Flash News

KRYESORE

Opozita bëhet 'gjermane'

Opozita bëhet 'gjermane'

Flamujt e përhershëm të protestave shqiptare janë përbërë nga ai kombëtar ndjekur nga ata  amerikanë dhe tek-tuk edhe ndonjë flamur i Bashkimit Europian. Në protestat e fundit të Opozitës së Bashkuar me moton 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa', është shfaqur edhe flamuri gjerman. Në protestën e gjashtë kombëtare, në afërsi të podiumit ku fliste kryetari i opozitës Basha, valëvitej një flamur i vetmuar gjerman me të cilin lideri demokrat bëri edhe një gjest simbolik duke e prekur tringjyrëshin teuton.

Në protestën e sotme shihet një numër i shtuar i flamujve gjermanë duke u bërë një prej simboleve më të shpeshta në protestë.

Ky 'afrimitet' i opozitës me simbolin kombëtar gjerman lidhet me faktin se politikanët nga Berlini kanë qenë kritikë me qeverinë Rama duke mbetur ndoshta të vetmit me këtë qasje ndaj asaj që opozita shqiptare quan 'instalim të autokracisë në Tiranë".

Nënkryetari i grupit të CDU-CSU në Bundestag madje ka deklaruar se, as tërheqja e Ramës dhe as shtyrja e zgjedhjeve nuk duhet të jenë tabu.

Të fundit