Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Ilir Pecnikaj
Kur flitet për mënyrat më të mira të jetesës në Norvegji, ku një ndër elementët kryesorë është Fondi Sovran i Norvegjisë, shumica e shqiptarëve reagojnë me një ndjenjë fatalizmi: “ata janë Norvegji, ne jemi Shqipëri”. Ky krahasim, i përsëritur për më shumë se 35 vite, ka shërbyer më shumë si justifikim sesa si analizë. Sepse e vërteta është më e thjeshtë dhe më e pakëndshme:
Norvegjia nuk u bë e pasur nga rasti, por sepse ndërtoi institucione që nuk lejuan grabitjen e pasurisë publike.
Një lajm i publikuar së fundmi për Fondin Sovran të Norvegjisë do të duhej të kishte hapur debat serioz publik. Në një shoqëri funksionale, kjo do të kishte ndodhur. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk u diskutua gjerësisht, por kaloi pothuajse pa vëmendje. Ndërkohë, shifrat janë domethënëse: në vitin 1996, Norvegjia e nisi fondin me rreth 15 miliardë dollarë. Sot, pas rreth tre dekadash, ai ka kaluar vlerën e 2 trilionë dollarëve. Në terma konkretë, kjo do të thotë se çdo qytetar norvegjez ka sot një pasuri publike të akumuluar prej rreth 370 mijë dollarësh, e gjeneruar pothuajse tërësisht nga menaxhimi i naftës.
Në Shqipëri, përvoja ka qenë krejt tjetër. Nafta, në vend që të shërbente si instrument zhvillimi, u shndërrua në shembull të një modeli problematik qeverisjeje. Rasti i Bankers Petroleum nuk përfaqëson vetëm një konflikt ekonomik, por një dështim institucional të vazhdueshëm, ku për vite me radhë janë toleruar:
• deklarime jo transparente të fitimeve,
• shmangie fiskale të përsëritura,
• kontrata jo të qarta,
• dhe një rol pasiv i shtetit, më shumë si vëzhgues sesa si pronar i burimit.
Në këtë kontekst, shteti shqiptar ka përfituar minimalisht nga shfrytëzimi i naftës. Në terma praktikë, të ardhurat publike kanë qenë rreth 5 cent për litër në skenarin më optimist. Ky rezultat nuk mund të shpjegohet vetëm me paaftësi administrative; ai tregon për një model që ka favorizuar interesin privat në dëm të interesit publik.
Në Norvegji, për të njëjtin burim, shteti përfiton minimalisht rreth 27 cent për litër, përmes një kombinimi të tatimit të lartë mbi fitimin dhe bashkëpronësisë direkte. Ky rezultat arrihet pa konflikte të vazhdueshme ligjore dhe pa arbitrazhe ndërkombëtare. Shqipëria, përkundrazi, është përballur me një seri të pafundme procesesh arbitrazhi, çka tregon se kontratat janë ndërtuar me dobësi strukturore dhe pa mbrojtje reale të interesit publik.
Ky problem nuk është i izoluar. Ai shtrihet nga nafta te mineralet, nga hidrocentralet te koncesionet energjetike, nga deti te toka. Shqipëria ka burime, por nuk ka kontroll efektivmbi to. Ka pasuri natyrore, por mungesë sovraniteti ekonomik.
Një tjetër kontrast domethënës është ai energjetik: Shqipëria ka rreth 3000 orë diell në vit, ndërsa Norvegjia rreth 1300. Megjithatë, rezultatet sociale janë të kundërta. Shqiptarëtemigrojnë, ndërsa norvegjezët qëndrojnë. Diferenca nuk qëndron te klima, por te cilësia e shtetit dhe mënyra si ai administron pasurinë publike.
Askush nuk do të largohej nga një vend me këtë potencial natyror dhe energjetik, nëse pasuria e përbashkët dhe pronat private nuk do të ishin objekt i një zhvatjeje sistematike.
Shqiptarët nuk largohen sepse vendi është i varfër; largohen sepse sistemi është i padrejtë dhe sepse korrupsioni është bërë strukturor, duke u sofistikuar nga viti në vit.
Si pjesë e mendimit kritik dhe alternativ “Brain Gain” brenda PD-së, kjo duhet thënë qartë dhe pa ekuivok:
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë. Ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e burimeve natyrore.
Qeverisja e ardhshme duhet të pranojë dështimin e modelit aktual dhe të ofrojë një kontratë të re me qytetarët, e cila përfshin:
• rishikimin thelbësor të kontratave të naftës, energjisë dhemineraleve;
• transparencë të plotë për çdo litër naftë, çdo kilovatenergji dhe çdo ton pasuri nëntokësore;
• përfshirjen reale të profesionistëve shqiptarë që janë elite jashtë vendit, në proceset vendimmarrëse;
• Pse jo, krijimin e një Fondi Sovran Shqiptar, të mbrojturligjërisht nga ndërhyrjet politike.
Shqipëria nuk ka nevojë për rotacion formal pushteti, por përnjë ndryshim real të stilit të qeverisjes. Norvegjia tregon se pasuria nuk varet nga sasia e burimeve, por nga vullneti për t’i administruar ato në interes publik. Shqipëria ka potencialin për të qenë një vend ku njerëzit zgjedhin të jetojnë. Ajo që mungon është një shtet që vendos qytetarët përpara interesave klienteliste.
Ky është testi real për opozitën nesër në pushtet: të pranojë se modeli i deritanishëm ka dështuar dhe të ndërmarrë vendime të vështira përballë një trashëgimie ku korrupsioni ka depërtuar thellë në strukturat e shtetit. Nëse kjo gjendje trajtohet vetëm me masa sipërfaqësore, do të mbetet thjesht terapi reanimatore, e pamjaftueshme për ta shpëtuar trupin. Ndërhyrja është e domosdoshme, për ta shpëtuar shtetin dhe për ta drejtuar atë drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më funksionale për qytetarët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38