Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Opozita disponon fakte skandaloze”, deputetja Vokshi paralajmëron: Do publikohen së shpejti
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen fakte skandaloze që tregojnë përfshirjen e eksponentëve të lartë të mazhorancës në afera korruptive.
Në studion e lajmeve të televizionit ‘Fax News’, Vokshi nuk dha më shumë detaje për shtoi se skandalet që pritet të dalin do të shoqërohen me protesta të mëdha në vend.
“Ne kemi ofruar një zgjidhje për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi dhe politika, dhe zgjidhja është VETING-u në politikë, por mazhoranca e rrëzoi projektligjin. Opozita disponon fakte të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vijim për të parë se ku është përfshirë kjo qeveri. Do të ketë protesta shumë të mëdha”, deklaroi Vokshi.
Vendimin e opozitës së bashkuar për një marrëdhënie të kufizuar me parlamentin, Vokshi e argumentoi me faktin se Rama nuk ka pranuar të përjashtojë nga Kuvendi deputetë të lidhur me krimin dhe kriminelët.