Flash News

KRYESORE

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak: 6 mandate janë false, mafia e naftës po betonizon “mushkërinë” e Tiranës

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak: 6 mandate janë false,

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë është shoqëruar me debate që në nisje të saj.

Opozita e bashkuar, PD e LSI ka braktisur mbledhjen menjëherë në shenjë proteste kundër 6 individëve që sipas këshilltarit të PD, Kreshnik Çollaku, kanë mandate të pavlefshme dhe false.

“Opozita, PD dhe LSI vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar më Këshillin Bashkiak. Shkak është bërë prania e 6 mandateve të bëra nul, janë false e sillen sikur janë këshilltarë. Prania e 6 individëve të tillë hedh në erë legjitimitetin e Këshillit Bashkiak. Pse duhen 6 njerëz pa mandat që nuk janë këshilltar”, u shpreh Çollaku.

Ai jep alarmin se në mbledhje kërkohet të votohen dy vendime që sipas tij janë kriminale për Tiranën, betonizimi i parkut “Rinia” dhe shembja e Tetarit Kombëtar.

“Janë këtu për të marr vendime kriminale. Projekti i sponsorizuar nga mafia më e re, ajo e naftës në Tiranë, për të gllabëruar mushkërinë e vetme në Tiranë, parkun “Rinia”, kjo për të bërë çdo fëmijë të paguajë. Ky vendim kërkon votim 3/5.

Po ashtu, një vendim  tjetër është shkatërrimi i Teatrit Kombëtar dhe mbjelljes së kullave shumëkatëshe. Edhe ky vendim kërkon votim 3/5.

Këto vota nuk i kanë, nuk do t’i kenë sa të jetë kjo opozitë. Janë dy krime të rënda Tiranës, çdo gjë në atë sallë është e paligjshme dhe e kompromentuar. Duam të jemi në krahë të qytetarëve dhe artistëve. Erjon Veliaj është vetëm një zbatues, dirigjues është Edi Rama”, deklaroi para gazetarëve këshilltari i PD.

 

Të fundit