Flash News

KRYESORE

“Opozita bën poezi", Rama: Tampone, vetëm atyre me simptoma

“Opozita bën poezi", Rama: Tampone, vetëm atyre me simptoma

“Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të pranojë një nga kërkesat e opozitës, kryerjen e më shumë tamponëve ndaj qytetarëve të dyshuar me koronavirus. Sipas Ramës, i cili foli në emisionin “Open”, asnjë vend tjetër nuk bën tampoen të shumtë. Sipas tij, bëhet vetëm për ata që kanë simptoma të shumta.

‘Unë mund të bëj një tampon dhe mund të rezultoj pozitiv. E vetmja gjë që do më thonë është qëndro në shtëpi dhe kujdesu për vetën me ato ilaçe. Këtë ma thonë edhe pa bërë testin. U kemi kërkuar qytetarëve të qëndrojnënë shtëpi. As Zvicra dhe asnjë vend tjetër nuk bëjnë tampone të shumtë, bëjnë vetëm për ato që kanë simptoma të shumta. Në Zvicër plumbat ndaj armikut janë ruajtur vetëm për moshat mbi 65 vjeç”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama ka komentuar edhe propozimet e opozitës, që kërkon të mos paguen dritat, uji apo taksat. Rama shprehet se “kjo nuk mund të ndodhë, sepse kështu i bie të shkatërrohet buxheti i shtëpisë sonë të përbashkët”, ndërsa shtoi “Edhe në luftë të gjithë punojnë, sigurisht jo si në paqe. Opozita bën poezi, ndërsa ne bëjmë prozë. Të bërit poezi në kohë lufte është papërgjegjësi” – tha Rama.

Të fundit