Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Opozita do hyjë në zgjedhje me çfarëdolloj padrejtësie", Alibeaj: Do marrim pjesë edhe me këtë Kod zgjedhor
Opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme pavarësisht gjithçkaje, kjo është ajo çka ka deklaruar me fjalë të tjera ish- deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Alibeaj theksoi se pavarësisht padrejtësive me të cilat ata mund të përballen, qoftë edhe pa ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita do të marrë pjesë në zgjedhje pasi janë të bindur që do të mund të rrëzojnë këtë lloj pushteti me një qeveri e cila nuk përfaqëson dot as 15% të shqiptarëve.
"Në një situatë të tillë, ku ka një qeveri që nuk përfaqëson as 15% të shqiptarëve, ne jo vetëm që do të futemi në zgjedhje, por me çfarëdolloj padrejtësie në këto zgjedhje, edhe më këtë kod, edhe me policinë. Ne do të fitojmë, publiku shqiptar do të jenë ata që do të rrëzojnë këtë lloj pushteti. Mund të përdorë krimin siç ka bërë në zgjedhjet e kaluara, ne besojmë se varfëria e madhe jep revoltën, tashmë pushteti është cullak në sytë e njerëzve ne besojmë fort te refuzimi i mllefit i njerëzit dhe për këtë arsye shqiptarët e kanë sot sensin për të kuptuar që këtë lloj regjimi do duhet rrëzuar me çdo kusht me përballje, ne do të jemi aty. Do t'u ofrohemi njerëzve me program dhe me ide. Ky është detyrimi minimal që opozita ka", tha Albeaj.
Kujtojmë se, deklarata e ish-deputetit demokrat Alibeaj vjen pas paralajmërimit të presidentit Meta se do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme 2021 pas miratimit të Reformës Zgjedhore.