Flash News

OPINEWS

PO! "Kukuvajka" po kukat për ty, personalisht!!!

PO! "Kukuvajka" po kukat për ty, personalisht!!! 

Nga Gent Strazimiri
Flet për "buf kënete" por, paraqet me zë dhe figurë një kukuvajkë, që këndon "këngën" e saj ndjellakeqe, në vend të një kolone zanore.
Është një spot i kuruar me shumë kujdes nga pikëpamja grafike e estetike por mbi të gjitha nga mesazhi anksioz që përcjell "me" dhe "pa" gërma...
Në këto kushte, dyshimi se "ka një keqkuptim" a "pakujdesi" për shkak se bufi ngjason me kukuvajkën është krejt i pavend.
Për më tepër që, fillimisht paraqiste vërtetë një buf grafikisht...
Reagimi i një forumi të trashëgimisë kulturore që denonconte "keqkuptimin" me ndërrimin e shpendit, gjeti një pasqyrim të gjerë në media e portale por, jo në ndreqjen e spotit kryeministror...
Do të thotë që kukuvajka është aty jo gabimisht, as rastësisht por, sepse pikërisht kukuvajkën donte porositësi, publikuesi e promovuesi i spotit: Kryeministri
Po pse?
Është e qartë se Kukuvajka në spot, nuk ka lidhje me Sali Berishën por, me emisarin e Presidentit Trump krah tij: Chris LaCivita.
Çdo fjalë që thotë a shkruan aty, e ka me të, jo me Berishën.
Në gjuhët latine, emri i shpendit që ne e quajmë kukuvajka e me të cilin kryeministri zëvendësoi bufin në spot, është: La Civetta... pothuajse si emri i Chris...
Kukuvajka në spot, zëvendësoi bufin, pak pas konferencës së përbashkët për shtyp të Sali Berishës me Chris LaCivita, atë që, përcaktoi në 180 sekonda se kush është miku i Amerikës në Shqipëri, e kush është "kukulla e Sorosit";
që, njoftoi shqiptarët se SHBA në Shqipëri duan drejtues një mik të tyre;
që, njoftoi "fituesin" e deritanishëm, se nuk ka ardhur në Shqipëri për të humbur përballë një "socialistuci", menjëherë pasi ka fituar me "Knot Out" ndjeshjen me socialistët më të fuqishëm në glob: demokratët amerikanë...
Në një përpjekje për t'u dhënë zemër e për të mbajtur të bashkuar keqbërësit që drejton e, përmes të cilëve sundon, Edi Rama ka bërë më klasikun e lapsuseve frojdjanë.
Praktikisht, rrugaçërinë, "armën" me të cilën bën pis, fyen e denigron çdo kundërshtar, e ka futur në gojën e tij të pistë dhe... ka qëlluar!!!
Ka dëshmuar se, në këtë krijesë të tij, këtë xhunglën surreale pa rregulla, pa standarde morale, madje jo vetëm pa pemë e bimësi por, edhe pa luan, po këndon këngën e saj "kukuvajka".
Chris LaCivita foli vetëm 180 sekonda dhe i tha të gjitha.
Sqaroi se "Amerika" është kthyer dhe, është sërish "Amerikë"!
Foli me emra konkretë, me fenomene konlrete e, me një kthjellësi e vërtetësi që e kishim harruar...
Ato 180 sekonda për zullumqarët, rebtilët e xhunglës ishin "kënga e kukuvajkës", vendimi përfundimtar, i paapelueshëm, që shqiptarët prisnin prej kohësh.
Po! "Kukuvajka" po kukat dhe po paralajmëron fundin e natës 12 vjeçare të shqiptarëve.
Është vërtetë një këngë ndjellakeqe, por vetëm për krijesat e natës!
Në Greqinë e lashtë, ajo venerohej dhe paraqitej në monedha së bashku me Athinanë, perëndeshën e mençurisë...
Me një degë ulliri në sqep, ajo ishte simboli i paralajmërimit të së nesërmes në prosperitet dhe paqe, pa persekutim të kundërshtarëve politikë, pa krim në shtet e pa shtet kriminelësh.
Prandaj e tmerron kukatja e saj!
Dhe bëjnë mirë që tmerrohet!
KAQ!

Të fundit