale.
Këtë opozita e artikulon çdo ditë dhe e mbron si tezë në çdo përballje me mediat apo me opinionin publik. Megjithatë, në kushtet e regjimit ajo ka vendosur të veprojë. Rasti i Shqipërisë, ku kemi një devijim autoritar, nuk është i vetmi në botë dhe shpesh në histori të vendeve të ndryshme kemi parë që opozitat fitojnë edhe në regjime autoritare, t’i përmbysin ato dhe të rikthejnë votën e lirë.
Duke marrë raste të ndryshme krahasimore me vende të tjera me regjime të ngjashme me atë të Shqipërisë, tentojmë të vendosim në qendër të debatit mënyra të ndryshme se si opozitat imponohen në vende ku zgjedhja e alternativave është bërë e pamundur nëpërmjet votës. Si rast të parë për ciklin e artikujve «Opozitat në regjime autoritare» zgjodha Serbinë, jo vetëm për afërsinë gjeografike me këtë vend, por edhe për afërsinë e dy liderëve dhe ngjashmërinë e sistemeve që ata kanë ngritur në vendet respektive, Shqipëri dhe Serbi.
Edhe në Serbi edhe në Shqipëri, Kushtetuta garanton zgjedhje, pluralizëm dhe ndarje pushtetesh, por realiteti politik ka rrëshqitur në autoritarizëm funksional. Institucionet ekzistojnë në letër, por kontrollin e ka një njeri i vetëm me oborrin rreth tij. Republikat parlamentare të Shqipërisë dhe ajo e Serbisë i kanë humbur frenat balancuese, me pushtet ekzekutiv të përqendruar, legjislativ që noterizon pushtetin e parë dhe drejtësi e cila me vendimet e saj konsolidon pushtetin dhe dobëson opozitën. Shpesh kjo ka reduktuar opozitën në një aksion që kushtëzohet vetëm nga krizat dhe skandalet, në pamundësi të imponohet si alternativë. Historia si andej, si këndej kufirit na ka treguar që imponimi dhe hapja e oazeve për të kundërshtuar pushtetin nuk ka ardhur nga bojkoti, por nga mekanizmat inteligjentë që e detyrojnë pushtetin të llogaritet.
Serbia e 2016–2023 ngjan ndoshta më shumë se asnjë shtet tjetër për sa i përket pamundësisë së zgjedhjeve të lira. Kontrolli i mediave, copëtimi e fraksionimi i opozitës, ekzistenca vetëm formale e institucioneve, përkrahja nga faktori ndërkombëtar, qoftë ky Washingtoni, Brukseli e deri te Kremlini e Pekini dhe përdorimi agresiv i administratës publike kanë krijuar një terren krejtësisht të pabarabartë për partitë politike në këta dy vende. Në Serbi shoqëria ka reaguar shpesh edhe në formë të qëndrueshme, dhe kjo nuk është arritur vetëm duke ndryshuar retorikën, por edhe duke ndryshuar terrenin.
Në pamundësi të krijonin rotacionin nëpërmjet akuzave legjitime dhe të provuara me fakte, opozita serbe tenton prej kohësh të ndryshojë fushën e veprimit të saj. Para aksidentit në Novi Sad, protesta e universiteteve dhe bllokimi i akseve kombëtare krijoi një realitet që s’mund të injorohej, qoftë nga qeveria serbe, qoftë nga komuniteti ndërkombëtar. Rreth këtyre protestave pati një bashkim strategjik, jo emocional apo ideologjik.
Aftësia e Presidentit Vuçiç për të tërhequr investitorë të huaj dhe investime serioze nga Turqia, Kina, Bashkimi Europian apo Rusia ka bërë që Serbia të mos kalojë një krizë ekonomike apo shpopullim për shkak të pamundësive të të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre si në rastin e Shqipërisë. Kjo ka bërë të pamundur përdorimin e krizave si mekanizëm presioni, siç ndodhi në rastin e Gjeorgjisë, ku në këtë formë u nxit ndërhyrja e ndërkombëtarëve.
Dokumentimi profesional i abuzimeve dhe prania e përhershme në terren janë disa nga cilësitë e opozitës serbe që vlerësohen si arsye pse ka një besim në rritje ndaj saj. Në vendet autoritare, humbja e besimit ndaj opozitës është një nga armët kryesore që përdorin regjimet e ngjashme me atë të Shqipërisë. Në pamundësi të fshehin abuzimet, regjimet autoritare mundohen të barazojnë opozitat me veten e tyre për të demotivuar reagimin qytetar. Lëvizjet rinore si Otpor arritën sukses në Serbi jo si parti, por si prani konstante pranë qytetarëve, çka mundëson edhe imponimin dhe shpërndarjen e një tjetër narrative e cila, falë pranisë në terren, shpërndahet në mënyrë kapilare, duke ç’bërë propagandën e shpërndarë nga mediat e blera apo duke hedhur dritë ndaj asaj që elitat e errësojnë për shkak të autocensurës.
Aksidenti i Novi Sad, ku humbën jetën qytetarë e të rinj serbë si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe lidhjeve politike të autorëve me pushtetin lokal, ishte po ashtu një pikë kthese për shoqërinë serbe dhe reagimin qytetar. Një tragjedi që nxori në pah provën e qartë të një sistemi të kapur, duke ndezur edhe emocionin dhe revoltën. Në Shqipëri, fatmirësisht, nuk ka ndodhur një fatkeqësi e tillë, por dhjetëra afera korruptive janë zbuluar vetëm falë Partisë Demokratike, duke u treguar shqiptarëve sistemin e kapur, ku pasiguria, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit prek çdo familje.
Megjithatë, kjo nuk ka prodhuar reagimin e përbashkët ndaj padrejtësive, por shpesh është reduktuar, edhe falë propagandës inxhinierike, si pakënaqësi e opozitës për zhvillimin e vendit apo «kthimi i gjithçkaje në politikë». Në ngjarjen e Novi Sad, opozita u vendos në mbështetje të një shoqërie e cila reagoi dhe kjo e fundit e mirëpriti këtë mbështetje, duke mos e konsideruar si «politizim të saj», siç ka ndodhur në disa protesta në Shqipëri. Në Serbi këtë protestë nuk pati nevojë ta udhëhiqte opozita, sepse shoqëria reagoi pa pasur nevojë që këtë ta thërriste një parti politike.
Opozita serbe arriti, në këtë kontekst, një sukses të pjesshëm sepse u bashkua rreth kërkesave konkrete si shkarkimi i funksionarëve, hetime të pavarura, standarde të reja sigurie, duke shmangur kauzat e gjera që krijojnë idenë e dështimit në pamundësi të arritjes së qëllimit. Kauzat, në pamundësi të krijimit të kushteve për largimin e Kryeministrit apo kërkesës për qeveri teknike, duhet të jenë konkrete, të prekshme dhe të lidhura me jetën reale, duke krijuar rezonancë te qytetari i zakonshëm. Sukseset e vogla krijojnë më pas perceptimin që fitoret e mëdha janë të mundshme. Fitoret e protestave ushqejnë kujtesën kolektive duke krijuar besimin që protesta mund të ndryshojë një realitet.
Përveç kontekstit, opozita serbe investoi sistematikisht në rrjete aktivistësh për vite me radhë. Protestat e mëdha u paraprinë nga lëvizjet studentore, rrjete aktivistësh lokalë apo edhe organizata të shoqërisë civile dhe trupa artistësh e profesorësh, që prej vitesh denonconin regjimin. Opozita serbe ka pasur sukses të mobilizojë edhe pËr faktin se është organizuar në protesta vetëm kur duhej e jo në protesta spontane, pa strategji dhe pa vijimësi konkrete. Këtyre protestave u janë bashkuar njerëz të respektuar publikisht si profesorë, aktorë, sportistë e figura të tjera të besueshme, që në Shqipëri i shohim gjithnjë e më pak prezentë në debatin publik. Sidomos për temat politike, duke e lënë këtë hapësirë në duar të analistëve «të pavarur» që shpesh paguhen në bordero apo administratë, apo edhe në të zezë, nga qeveria dhe oborri rreth saj.
Kauza konkrete, morale dhe që prekin çdo qytetar, angazhimi i elitave rreth kauzave të opozitës, ndërtimi i rrjeteve të aktivistëve që marrin dhe japin informacion në formë kapilare në gjithë territorin, qartësia dhe fokusi i mesazhit apo kapja e momentit janë disa nga mësimet që nxjerrim nga studimi i opozitës serbe vitet e fundit. Megjithatë, pavarësisht lëkundjeve, regjimi i Vuçiç qëndron akoma në këmbë.
Në vende ku demokracia është e kapur, opozita nuk është veç alternativë, por mekanizëm mbijetese i vetë rendit kushtetues. Modelet ndërkombëtare na tregojnë që suksesi nuk vjen gjithmonë nga zemërimi, por me sistem, disiplinë, dokumentim, profesionalizëm, prezencë dhe presion të qëndrueshëm. Në studimin e rasteve të tjera vërejmë që ndërtimi i narrativës së qartë, jo thjesht si kundërshtim, ndërtimi i presionit ndërkombëtar me diplomaci inteligjente, ndërtimi i dosjeve profesionale denoncuese, ndërtimi i argumenteve institucionaliste dhe jo partizane e shumë forma të tjera, përdoren nga opozitat në vendet autoritare, duke bërë që këto forca të fitojnë kauza të mëdha ose të mundësojnë rotacion.
Opozita shqiptare, me në krye Partinë Demokratike, mund të përmirësojë aksionin e saj opozitar duke detyruar pushtetin t’i nënshtrohet kushteve të saj. Në ditët në vazhdim ju ftojmë të lexoni edhe raste të tjera krahasimesh, në botimin e artikujve të ciklit «Opozitat në regjime autoritare».
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38