Flash News

KRYESORE

Opozita cakton datën për protestën e radhës, Basha: Të çmontojmë diktaturën

Opozita cakton datën për protestën e radhës, Basha: Të

Opozita ka caktuar datën për protestën e dhjete kombetare. Sipas burimeve nga PD, opozita do të dalë sërish në protestë të hënën e 8 korrikut, në orën 20:00.

Tubimi do të organizohet para Kryeministrisë me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e nje qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme.

Pas takimit me krerët e degëve dhe të bashkive të djathta, Basha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 10 kombëtare. “Dua të falënderoj nga zemra mbi 85% të shqiptarëve, dua t’i ftoj këta shqiptarë dinjitoz të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe, për të vazhduar të vendosur betejën tonë për çmontimin e diktaturës. Të gjithë bashkë në orën 20:00 në protestë”, u shpreh Basha.

Opozita e bashkuar dogji mandatet e deputeteve ne muajin shkurt dhe nuk mori pjese ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit per shkak te mungeses se besimit te Edi Rama, qe shihet si rrezik per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Opozita i mbeshtet pretendimet e saj ne precendetin e Durresit dhe te Dibres, ku pergjimet e publikuara nga gazeta Bild, vertetojne se pati shit-blerje masive votash nen 'dirigjimin' e zyrtareve te larte te PS, duke filluar nga Edi Rama te ministrat dhe drejtuesit lokale.

Të fundit