Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stabiliteti i lëkundur i Putinit
Si do të reagojnë sillovikët (të fortët) e rrethit të afërt të Putinit, të cilët janë të vetëdijshëm për brishtësinë e tyre? Janë të pakënaqur oligarkët të cilëve nuk u intereson fati i vendit por humbja e fitimeve. Nacionalistët e egër nuk i’a falin Putinit që nuk po komandon më me vendosmëri në luftë dhe nuk po përdor armët luftarake moderne dhe vrastare.
Boshko Jakshiç / Politika
Në fjalimin pesëminutësh drejtuar kombit, në kohën kur ende nuk dihej se cili do të ishte epilogu i ftesës për kryengritje të pronarit të ushtrisë private “Vagner”, Putini i ngrysur e krahasoi situatën me revolucionin në Rusi në mesin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1917.
“Intrigat, konfliktet dhe politizimi pas shpinës së ushtrisë dhe kombit u shndërruan në tërmetin më të madh, shkatërrimin e ushtrisë dhe shpërbërjen e shtetit, gjë e cila në fund shpuri në tragjedinë e luftës civile”.
A nuk është kjo deklaratë, e bërë në këto orë dramatike të historisë së re ruse dhe të pushtetit të tij dydekadash, pranim i faktit se shteti dhe estabilishmenti i tij politik dhe ushtarak nuk janë monolit, ashtu sikurse e ka pas bindur popullin duke ruajtur fshehtësinë e raporteve në krye të shtetit për më shumë se dy dhjetëvjeçarë?
Nëse Rusia në duart e Vladimir Leninit e mbërtheu fitoren në shinat e humbjes, atëherë Putini më shumë ngjet me Carin Nikolla i parë – gjë që nuk është edhe aq shumë shembull frymëzues për popullin rus. Ekziston edhe një ngjashmëri me kohën e Luftës së Parë Botërore të cilën Putini nuk e përmendi: korrupsioni dhe mungesa e kompetencës së krerëve ushtarakë. Ky fakt ishte edhe shkaku kryesor i zemërimit të pronarit të “Vagnerit” Jevgenij Prigozhin, i cili luftëtarëve të tij me të kaluar problematike u përpoq t’u ofrojë mbrojtje duke pohuar se kreu ushtarak në Moskë dëshiron t’i shkatërrojë.
Marshi i “Vagnerit” lëkundi kredibilitetin dhe legjitimitetin e shefit të Kremlinit, i cili dinte të ndryshonte gjeneralët që nuk i sillnin fitore, por nuk dinte çfarë të bënte me komandantin e mercenarëve forcat e të cilit e kthyen fatin e luftës në favor të palës ruse.
Forcat qeveritare u tërhoqën nga rrugët e Moskës meqenëse lëvizja e kolonave të mercenarëve u ndërpre në mes të natës, por gjithsesi ajo dëmtoi rëndë reputacionin e liderit që dënon pa mëshirë cilindo që refuzon autoritetin e tij. Prigozhini me ftesën për kryengritje bëri pikërisht këtë, megjithëse shënjestra e tij nuk ishte presidenti, por ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Valerij Gerasimov.
Agresioni theu mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë ruse dhe zbuloi shumë gabime në planifikimin dhe realizimin e veprimtarive luftarake. Prigozhini shprehet se dy gjeneralëve ua ka thënë në sy se janë të paaftë. Kryengritja e 25.000 mercenarëve nxori në dritë brishtësinë e pushtetit autokratik dhe zhbëri reputacionin e Putinit në radhët e rusëve, përfshirë edhe të atyre që mbështesin invazionin, të bindur se Perëndimi dëshiron të asgjësojë atdheun e tyre.
Të mbrojturin e tij të deritanishëm, Putini e quajti “tradhëtar” i cili duhet dënuar. Vetëm disa orë më vonë – kur kolonat e Vagnerit arritën 200 kilometra afër Moskës – pranoi që ai dhe luftëtarët e tij të kalojnë në Bjellorusi, ku do të jenë krejtësisht të lirë. Nëse Putini nuk është në gjenjde të kontrollojë ushtrinë private për krijimin e së cilës është përkujdesur vetë në vitin 2014, atëherë kjo do të thotë se është krisur koraca pas së cilës ai është fshehur që prej dy dekadash.
Dihet se kompromisi nuk është cilësi e autokratëve, dhe fakti që Putini bëri lëshim, është shenja e parë që tregon se nuk ka kontroll të plotë mbi njerëzit dhe ngjarjet, ashtu sikurse supozohej. Prigozhini i’a arriti asaj që sipas vlerësimeve të ekspertëve politikë ishte pothuajse e pamundur: u përball me Putinin duke e sfiduar nga brenda, nga brenda Rusisë.
Ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje të cilat priten me padurim. Përse Putini nuk ndërmjetësoi vetë, por ia la në dorë marrëveshjen Aleksandër Lukashenkos? Me çfarë do të merret Prigozhini ne ekzilin bjellorus? A do ta ndryshojë Putini kreun e ushtrisë? Ndarjet në ushtri në "“njerëz të terrenit” dhe “njerëz të salloneve” a do të kalojnë edhe në eshalonet e politikës?
Vështirë se mund të kemi një përgjigje të shpejtë, por nuk ka garanci që ndonjë Prigozhin tjetër ta kërcënojë përsëri Kremlinin. Putini hoqi me shpejtësi rrufeje pllakatat e “Vagnerit” që bënin thirrje “Bashkohuni me fitimtarët”, por tanket e kryengritësve nëpër rrugët e Rostovit janë dëshmi e ndasive që të kuotojnë ditët e kryengritjes së vjeshtës së vitit 1993 dhe shkatërrimin e Shtëpisë së bardhë, selia e Këshillit të lartë në kohën e Boris Jelcinit.
Lufta e dytë në Çeçeni, në vitet 1999-2000, i mundësoi Putinit ta konsolidojë pushtetin e tij të bazuar në rilindjen e krenarisë kombëtare, promovimin e patriotizmit, marrëveshjet me tajkunët dhe terrorizimin e opozitës e cila sot ose është në burg ose jashtë vendit. Lufta në Ukrainë nuk e dëmtoi shumë imazhin e presidentit në popull megjithëse shumë pak gjëra shkuan sipas planit të tij dhe një milion njerëz u larguan nga Rusia. Ai edhe sot e kësaj dite eviton të përcaktojë se çfarë do të thotë për të suksesi në këtë konflikt të cilin me çdo çmim përpiqet ta krahasojë me fitoren në Luftën e madhe patriotike 78 vite më parë.
Formula e Putinit është “përçaj e sundo”. Vitet e fundit margjinalizoi Lavrovin dhe, duke militarizuar shoqërinë ruse, promovoi Sergein tjetër- Shojgu. Më tej ministrin e mbrojtjes i’a la në dorë Prigozhinit dhe kritikave të tij për korrupsion të gjeneralëve të cilët qëndrojnë të ulur në kabinetet luksoze. Shefi i Kremlinit për muaj të tërë e toleroi, madje ndoshta edhe e inkurajoi këtë konflikt nga pozitat e arbitrit. Në muajin maj falenderoi Prigozhinin për marrjen e Bahmutit. Pak javë më vonë mbështeti ministrin e mbrojtjes i cili u ofroi mercenarëve të nënshkruajnë kontrata me ushtrinë e rregullt deri me 1 korrik. Ndoshta Prigozhini u hodh në aksion sepse atë afat e shihte si rrezik për kontrollin mbi forcat e tij.
Taktika “përçaj e sundo” ka sukses atëherë kur lideri ka fuqi të padiskutueshme ndërsa fraksionet rivale nuk kanë fuqi të bëhen të pavarur. Fakti që Prigozhini kundërshtoi direkt Putinin, duke i thënë se ka gabuar që e ka quajtur tradhëtar, dëshmon se Putinit i ka rënë forca. Madje Prigozhini nuk e humbi rastin të turpërojë edhe komandën e lartë ushtarake: si është e mundur që vagnersave u janë dashur gjashtë muaj t’ua marrin ukrainasve Bahmutin, ndërsa vetëm gjashtë orë për të vënë nën kontroll qendrën komanduese në Rostov?
Putini vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe në opinionin publik, por këta mund të jenë rezultate të gënjeshtërta të anketave ruse, në vendin në të cilin dënimi prej 15 vjetësh burg kërcënon atë që “publikisht dhe pa dashur përhapin informacione të gënjeshtërta mbi aktivitetet e forcave të armatosura ruse”. Është indikative se Putini ka mbështetje të fortë nga banorët e vjetër fshatarë, pak të arsimuar dhe të varfër, por jo nga të rinjtë, të arsimuar dhe të pasur. Po zgjerohen gjithnjë e më shumë protestat antiluftë pa marrë parasysh se regjimi ka burgosur 20.000 demonstrues. Putini po humb të ardhmen.
Si do të reagojnë sillovikët e rrethit të afërt të Putinit, të cilët janë të vetëdijshëm për brishtësinë e tyre? Janë të pakënaqur oligarkët të cilëve nuk u intereson fati i vendit por humbja e fitimeve. Nacionalistët e egër nuk i’a falin Putinit që nuk po komandon më me vendosmëri në luftë duke mos përdorur mjetet luftarake moderne dhe vrastare.
Pushtetet dhe vendet monolite i kërcënojnë lëvizjet e fshehta separatiste në shumë zona dhe republika - nga Dagestani dhe Çeçenia e deri në Arhangelsk e Novosibirsk – ku në fshehtësi ëndërrohet për referendume për dalje nga Federata ruse. Kompani të mëdha si puna e “Gaspromit” po krijojnë ushtri private që do të mund t’i mbrojnë në momentet e kaosit të mundshëm.
Kryengritja e Prigozhinit ka ndryshkur reputacionin e presidentit i cili është i detyruar të jetojë nën hijen e pronarit militant të ushtrisë së mercenarëve që vetë e ka krijuar. Diktatorët nuk duan që t’u ndodhin kësi gjërash, por nëse u ndodhin ata kanë gati recetën: forcim të represionit në mënyrë që situata të mos i dalë më prej kontrollit.
Nuk ka dyshim se Putini do ta ruajë pushtetin, por do t’i duhet të jetë më i vëmendshëm, ndoshta edhe më brutal ndaj çdokujt që mund ta kërcënojë. Për këtë duhet t’i jetë mirënjohës Prigozhinit.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38