Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Fatbardh Kadilli
Drama afgane është dëshmia më e qartë se Amerika nuk mjafton. Më shumë se 20 vjet përpjekje amerikane dhe perëndimore për të ndërtuar një shtet funksional dështuan. Shteti dhe forcat e sigurisë u tretën me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e avancimit të talebanëve. Në mungesë të amerikanëve demokracia në Afganistan u provua një iluzion.
Institucione si zgjedhjet, Presidenti, parlamenti, guvernatorët lokalë etj. ishin një butafori pa asnjë thelb. Të korruptuar rëndë dhe të shkëputur nga shoqëria këto institucione ishin thjeshtë letër. Përfundimi? Njerëzit ikin nga sytë këmbët. Bota në skenën e dekoruar me butafori instituonesh vështron dramën e një populli që mburret se është varri i perandorive, por është po aq dhe i vetvetes.
Shembulli afgan nuk është i vetmi. Historia na ka dhënë dhe shembuj të tjerë se si institucionet bien kur nuk kanë lidhjen me popullin. Nuk funksionojnë kur korruptohen dhe shërbejnë vetëm për zotat e pushtetit dhe jo për popullin. Institucionet bien dhe kur populli nuk merr fatin e vet në dorë, por rend drejt aeroporteve, drejt kufirit ose më keq, kur populli rreshtohet në tifozeritë e zotave që luajnë teatër institucionesh demokratike si fëmijët që luajnë shtëpiash.
Debati mbi emigrantët afganë nga njerëzit e thjeshtë, që janë shpesh edhe vetë emigrantë, është një shëmti. Por, po aq shëmti është dhe mburrja e politikanëve që marrin pozën e faktorit të rëndësishëm për aleatët. Të dyja palët, njerëzit e thjeshtë dhe politikanët, harrojnë se ne kemi dramën tonë afgane. Ne jemi Afganistan për vete.
Në 30 vjet ne kemi të njëjtat dështime me institucionet. Në 30 vjet shqiptarët vazhdojnë të rendin drejt aeroporteve dhe kufijve, njësoj si afganët. Në 30 vjet, shqiptarët rreshtohen si tifozë pas lidershipit, pas zotave të partive tona. Zgjedhjet e korruptuara, institucionet e korruptuara, drejtësia e korruptuar ndodh nga korruptimi politik. Prej monopolizimit të pushtetit politik, fillimisht në partitë politike dhe mandej në qeveri. Politika e korruptuar prej kohësh i shërben vetëm vetes.
Por, njesoj si në Afganistan, drama jonë ndodh edhe nga raporti oportunist i qytetarit me zotat e lojës politike që i përkëdhelim duke i quajtur "lider". Jemi ne, brenda apo jashtë partive politike, që ua dorëzojmë lehtësisht dhe me gëzim vullnetin tonë politik "liderëve" partiakë. Jemi në që votojmë kriminelë. Jemi ne që votojmë dhe rivotojmë politikanë të korruptuar. Jemi ne që përdorim dy standarde. Tjetër për vete dhe tjetër për kundërshtarin. Jemi po ne që, edhe kur jetojmë jashtë prej dekadash, vazhdojmë të grindemi në rrjete sociale për zotat tanë politik. Mekanizmi, fjalori i grindjes dhe përjashtimit në demokraci është i njëjte me atë të komunizmit. Jemi ne, politikanë dhe njerëz të thjeshtë, që e kemi pasi kemi dorëzuar vullnetin politik te kryetarët-zota të partive, e mbajmë pastaj shpresën te të huajt. Zotat politik presin raportet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve si karburant politik. Njerëzit e thjeshtë, për të justifikuar oportunizmin vrasës, presin drejtësinë të na e bëjnë amerikanët. Ekonominë të na e rregullojnë europianët. Qeveria nxiton të pompojë në media si “urbi et orbi”, ndërkombëtarët çdo gjysëm fraze që justifikon veprimet e saj. Opozita ankohet për amerikanët që mbajnë në pushtet Ramën.
Afganistani është prova tragjike që nuk të mbajnë dhe as të sjellin në pushtet dot amerikanët. Lirinë, demokracinë dhe drejtësinë nuk na e mbrojnë dot amerikanët. Është prova që institucionet demokratike janë reale vetëm kur përfshihet njeriu i thjeshtë. Ato funksionojnë kur ne besojmë te liria jonë individuale. Kur qytetari, biznesi, media, shoqëria civile nuk rreshtohet te tifozët dhe fanatikët. Kur mendimi nuk arratiset prej korrupsionit këtu për të gjetur konkurrencën gjetkë.
Afganistani është mësimi që duhet të nxjerrim për vete. Qytetarë të thjeshtë apo individë të angazhuar, t'i japim fund mbështetjes për "lider" të korruptuar! Të mos e zbusim këtë gjykim ngaqë mund të jetë "lideri" jonë! Të mos presim nga të huajt, qofshin dhe amerikanët, për të kundërshtuar zgjedhjet e blera, edhe kur kanë sjellë në pushtet “liderin", kandidatin tone! Të mbrojmë demokracinë brenda partive tona! Të mos shkojmë symbyllur nga një palë zgjedhje në tjetrën! Të mos presim nga të tjerët!
Ndihma nuk mjafton.
Amerika nuk mjafton.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38