All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OPINEWS

Zbulohen emrat e “Dream Team” – Shqipëria 2030

All - Paragraf - 1

Zbulohen emrat e “Dream Team” – Shqipëria 2030

Nga Hysni Gurra

All - Paragraf - 3

Të gjithë në Rilindje i kanë zënë ethet e gushtit.

Nga ajo që sjellin burimet pranë rilindjes, ky kabinet do jetë me teknokratë, thuhet.

Më poshtë kabineti i mundshëm Rama-4:

- Edi Rama – Kryeministër dhe Ministër i Artit Modern.

- Lulzim Basha - Zv.kryeministër dhe Ministër i Anglishtes fluently. E lyp nevoja për intergrim në Europë.

- Iris Luarasi – Ministre e Shkencës dhe Filozofisë. E ka lyp Akademia e Shkencave.

- Sara Mile – Ministre e Fëmijëve. E lyp nevoja për gëzimin e çdo fëmije me lodra “tregu” kineze falas.

- Tërmet Peçi – Ministër i Bujqësisë. E kanë lyp vetë fermerët e tronditur.

- Antoneta Dhima – Ministre e Blegtorisë. E lyp nevoja për tufëzimet.

- Ceno Klosi – Ministër i Allishverishit. E kanë lyp grupet e interesit.

- Belinda Balluku – Ministre për Marrëdhëniet me Dubain dhe vendet e tjera arabe. E kanë lyp vetë mbretërit për investime.

- Ervin Demo – Ministër i Plagjiaturës së Ndershme. Program: çdo tezë kopjohet me citim korrekt.

- Taulant Balla – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Grupet e Strukturuara që mbahen me djersën e ballit. E kanë lyp vetë njerëzit e punës.

- Zeqine Caushi – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Gaz Bardhin. E ka lyp Luan Baçi.

- Piro Dhima – Ministër i Sportit. E ka lyp greku. Që çdo seancë parlamentare të hapet me një përshëndetje, “jasas palikari”.

- Romina Kuko – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Ambasadorët. E kanë lyp vetë diplomatët, s’dihet arsyeja.

- Shën Ollga Spiropali – Ministre për Luftën në Ukrainë. E ka lyp vetë shef Zelua, atij s’i bëhet fjala dysh.

- Erion Braçe – Ministër i Bujqësisë Lokale (vetëm për Myzeqenë). E kanë lyp vetë banorët pasi nuk u ecën kastraveci, karrota…që kur ka ik ai.

- Milva Ekonomi - Ministre e Brand-it. E lyp nevoja që kryeministri të promovohet si brand dinjitoz.

- Pirro Pizevengu - …vazhdon Ministër i Luftës. E ka lyp NATO vetë.

- Arkend Balla - Ministër i Arsimit. E lyp nevoja për zgjerim të arsimit profesional. Siç e do Europa.

- Neomalsorja - Ministre për punët Botnore. E ka lyp vetë UNESCO, për punë t’trashëgimisë botnore

- Fadil Nasufi - Ministër i Shëndetësisë. E kanë lyp mbi 700-mijë pensionistë se s’po zenë rehat me atë ilaçin që del reklamë për prostatën dhe atë të dhimbjeve të kyçeve.

- Mirela Karabina - Ministre Arsimi. E ka lyp Luli si më besniken e tij. (Do e ndajë postin me Pampurin 2 vjet njëra 2 tjetra.

- Ardit Bido - Ministër i Brendshëm. (Këtë se ka në dorë as Rama, më thonë. Punët e Zotit.)

 

Të fundit