Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Dr Luan TOPÇIU
Vangjo Vasili është i mirënjohur si piktori poet sqimëtar i natyrës. Në vite ka ravijëzuar një profil piktori profesionist të pangatërrueshëm, unitar, homogjen, të dallueshëm qartazi. Vasili, duke poetizuar hapësirën në pikturën e tij, rrëfen fabulat e tij, me detaje onirike, me finesë dhe me përmbajtje kromatike, duke na ftuar në një realitet ëndërrimtar, plot gjeste delikate, të brishta, të përmbajtura, si për të mos zgjuar natyrën nga ëndërrimi. Peizazhi i tij është i aftë të nxjerrë në pah lëvizjen e lëndës, harmoninë, drejtpeshimin. Delikat, fin e dritësor, evokues i qetësisë dhe harmonisë, Vangjo Vasili bëhet krijuesi i një hapësire poetike paradisiake të atmosferës, ku spikat loja e ndërkalimeve të dritës, duke dëshmuar një ndjeshmëri të rrallë ndaj pahut, ajrit dhe, posaçërisht, ndaj ujit. Ai arrin të transmetojë drithërimat e ndryshimeve kromatike të atmosferës, të nuancave të dritës, të plein air-it, por edhe ato të lëvizjes së ujit nën poetikën e peizazhit.
Artisti dëshmon dashurinë për vendlindjen, duke e sjellë dhe risjellë atë në hipostaza kaq të ndryshme drite dhe lëvizjeje. Por këndi i preferuar është bregu i liqenit, sepse punimet e tij na japin një paradigmë të pahut dhe toneve të dritës, veçanërisht, të syprinës së liqerit, por edhe një paradigmë të stërhollësive të atmosferës, të reflektimeve të objekteve në ujë, të variacioneve ngjyrore të stinëve, të Malit të Thatë, të bimësisë përreth liqenit etj. Liqeni është objekti ku autori derdh dashurinë. E heton atë me pasion në të gjitha kalimet kromatike të mundshme, e përshkruan vizualisht me finesën e një poeti, i përzgjedh çastet me sqimë e përkujdesje fanatike.
Në tablotë e Vangjo Vasilit marrin jetë personazhet e përrallave dhe të legjendave kombëtare në pamjet reale të peizazhit, që i pranëvendosen një realiteti mitik. Çdo objekt, çdo element është i veshur me një tis legjende e misteri, duke i dhënë peizazhit një frymë arketipale. Personazhet folklorike fluturojnë në hapësirë, dalin nga një mjedis familjar dhe jetojnë në paqe me peizazhet; bota reale bashkëjeton me botën e përrallës, bota e sendeve konkrete plekset me botën e ëndrrës për të jetuar së bashku në kuadrin piktorik. Ndonëse figurat qëndrojnë pezull në atmosferë, piktori di t’u japë natyrshmëri. Ato janë në ajër, të çliruara nga pesha dhe nga graviteti, në një atmosferë tërësisht të lexueshme vizualisht: duket se realiteti dhe përralla, mitikja dhe realja në këtë peizazh nuk kanë kufij mes tyre. Tejpashmëria e ngjyrave krijon ndjesinë e një hapësire të hapur, të një qielli, ku qeniet dhe objektet lëvizin para syve të spektatorit pa ndërprerje.
Onirizmi është pasqyra e magjishme ku projektohen imazhet emocionuese të këtij artisti, që vendosen dhe bëjnë një jetë në një unitet të plotë. Piktori sjell prej intimitetit të vendlindjes, magjinë e saj, lojën e ngjyrave dhe dritës në Liqenin e Ohrit, qetësinë natyrore që mbretëron në këtë cep gjeografik, ku takohet mali i lartë, i dekoruar nga vragat e dëborës, me ujërat e një liqeni të pushtetshëm si det. Ashtu si dhe Mark Chagall-i, Vasili sjell poetikën e viseve ku ka lindur, duke u shndërruar në një mesazher i poetikës së natyrës së atij amfiteatri natyror rreth liqenit të Ohrit.
Natyrisht, peizazhi shihet në mënyrë të ndryshme nga secili individ dhe vëmendja e akëcilit drejtohet nga ajo që është e posaçme, disa syresh tërhiqen nga pjesa, të tjerët nga detaji, të tjerë nga e tëra. Peizazhet e Vangjo Vasilit jo vetëm riprodhojnë natyrën, por ato evokojnë, shprehin gjendje të caktuara. Gjithçka kalon nëpërmjet filtrit përzgjedhës të një artisti të ndjeshëm, të zhytur në transparencën e sipërfaqeve dhe poetikën e hapësirës. Në këtë kuptim, më duken sugjestive fjalët e piktorit të shquar rumun, Nicolae Grigorescu-t: “Sa herë më ka ndodhur, kur nuk i kam pasur ngjyrat me vete, të shoh një cep të natyrës së admirueshme. Shihja orën, që të nesërmen të kthehesha pikërisht në të njëjtën orë, për të punuar. Kthehesha të nesërmen, por nuk kishte mbetur asgjë. Aty ishin pemët, ishte lugina dhe ishte e njëjta dritë, por... Unë nuk isha më ai i djeshmi.” Mund të themi lirisht se qendra e rëndesës në marrëdhëniet midis autorit dhe natyrës, në rastin e piktorit Vangjo Vasili, është autori, subjekti, interpretimi vetanak. Paul Cezanne thoshte se "Peizazhi mendohet brenda meje, unë jam vetëdija e tij”.
Mund të themi se piktura në plein- air e Vangjo Vasilit nënkupton jo vetëm studimin e sqimët të natyrës, përballjen me të, por, më së shumti, rikrijimin e saj të personalizuar, përmes kompozimit, shkallëzimit kromatik të dritës, ajrit, ujit, deri në nuancat më fine të mundshme, por edhe përmes gjendjes shpirtërore që transmeton tabloja. Janë tipare që ndërtojnë profilin e këtij piktori unik në origjinalitetin e vet, përherë në kërkim të asaj që duket e pamundur në pikturë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38