Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç-Oslobodjenje
Përqindjet e sakta statistikore e detyrojnë presidentin të gënjejë, por ai nuk do t’ia dijë. Dëshiron të ndërtojë një megastadium për qindra milionë euro, ndërkohë që Serbia bën pjesë ndër katër vendet më të varfëra në Europë.
Si do të ishte Serbia sikur të mos ishte në periudhën e artë? Do të ishte më mirë, por kjo do të nënkuptonte ndarjen nga iluzioni mbi jetën e mirë që nuk mbahet mend, të cilën pushteti e përhap me ngërç gjithandej. Iluzionin e mbajnë gjallë automobilët luksozë nëpër rrugët e Beogradit, apartamentet që shiten për më shumë se 4.000 euro për metër katror apo pushimet e shtrenjta që prenotohen të parat. Po, ekziston periudha e artë, por ajo është e destinuar për elitën qeverisëse e cila i ka përpunuar mekanizmat e korrupsionit sipas sistemit të orëve zvicerane, ndërsa mënyrën e të fituarit të zgjedhjeve e ka perfeksionuar sipas parimeve të Coza Nostra-s.
Njëfarë përfitimesh kanë edhe ushtria prej 700.000 anëtarësh të partisë në pushtet dhe këtu Periudha e artë i’a lëshon vendin viteve prej Plumbi në të cilët jeton shumica e gjashtë milionë banorëve, përfshirë edhe ata gjysëm milioni të cilët jetojnë në varfëri absolute, pa mjetet kryesore për jetesë, dhe rreth dy milionë që janë buzë varfërisë. Përse 350.000 qyetarë nuk jetokan në Periudhën e artë, është një pyetje së cilës zyrtarët e lartë nuk kanë qejf t’i japin përgjigje.
E kuptoj se rreth 50.000 punonjës të administratës, partiakë, ingranazhe të pushtetit, tajkunë dhe kriminelë votojnë për plaçkitjen që bëjnë në përfitim të tyre, por pyetje kryesore mbetet përse 2,2 milionë ose 60 përqind e njerëzve, votojnë për varfërimin e tyre, pasigurinë e pronës, hapësirën e tyre të lirisë, për ballafaqimin me skamjen, dhunën dhe fyerjen e intiligjencës, për thithjen e ajrit të ndotur dhe kërcënimin e mjedisit të jetës, për pasigurinë dhe ballafaqimin e tyre me kriminelët, halabakët, llumin dhe shërbimet e sigurimit, ballafaqimin me plaçkitjen, kërcënimin e dinjitetit dhe të integritetit individual?
Duket si enigmë, por përgjigja është e thjeshtë: frika dhe kërcënimi. Këta janë mekanizmat që partia në pushtet i ka përpunuar deri në perfeksion. Nuk duhet të dalësh në zgjedhje dhe të votosh për Aleksandër Vuçiçin dhe Partinë përparimtare të Serbisë që është në pushtet. Del në zgjedhje për veten tënde. Që të fitojë ose të ruash një punë, që të sigurosh që nëna të marrë një rekomandim për skaner që mund ta bësh pas dy muajsh, apo edhe për një vit, që fëmijën të mund ta rregjistrosh në çerdhen afër shtëpisë.
Ky sistem ka shpallur Periudhën e artë, fjalën magjike që përfaqësuesit e pushtetit e përdorin për ruajtjen e paqes sociale dhe fitimin e votave të trupit zgjedhor. Serbia si tigër ekonomik, dragua kinez, lider në rajon...
Presidenti nuk humb rastin që në kanalet televizive të shfaqet pothuajse çdo ditë - nuk lë pa përmendur sa kilometër autostrada janë ndërtuar, sa qendra shëndetsore, fabrika të inauguruara tri herë. Rregullisht humb rastin të thotë se kjo është bërë me hyrjen në borxhe të këtij vendi në një shumë e cila ka arritur shifrën 35 miliardë euro.
Dënimi kolektiv i Periudhës së artë atëherë përplaset të sipërmarrësit e vegjël dhe fshatarët të cilët paguajnë çekun e monopolistëve të mëdhenj të prirur nga kriminaliteti dhe me lidhje të forta me kreun e pushtetit. Nga njëra anë kemi ata “meritorët” që nuk u duhet të punojnë aspak, e në shtëpi shpien një gjah prej 1.000 eurosh, nga ana tjetër është në rritje numri i varfanjakëve që janë buzë ekzistencës dhe as mund ta mendojnë atë që dëgjojnë në televizonet e rregjimit. Plaçkitje (jo)zyrtare ka në të gjitha anët, ndërsa strategji zyrtare për luftën kundër varfërisë nuk ka më qysh në vitin 2003.
Gjatë gjithë kësaj kohe fabrika prej 14.000 bot-esh pohon me kapacitet të plotë realitetin virtual, për të “larë në ar” varfërinë ekonomike dhe shpirtërore të këtij vendi. Që ironia të jetë e plotë, këta bot-ë, kryesisht të punësuar në sektorin publik, financohen nga buxheti, gjë që do të thotë se edhe ata që sulmohen dhe gënjehen paguajnë 100 milionë euro për çdo vit për “punën e tyre të vështirë”. Detyra e tyre është të përhapin propagandën e presidentit sipas së cilës kurrë më parë nuk është jetuar më mirë, se pagat minimale, pagat dhe pensionet janë më të larta se kurrë më parë. E saktë, në shumë absolute, por kjo nuk ka lidhje me realitetin e jetës. Kjo statistikë është dërrmuese. Rriten çmimet dhe borxhi publik, ndërsa fuqia reale blerëse dhe prodhimi shënojnë rënie.
Inflacioni zyrtar në Serbi për muajin qershor ishte 13,7 përqind, më i larti në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Fakti që dalngadalë po bie, në shikim të parë duket inkurajues, por ngadalësimi i tij nuk lidhet me uljen e çmimeve, por vetëm me rritjen e tyre të dalngadaltë. Vërtetë që çmimet e ushqimeve, për shkak të luftës në Ukrainë, janë rritur gjithandej nëpër botë, por shtrenjtësimi i tyre në Serbi ka qenë më i madh vetëm në dy shtete në Europë- në Turqi dhe në Hungari. Ushqimi u ngrit me 22,1 përqind. Mantijet në Novi Pzar u shtrenjtuan me 100 përqind.
“Qytetarëve në Serbi nuk u intereson shumë se kompjuterat apo televizorët në vitin e fundit na qënkën shtrenjtuar katër përqind, por përditë e ndjejnë rritjen dramatike të çmimeve të ushqimeve me 23 përqind, energjisë elekterike me 27 përqind, gazit me 20 përqind, banesave me 22 përqind, sepse për këto shpenzojmë pjesën më të madhe të parave të fituara”, shprehet ekonomisti dhe nënkryeari i Partisë së lirisë dhe drejtësisë Dushan Nikeziç.
Investimet publike kanë rënë me 43 përqind, subvencionet që jep shteti me 31 përqind, janë në linjë rënie edhe industria ndërtimore dhe përpunuese, rënia e tregtisë me pakicë. Paga nominale në raport me vitin 2022 vërtetë që është më e lartë me 14,8 përqind, por realisht është më pak me 0,3 përqind.
Para syve tanë vendi po “shpërbëhet ekonomikisht”, sikurse vlerëson Nikeziçi, e kësisoj mund të thuhet se përqindjet e sakta e detyrojnë presidentin tonë të gënjëjë. Ai as që do t’ia dijë për një gjë të tillë. Bombardon vazhdimisht me historinë se në Serbi jetohet më mirë se kurrë më parë, se pagat dhe pensionet janë më të lartat në histori, ndërsa standardi i jetës për t’u patur lakmi. Njëkohësisht vazhdon të ëndërrojë për megastadiumin kombëtar i cili do të kushtojë 100 milionë euro. Dhe kjo në kohën kur shteti nuk është në gjendje të sigurojë paratë për shëruar fëmijët nga sëmundjet që dërgohen për kurim jashtë shtetit.
Ky pushtet nuk as dëshirë dhe as vullnet, e për këtë nuk duhet të çuditemi që Serbia, me rritjen prej 0,7 përqind të PBB-së në tremujorin e parë vitit 2023 është nën mesataren europiane dhe atë të vendeve të zhvilluara si puna e Spanjës e cila pati një rritje 3,8 përqind, Danimarka 2,4 përqind, apo Italia me rritje 1,9 përqind, por edhe në krahasim me vendet në rajon si puna e Malit të Zi që pati rritjen 6,1 përqind, Kroacisë 2,6 përqind, Rumanisë 2,8, Bullgarisë 2,3 apo Maqedonisë së Veriut me 2,1 përqind.
“Ekonimia botërore ecën rrugës, ndërsa politikanët tanë nëpër pyll. Ata përhapin optimizëm pa kurrfarë baze”, mendon gazetari ekonomik Misha Brkiç.
Ekonomia, e bazuar në borxhe tepër të mëdha, masa ad hoc vetëm për rejting, mungesa e mbrojtjes shoqërore të të punësuarve, te kuadrot partiakë, korrupsioni dhe përkëdhelja e firmave të afërta me kreun shtëtëror nuk ka të ardhme. Serbia vazhdon edhe më tej të jetë ndër katër vendet më të varfëra në Europë.
Sikur të jetonim në një Periudhë të artë ai ajo e Perikliut të lashtë, nuk do të kishim në klasën e parë të shkollave të mesme 20 përqind më pak nxënës të rregjistruar, nuk do të kishte 23 përqind më pak studentë të diplomuar, nuk do të kishim më pak qytetarë sesa kishim para dhjetë vitesh.
Kur i’a thoni këtë Vuçiçit ai ju shpall serbo-urrejtës që duan më të keqen për vendin e tyre. Por e vërtëta është diku tjetër. Ata më të këqinjtë janë në pushtet.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38