Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Armand Maho
Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht. Nëse ndodh, mund të jesh i sigurt se ishte planifikuar që të ndodhte!
-Franklin D. Roosevelt, President i SHBA
Ky postulat i Presidentit të 32-të të SHBA-ve nuk kishte si të zinte vend më mirë se në këtë Shqipërinë tonë të vogël, por shumë zullumqare. Një ditë më parë, Bajram Begaj, që duhet të ishte President i Republikës, u shndërrua në një njeri të vogël, i cili për interesa të Edi Ramës shkelmoi Kushtetutën, duke dekretuar zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese, kishte thënë prerë se nuk duhet ta bënte.
Bajram Begaj nuk është rastësisht aty. Profili i tij ishte studiuar mirë nga pushteti dhe, me sa duket, përflitej se shitet për pak gjë. Është tamam profili që i duhet Ramës: i urtë, i bindur, njeri i vogël që nuk sheh përtej gardhit të interesave. Pra, një garant i shkeljeve të Kushtetutës, të cilën Rama e ka kthyer në leckë, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta. “Gojët e liga” thonë se rastësisht, para zgjedhjeve, Bajrami është bërë dhe pronar i dy vilave në Farkë, të ngritura në kohë rekord. Por edhe kjo mund të jetë “rastësi”.
Ashtu si Bajrami nuk është aty ku është rastësisht, po aq “rastësisht” grupet e mëdha kriminale nuk do të kërkonin takim me krerët e lartë të qeverisë në Aruba, një vend tropikal plazhi dhe mojitosh, për të respektuar tamam miqtë pushtetarë që vinin nga larg.
Akuzat nuk janë bërë as nga opozita shqiptare, as nga ndonjë media vendase, por kanë ardhur përtej Adriatikut, nga gazetari Nello Trochia, i cili është bazuar në dokumentet e Prokurorisë së Firences. Kjo e fundit i ka marrë informacionet nga bisedat mes trafikantëve të drogës që ishin nën përgjim. Një déjà-vu me ‘rastin Tahiri’, i cili përmendej nga kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj, për pazare droge dhe manipulime zgjedhjesh. Rasti u bë i njohur nga Prokuroria e Katanias.
Siç tregon edhe Trochia në një intervistë, në lidhje me këto dokumente ai ka kërkuar një përgjigje zyrtare nga ana e Kryeministrit dhe Zyrës së tij të Shtypit, gjë që ra në vesh të shurdhër. Një sjellje e pazakontë për Kryeministrin, sidomos kur bëhet fjalë për cenimin e imazhit të tij. Besoj e mbani mend furtunën që ngriti, si kur dolën përgjimet e “Bild”, ashtu edhe ato të investigimit të emisionit “Report” të RAI3. Edhe qëndrimi i Belinda Ballukut në Kuvend, e cila u shpreh se kishte ëndërruar të bënte plazh në Aruba, shtoi edhe më shumë mjegullën rreth kësaj historie.
Ndërkohë që opinioni publik pret një përgjigje zyrtare nga Edi Rama (pas censurimit që i bëri medias mbi këtë çështje) – qoftë edhe një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Firences lidhur me dokumentet që ajo disponon – si përherë Rama, përmes mediave të tij, u mundua ta zhvlerësojë këtë hetim, duke e paraqitur si një sulm të pabazë të opozitës. Madje edhe vetë opozita u informua nga gazetari italian për këtë çështje.
Gazeta “Tema”, e drejtuar nga Mero Baze, në editorialin me titull “Babalja bis që fabrikoi akuzat ndaj Veliajt dhe heshtja e shumicës së shtypit”, u përpoq që skandalin e Arubas ta paraqesë si trillim të “Syri TV” dhe “Syri.net”, që ishin të vetmet media që e bënë publik. Që në titull duket qartë tendenca për ta krahasuar me çështjen “Babale”, për të cilën u burgos edhe deputeti Ervin Salianji. Vetëm se (pavarësisht se sipas bindjes time edhe sot ajo audio ishte e vërtetë), ajo audio demaskoi një të vërtetë tjetër të madhe: që Geron Xhafaj, i dënuar për trafik në Itali, vijonte të mbrohej nga ombrella e vëllait ministër dhe nuk ekstradohej.
Në mënyrë jo pak të rafinuar, çështja lidhet edhe me një prokurë të lëshuar nga italiani Gabriele Tarroni Longinotti, një nga sekserët e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ai ka depozituar një prokurë ku thuhet se në lidhje me këtë çështje nuk ka kontaktuar kurrë Veliajn, duke aluduar sërish se kjo është një fabrikim, njësoj si çështja “Babale”. Në dijeninë time, Longinotti i ka kontaktuar vetë gazetarët e “Syri”-t, ndërkohë që vetë Veliaj ka braktisur gjyqin me gazetarin Bledian Koka (që intervistoi Longinottin), duke preferuar të mos paraqitet as vetë dhe të mos dërgojë as avokatin. Dhe, pavarësisht gjithçkaje, edhe kjo histori ka të vërtetën e saj brenda. A nuk ishte i përfshirë Veliaj në aferën e inceneratorëve? Dhe a nuk deklaroi ish-zv/kryeministri Ahmetaj se pronari faktik i tyre ishte pikërisht Veliaj?
Natyrisht, jashtë këtij debati nuk do të qëndronte as Carlo Bollino, pronar i “Report TV” dhe “Shqiptarja.com”, i cili me fjalë të përgjithshme në një artikull kërkonte të na bindte se, meqë prokuroria e Firences e kishte mbyllur këtë çështje për shkak afatesh, nuk kishte pse opozita shqiptare dhe mediat të merreshin më tej me këtë punë. Por Bollino harron të sqarojë se kjo është një çështje thellësisht shqiptare. Takimi nuk është bërë me krerët e qeverisë italiane, por është një marrëveshje e mafias shqiptare me pushtetin shqiptar. Fundi i fundit, prokuroria apo policia e Firences nuk ka asnjë detyrim politik apo ligjor të harxhojë resurset e saj për një çështje që i takon drejtësisë shqiptare. Ajo ka evidentuar fenomenin. Për të tjerat duhet të veprojnë shqiptarët.
Edi Rama nuk ka zgjedhur kot të bëjë të paditurin. Sa herë që ministrat apo bashkëpunëtorët e tij bien në skandale, në shumë raste ku duket qartë dora e tij mbrapa, ai zgjedh t’ua lërë “rastësisë fatkeqe”. Kështu ndodhi me “Kapitenin e luftës kundër drogës” që rezultoi i përfshirë deri në fyt në trafik droge e sot është shndërruar në ndërtues. Kështu ndodhi me inceneratorët, ku “nuk dinte çfarë po firmoste”. Kështu ndodhi me Luftar Hysin, pastruesin e parave të Sinaloas që e priti “rastësisht” në zyrë. Kështu ndodhi në mandatin e parë kur mbushi Parlamentin me kriminelë të të gjitha llojeve. Kështu ndodhi kur shpalli Pëllumb Gjokën “investitor strategjik”. Po aq “rastësisht” njohu McGonigalin, që tashmë i është kthyer në makth. Dhe shumë të tjera.
Prandaj, mos u çudisni nëse edhe në këtë rast del ndonjë e dhënë tjetër se, ai ose bashkëpunëtorët e tij të afërt ndodheshin “rastësisht” në Aruba, ku nuk është diskutuar asgjë tjetër, përveçse është dhënë garancia që paratë e krimit do të jenë të sigurta nën pushtetin e tij.
Por, siç ka thënë Roosevelt: “Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38