All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OPINEWS

Veliaj është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

All - Paragraf - 1

Veliaj është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

I dashur SPAK, natyrisht kjo është një metaforë rreth së vërtetës lidhur me funksionet publike e jo ato biologjike. Struktura e Posaçme lajmëroi këtë javë akuzë ndaj kryebashkiakut të pandehur Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe. Pastrim parash e fshehje pasurish. Janë marrë në akuzë rreth 30 persona. Aty ka zyrtarë bashkie, biznesmenë, specialistë, viktima, derdimenë, dele e banorë të tjerë të koopshtit.

All - Paragraf - 3

Një nga elementët thelbësorë të hetimit flet për një zonjë financiere të bashkëshortes Xoxe dhe pendesa e saj paska mbushur thesin e fakteve për çiftin bashkiak.

Por kjo është më fort një dredhi e amnisti sesa udhë drejt rrënjëve të masakrës së financave publike.

Çfarë po harrohet me një padashje të qëllimshme?!

Erion Veliaj, kryetar bashkie, është “çift” në pushtet e parti me Edi Ramën dhe jo me Ajola Xoxen.

Pasuri e fshehur dhe e pastruar?!

Nga i paskan ardhur Veliajt këto para në papërputhshmëri me ligjin?! Natyrisht, nga shpërdorimi i detyrës. Përdorja e pushtetit!

Inceneratorët, 5D, Eco Tirana, Teatri Kombëtar, Ndrangheta, tendera rrugësh, shërbimesh, leje ndërtimi, etj.

I marrim me radhë, shkurtimisht:

Përse mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal, organizatës kriminale, siç parashikon neni 28 i Kodit Penal, kur numri i të pandehurve është mbi 100 dhe abuzimet me qindra milionë euro me lidhje të dyfishta bashki-qeveri?!

Koncesioni i ideuar dhe kërkesa zyrtare e firmosur nga Veliaj në emër të Këshillit Bashkiak — 430 milionë euro — ku Rama ka firmosur bonus për një kompani fantazmë, a i bashkon “çiftin” Rama-Veliaj?!

Shembja e tij, ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese konstaton shkeljet e ligjit — a ishte një porosi, urdhër i Ramës për Veliajn?! Rezultati dihet dhe vijon tenderi i ndërtimit?! A e lidh kjo “çiftin” Rama-Veliaj?

Dosja e antimafias italiane e vitit 2020, ku njerëzit e Ndranghetës në Tiranë, të dënuar në Itali, marrin leje për kulla shumëkatëshe — së paku 180 milionë euro ofertë ndërtimi dhe tendera në disa ministri. Madje edhe në Ministrinë e Jashtme, kur kjo drejtohej nga Rama pas largimit të Cakajt. A i lidh kjo “çiftin” Veliaj-Rama?!

Kompania tjetër e gjoja pastrimit me ortakëri në Verona, ku pjesa italiane kishte lidhje me Ndranghetën dhe atje u bënë arrestime e sekuestrime. Thuajse u bë pas kurrizit të KM?! A e lidh kjo bashkë “çiftin” Veliaj-Rama?!

A nuk ishin Veliaj dhe drejtorët bashkë?! A nuk ishin ekipi elektoral dhe prodhues të fitoreve të kërkuara nga Rama?! A nuk ka dijeni Rama për hotelin, edhe ai kaluar nga zyra ku ai vendos dhe vulos?! A i lidh edhe kjo bashkë “çiftin” Veliaj-Rama?!

Miliona metra katrorë ndërtim në pallate e hotele. Ndërsa dihet se mbi katet e larta e përpjetë, leje merret nga zyra e drejtuar nga Rama, ndonëse ca tefterë dorëzohen në bashki. Këtu, sipas gjithë raporteve të DEA, DIA, Europol, CIA, pastrohen miliarda euro me “nënë” kokainën. A i lidh kjo bashkë “çiftin” Rama-Veliaj?!

Çështjet janë të shumta. Abuzimet gjithashtu. Natyrisht, bashkëshortja dhe vëllai i Veliajt janë në përfitimet e punës së kapërcyer ligjërisht nga kryebashkiaku. Financierja e penduar nuk i di këto, por publiku natyrisht i njeh mirë.

Po përse SPAK nuk i sheh si “çift” abuzues të pushtetit në gjithë këto dosje të çiftit Rama-Veliaj?!

Por dita e njoftimit të akuzës për marrjen të pandehur, por qëndrimin kryetar, ishte një dremitje politike — sikur në godinën e xhamtë ka ndodhur një ujdi dhe jo një padi...  

Të fundit