Flash News

OPINEWS

Tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës !

Tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës !

Nga Irena Beqiraj 

" Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor."
Në demokraci sapo ngrihet një akuzë nga organet e drejtësisë për anëtarin e qeverisë plotësohen kushtet që ai japë dorëheqje të "pa revokueshme ". Sepse kur akuzat vijnë nga organet e drejtësise të cilat kanë për detyrë të hetojnë nuk ka as dalje nga territori e as presion. Madje me anë të dorëheqjes së parevokueshme e cila është diskrecion vetëm i moralit , karakterit, edhe personalitetit të individit që jep atë , edhe askujt tjetër, antari i qeverisë me besimin tek drejtësia edhe e vërteta pranon të jetë i barabartë si gjithë të tjerët para drejtësisë . Nëse antari i qeverisë nuk e kupton rëndësinë e këtij akti për demokracinë edhe legjitimitetin e qeverisë ku bën pjesë , Kryeministri e shkarkon !
Duke dhënë "dorëheqje të revokueshme" Belinda nuk ka pranuar përgjegjësitë edhe detyrimin për të dhënë llogari para drejtësisë, madje përkundrazi kërkon të përballet me të e veshur me pushtet . Revokimi i dorëheqjes së saj nga ana e Kryeministrit siç e pohoi sot ( nëse dorëheqja ka ekzistuar) krijon një situatë ose një territor veprimi të papreçedentë për drejtësinë në demokraci. Qëndrimi i Belindës në detyrë pas akuzave aq më shumë për vepra penale të përsëritura ishte funerali i qeverisjes së bazuar tek parimet ku disiplina imponohet sepse autoriteti dhe përgjegjësia janë të lidhura ngushtë dhe dështimi përfshin pasoja politike.
E pra, dorëheqja e revokueshme të Belindës në fazën kur u ngritën akuzat edhe revokimi I saj nga Kryeministri tregojnë 1) se ajo nuk ka pranuar, asnjëherë se kushtet që ajo të jetë si gjithë të tjerët pa pushtet para drejtësisë janë plotësuar, edhe 2) se edhe 300 dorëheqje të tjera nuk ndryshojnë asgjë . Ato thjesht përforcojnë një situatë mospranimi e cila ka çuar gjithë sistemin në një territor të panjohur për demokracinë.
Në këto kushte siç Kryeministri mendon se është në dorën e tij të gjykojë nëse kushtet janë plotësuar apo jo, është po aq madje edhe më shumë në dorë të prokurorit , gjykatësit , mediave apo edhe të publikut të gjykojë nëse kushtet janë plotësuar apo jo .
Nëse kryeministri dëshiron që të jetë i vetmi prokuror , gjykatës, i vetmi përcaktuesi i frymës edhe i gërmës së ligjit , apo për më tepër i vetmi formëzues i opinionit publik ..... zamet e ka por duhet të shpall mbretërinë !

Të fundit