Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
1-Tribulacionet e Lalit
Seanca e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese midis kryebashkiakut të Tiranës ende në ofiq dhe avokatëve të Kryeministrit e të Presidentit ishte interesante: debati u fokusua mbi përputhjen e kundërthënien e përcaktimeve në Kushtetututë e në ligjin për pushtetin vendor mbi shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë e zbatimin tyre në këtë rast.
Po ashtu për të vërejtur zhgënjimin e Veliajt me të vetët dhe keqfunksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë. Por këto argumenta më duket që nuk kanë të bëjnë me thelbin e çështjes që është nëse lipset të vazhdojë në ofiq Erion Veliaj apo lipset të zëvendësohet nga dikush tjetër përmes komandimit apo zgjedhjeve.
I gjithë ky debat do të ishte evituar paqëm sikur Veliaj të kishte dhënë me kohë dorëheqjen, e cila do të ishte gjëja më normale në një demokraci funksionale europiane. Po as ndërgjegja personale e Veliajt dhe as sensi politiko-moral i partisë, kolegëve dhe eprorit të tij nuk është afër këtij normaliteti.
Në maj të këtij viti, tre muaj mbas arrestimit të Erion Veliajt, këshilltarët demokratë paraqitën një mocion shkarkimi me shkak formal mungesën tremujore por me motivin thelbësor se afera e rryshfetit afro 1 milion euro të marrë nga e shoqja e kryebashkiakut, e paraqitur në detaj nga hetimi i SPAKut dhe e bërë objekt permanent i debatit publik, rrënonte aq shumë besimin e publikut sa që e bënte të pamundur mbajtjen e mëtejshme të ofiqit nga Veliaj. Për më tepër që ishte në vijim të skandaleve të inceneratorit e të 5D-së.
Motivi i këshilltarëve demokratë ishte politiko-moral, më saktë politik i bazuar në moral, si dhe i arsyeshëm në ato rrethana. Kryebashkiaku ishte kapur me presh në duar, e nuk ishte justifikuar fare kundrejt themelit të akuzës. Edhe versioni dashamirës se rryshfetin e kishte lypur dhe e kishte marrë e shoqja prapa shpinës së burrit (edhe kaq do të mjaftonte për humbjen e besimit) rrëzohej sepse Veliaj nuk i kishte dënuar veprat penale që përmbante akt-akuza dhe autorët e tyre. Përkundrazi, në gjyq ai e quajti bashkëshorten e tij të bashkëpandehur “kryezonjë”.
Mocioni i këshilltarëve demokratë me t’u dorëzuar u arkivua dhe nuk mundi të debatohej as në komisione e as në Këshill (Ky ishte rasti i mbramë i shkeljes së rregullave në dëm të të drejtave të opozitës. Në Këshillin Bashkiak Tiranë kjo gjendje ishte krahasimisht më e rëndë se në Kuvendin e Republikës. Veliaj ankohej me të drejtë për keqtrajtimin nga kolegët socialistë në bashki por kujtesa e tij nuk shkon më herët se mbledhja e fundit e Këshillit).
Në shtator të këtij viti këshilltarët socialistë, në zbatim të porosisë publike të kryetarit / Kryeministrit paraqitën një mocion utilitar për shkarkimin e Veliajt. Motivacioni i tyre ishte thjesht nevoja administrative për të patur fizikisht “kryetarin në zyrë” dhe nuk lidhej fare me akuzën e SPAKut dhe implikimet politiko-morale të saj. Kjo e fundit, për ta, zerohej nga një interpretim maksimalist dhe fort i leverdishëm i prezumimit të pafajsisë: sipas tij edhe pse ka prova bindëse për krimin e ofiqarit, madje edhe krim në flagrancë, ai/ajo mund të qendrojë në ofiq deri ne vendimin gjyqësor të formës së prerë.
Mocionin socialist të shtatorit e votuan edhe këshilltarët e opozitës (edhe në këtë rast porosia publike erdhi nga partia qendrore) megjithë natyrën joparimore e problematike të tij. Mbase nga ndrojtja se mos dukeshin si tepër pro Veliaj meqë ishin shprehur me të drejtë për respektimin e garancive procedurale për të.
Nëse imagjinojmë një çast se socialistët në Këshill e në Qeveri do të aprovonin mocionin demokrat të majit, debati në Gjykatën Kushtetuese do të ishte më pak mbi procedurën e më shumë për thelbin e çështjes. E kështu më interesant për teleshikuesit.
2-dhe dilema Bela
Në prill 2024 KM Rama i bëri thirrje homologut spanjoll Pedro Sanchez të mos tutej nga kritikat e shpifjet dhe si udhëheqës i mençur e i ndershëm i “lëvizjes tonë socialiste” të vazhdonte të qëndronte ne krye të qeverisë spanjolle.
Publiku shqiptar që nuk njihte kontekstin mund të jetë habitur me këtë deklaratë. Por Sanchez i përballur me kritika e fajësime për korrupsion që implikonin edhe të vëllain e të shoqen luajti një rreng klasik: ai deklaroi se do të izolohej pesë ditë si murg e të reflektonte se “çfarë vendimi madhor do të marr për jetën time”. Kuptohet shokë e miq i thanë qëndro; dhe ai vetë mbas murgjërisë së shkurtër tha se urtësia e këshilloi të mos jepte dorëheqjen.
Kush sheh analogji midis situatave personale të kryeministrave mbetet në të drejtën e tij; por gjithësesi duhet të marrë parasysh se sot, mbas një viti e gjysëm, e shoqja dhe i vëllai i Sanchezit po përballen në gjyq me akuza të ndryshme për korrupsion, abuzim, trafik influence e keqbërje të tjera. Gjithësesi analogjia mbaron këtu. Sepse Sanchez, kur ministri i Infrastrukturës Abalos po në 2024 u mor i pandehur për vepra penale me tendera, e përjashtoi atë menjëherë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste Punëtore Spanjolle dhe në vijim edhe nga partia (nga posti i ministrit e kishte hequr më herët). Opozita e djathtë pretendoi se e bëri për të shpëtuar imazhin e postin e vet; socialistët në pushtet e quajtën vendim parimor. Por pavarësisht nga motivet e pretenduara, e gjithë Spanja ra dakord që ajo ishte lëvizja e duhur.
Në këtë pikë Kryeministri ynë nuk ngjason më me z. Sanchez. Mbasi u mor vesh se znj. Balluku, Ministër i Infrastrukturës, ishte marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë ai iu përgjigj një gazetari se “ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm…”. Me të njëjtën lehtësi sikur të thoshte ne kemi punën tonë e Mongolia ka punën e saj.
Ka lexues që, si dhe plot komentues në rrjetet sociale, mund të më thonë po në kohën tuaj kush jepte dorëheqje. Edhe sikur gjatë qeverisë së PD të mos jetë vepruar mirë nuk është argument që të veprohet keq apo edhe më keq 15 vjet më vonë. Por meqë flasim për atë kohë unë kujtoj tre raste: një ministër që dha dorëheqjen mbas pretendimeve se i vëllai kishte ndërhyrë kundraligjshëm në ca tendera, një tjetër ministër para Gjykatës së Lartë po për tender rruge madhore mbasi partia e vet ja hoqi imunitetin e si përfundim nuk u gjet fajtor si dhe një drejtor i përgjithshëm që u akuzua për një ngjarje të v1995 por u shpall i pafajshëm në të tëra nivelet. Shpresoj të mos jem harraq e subjektiv por këto dosje penale ishin komplekse dhe nuk dëshmonin qartazi për fajësinë e të pandehurve.
A mund të thuhet kjo për dosjen Llogaraja? Tenderi u fitua fillimisht nga një kompani shqiptare për 140 milionë euro, u anullua befasisht e pa shpjegim e pastaj me procedurë të dyshimtë ju dha dy kompanive turke për 172 milionë euro; ato dy kompani ia dhanë punën po asaj kompanie shqiptare për 140 milionë euro (!) dhe diferencën prej 32 milionë e raportuan në tatime si 1 milionë shpenzime administative dhe 31 milionë fitim (!!!).
Hetimi dhe dëshmitarët treguan se Balluku (dhe Rama) kishin fluturuar në Turqi për të takuar këto dy kompani para se të hapnin tenderin e dytë +32 milionë. Postime në Facebook të takimit u fshinë misteriozisht mbasi ky takim u rrëfye nga ish superministri i qeverisë Rama z. Ahmetaj por ato u rikuperuan nga hetuesit përmes asistencës amerikane si dhe u gjenden sms të drejtorëve të ministrisë të cilat fundosin titullarin e saj.
Është interesant të shihet llogariidhënia qeveritare për këtë rast. Në nëntor 2024, në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë e Financat për p/buxhetin 2025, një deputet demokrat i kërkoi ministres Balluku të shpjegonte pse Llogaraja ishte tenderuar për herë të dytë dhe shumë më shtrenjtë. Përgjigja e znj. Balluku ishte: 1) kjo është shpifje; 2) batutë me aludime seksuale dhe 3) kërcënim me kallzim penal për deputetin.
Të tjera fakte mund të dalin kur të rrjedhë në media dosja e plotë e akt-akuzës. Por edhe pa to pamja është e qartë. Ashtu si edhe rivali brendapartiak Veliaj, ministrja Balluku nuk ka një nivel ndërgjegjeje personale që e shtyn drejt dorëheqjes. Edhe partia e vet, siç e tha me figuracion absurd kryetari i saj, nuk ka punë dhe nuk don të ketë punë me gjyqësorin, me faktet e zbuluara prej tij, me drejtësinë, me përgjegjësinë dhe me vetë shoqërinë. Ajo don të rrijë në flluskën e vet të tenderave +32, të propagandës dhe të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Deri sa t’a heqin me çdo kusht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38