Opinioni i “Venecias” për ‘Kushtetuesen’, Spahiu: Fitoi Meta, Rama dhe Berisha e humbën 3 milion shqiptarë

Ish-kreu i aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar më tepër si fitore të politikës përgjigjen e komisionit të Venecias, sesa opinion që interpretonte se kush kishte të drejtë për Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për “Open”, Spahiu ka folur me tone të ashpra referuar Opinionit të “Venecias”, i cili sipas tij i dha fitoren  Metës, Ramës dhe Berishës dhe nxori të humbur 3 milion shqiptar.

Kanë fituar Meta, Rama dhe Berisha dhe humbën 3 milion shqiptarë. Duke e njohur ata që janë emëruar ata janë të emëruar nga këta, i kanë miratuar.

Humbën dhe ambasadorët, që bënë disa deklarata që humbën pastaj. Kemi një drejtësi të konrtrolluar nga këta të tre. Sepse BE dhe SHBA futën në institucione opozitën jashtëparlamentare që vetëdogji veten, dhe me marrëveshjen pranuan që faktori politik janë këta të tre, mund të kemi rotacion por këta të tre do jenë gjithësesi”, tha ai.