Flash News

OPINEWS

Per Ramen, integrimi thes mielli per tym propagandistik!

Per Ramen, integrimi thes mielli per tym propagandistik!

Petrit Vasili

Rama dhe njefarë Ministre, qe zbavitet e merr rrogen gjoja per integrimin dolen prap sot e leshuam shashkat mashtruese te radhes me suksese imagjinare ne integrimin europian.
E dine shume mire edhe Rama edhe Ministrja qe situata me Integrimin europian eshte katastrofike dhe vulen ja kane vene Rezolutat derfmuese te Parlamentit Europian.
Eshte e qarte dhe ne driten e diellit se per Ramen integrimi europian nuk eshte objektiv madhor dhe as prioritet i prioriteteve por thjesht nje thes mielli qe ai i bie sa here eshte ne hall per te nxjerre tym propagandistik.
Faktet flasin vete ku me i fundit eshte shtyrja e Raportit IBAR, i cili përcakton nëse janë përmbushur kriteret e shtetit të së drejtës dhe përfshin grup-kapitullin e parë për Reformen ne Drejtësi, Siguri, Luftën kundër korrupsionit dhe Liritë e Njeriut, e cila nuk është miratuar nga Brukseli.
Shumë vende europiane kanë ngritur çeshtje shume të forta për situatën kritike në Shqipëri.
Miratimi i Raportit IBAR është kusht themelor për të mundësuar mbylljen e kapitujve të negociatave dhe avancimin e procesit të integrimit.
Situata pas votimit per Ballukun, raporti i OSBE per shkaterrimin e zgjedhjeve, instalimi i narkoshtetit, asgjesimi i Reformes ne Drejtesi, aferat dhe skandalet korruptive, qe s'kane te sosur, dhuna ndaj opozites dhe te drejtes se saj per te protestuar, asgjesimi i jetes parlamentare, pengimi i komisioneve hetimore, rrembimet pa ligj te prones se qytetareve jane perpara syve te te gjitheve.
Aferat ku Rama personalisht eshte i perfshire jane tashme te ditura e te provuara dhe vetem SPAK po ben perpjekjet e fundit te deshperuara per ta shtyre hetimin e tyre.
Ndaj opozita duhet te vazhdoje te qendroje e superperqendruar ne proteste, ne denoncimin dhe ne diskreditimin e Rames dhe narkoqeverisjes dhe thesin e miellit me tym propagande t'ja lere Rames.

Të fundit