Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Shpëtim Doda
Ligji është i barabartë për të gjithë, por jo të gjithë e shohin veten të barabartë përpara Ligjit. Mosrespektimi dhe moszbatimi i Ligjit e ka burimin pikërisht tek ky perceptim. Dhe s’mund të ndodhë ndryshe, pasi mënyra si e perceptojmë, e vështrojmë dhe vlerësojmë diçka ndikon, formëson dhe kushtëzon pashmangshëm dhe në mënyrë përcaktuese qëndrimin dhe sjelljen tonë ndaj saj.
Një shembull emblematik i sa më sipër është institucioni i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili as që e ka në refene se çfarë thotë e kërkon Ligji, por vetëm çfarë thotë e kërkon ministrja Olta Xhaçka, bashkëshortja e investitorit strategjik në fushën e turizmit, z. Artan Gaçi. Dhe pikërisht ky qëndrim e kjo sjellje shpërfillëse përballë Ligjit, ndaj Ligjit dhe për Ligjin është arsyeja kryesore që institucionit që përfaqëson qeverinë e vendin në arenën ndërkombëtare po kërrkëllin prej kohësh nga skandali në skandal.
Ligji 119/2014 “E drejta për informim” mund të detyrojë çdo institucion shtetëror të përcjellë në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues informacionin që i kërkohet, me përjashtim MEPJ-n. Mbas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkesës time të datës 18.08.2022, MEPJ e drejtuar nga investitorja strategjike në fushën e paligjshmërisë funksionale dhe të skandaleve institucionale, Olta Xhaçka, iu përgjigj më datë 19.09.2022, ndonëse neni 15, pika 1, e ligjit 119/2014, thotë: “sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj [kërkesës]”, ndërsa neni 18, pika 2, germa “ll”, e thotë qartë se “moszbardhja e dokumenteve zyrtare, në kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim pengimin e ushtrimit të së drejtës për informim, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.” Porse akimia e MEPJ-s me ligjshmërinë nuk mbaron me kaq. Përkundrazi, kjo akimi vërehet lehtësisht qoftë në formën, qoftë në përmbajtjen e përgjigjes së MEPJ-s, për të cilën KLSH duhet ta hetojë.
Sa i përket formës, në përgjigjen e MEPJ mungojnë tre elementët e parashikuar në nenin 11, pika 2, të ligjit 119/2014. Më konkretisht:
1) Emri, mbiemri, adresa dhe numri i kontaktit i Koordinatori për të drejtën për informim të MEPJ-së;
2) Njoftimi për regjistrimin e kërkesës;
3) Caktimi i numrit rendor të kërkesës.
Ndërkohë, neni 18, pika 2, germa “e” e këtij ligji thotë qartë se “mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë”.
Sa i përket përmbajtjes, në lidhje me pikën 1 të kërkesës time (rreth përgjigjes së saj rreth dy pikave të tjera do të ndalem në një hapësirë tjetër), në të cilën kërkoja:
a) Kopje të urdhërit të emërimit të znj. Ilda Dega Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse pranë MEPJ, e shoqëruar me arsyetimin e emërimit në kohën që ajo kishte mbushur moshën e pensionit, si dhe arsyet se përse asnjë nëpunës tjetër i administratës shtetërore apo i MEPJ në moshë aktive nuk u emërua në këtë detyrë;
b) Kopje të shkresave të ardhura nga KMSHC, datën e protokollimit në MEPJ, personat që i kanë trajtuar shkresat, si dhe përgjigjen që i është kthyer KMSHC;
c) Autoriteti që ka urdhëruar vijimin e karrierës së nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit, znj. Ilda Dega, bazën ligjore ku është mbështetur, dhe analizën e kostos financiare që ky emërim i sjell buxhetit të Shtetit;
MEPJ përgjigjet vetëm me këtë paragraf, të pashoqëruar me kopje të dokumentacionit zyrtar që pata kërkuar:
«Znj. Ilda Dega është riemëruar në detyrën Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, për shkak të eksperiencës së saj shumëvjeçare në këtë pozicion edhe në vitet e mëparshme. Emërimi i saj në këtë pozicion është bërë për nevoja pune dhe nuk ka sjellë kosto të shtuar financiare për institucionin.»
Përpos faktit se s’ka asnjë lidhje me atë çfarë kërkoja në pikën 1 të kërkesës time, ajo që bie në sy, është padyshim fraza “është riemëruar”, përballë të cilës çdo jurist do të kruante kokën deri në përgjakje, jo thjesht se nuk e ka ndeshur në literaturën juridike të nëpunësit civil dhe ligjit për shërbimin e jashtëm, por sepse gjendet para një nocioni juridik inekzistent. Krahas kësaj shpikjeje juridike, ajo që bie në sy, është shkaku, të cilin në fillim MEPJ e ndërlidh me eksperiencën shumëvjeçare në këtë pozicion të nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit, znj. Ilda Dega, ndërsa në fjalinë e mëpasme e lidh me nevojën e institucionit. Në të dy gjasat, gjendemi jo thjesht përpara një përgjigjeje aspak dinjitoze në aspektin ligjor, por përpara një paligjshmërie ulëritëse, e kjo për aq sa ligji 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar me ligjin 178/2014, në nenin 65, pika 1, germa “c”, thotë: “(1) Marrëdhënia në shërbimin civil përfundon për shkak të ligjit kur: (c) plotësohet mosha për pensionin e plotë të pleqërisë”, duke mos lënë kësisoj kurrfarë zgjedhjeje përpos përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësit që ka mbushur moshën e pensionit; kjo vlen edhe kur individi është gjeni, edhe kur nevojat e institucionit janë të mëdha. Në të dy rastet, marrëdhënia në shërbimin civil e nëpunësit përfundon menjëherë sapo ky mbush moshën e pensionit të plotë të pleqërisë. Dhe me të drejtë, pasi në të kundërt, nëse përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil do ta linte në zgjedhjen e individit që mbush moshën e pensionit, apo drejtuesit të institucionit të shërbimit civil, kjo do të linte shteg për abuzime, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, jo thjesht do të vështirësonte, por do të bllokonte procesin e përtëritjes së stafit të shërbimit civil, nga njëra anë, dhe të karrierës, nga ana tjetër, duke sjellë rreziqe e pasoja fatale për institucionin e shërbimit civil. Por MEPJ as do t’ia dijë se çfarë thotë, çfarë kërkon dhe çfarë synon në atë çfarë thotë e kërkon ligji, por vetëm çfarë thotë e çfarë kërkon drejtuesja e saj. Në përgjigjen e saj, MEPJ nuk i referohet në asnjë rresht e në asnjë fjalë Ligjit, por përjashtimisht nevojave, synimeve dhe vendimeve të Olta Xhaçkës, që po e drejton MEPJ-n sipas parimit të Luigjit XVI: «Është e ligjshme, sepse e dua unë».
Sa dhe çfarë i kushtoi Luigjit XVI nyjëtimi i këtij parimi, dihet, ndërsa çfarë do t’i kushtojë Olta Xhaçkës si ekzekutuese rigoroze e këtij parimi, s’e di askush tjetër përpos kryeministrit Edi Rama. Deri në përgjigjen e këtij, një gjë është e sigurt: MEPJ e drejtuar nga Olta Xhaçka do të vijojë e qetë, e patrazuar nga KLSH, të pushtërojë me paligjshmërinë funksionale duke poshtëruar Ligjin dhe të kërrkëllijë shurdhueshëm nga një skandal institucional në tjetrin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38