Flash News

KRYESORE

Opozita dorëzon ankimimin në Kolegjin Zgjedhor: Të çregjistrohen listat e kandidatëve

Opozita dorëzon ankimimin në Kolegjin Zgjedhor: Të

Partia Agrare Ambientaliste e mbështetur nga Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimimin ku kërkon çregjistrimin e listave të partive të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas PAA-së, KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor pasi pranoi një ditë me vonesë listat e kandidatëve. Kjo shkelje e Kodit për PAA-në duhet të sjellë edhe çregjistrimin e listave të partive.

Ishte vet kryeopozitari Lulzim Basha ai që njoftoi mesditën e sotme ankimimin në Kolegj, ndërsa ka kërkuar që të votohet pro tij në mënyrë që edhe ky institucion të mos bëhet pjesë e farsës së 18 qershorit.

Kriza politike mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor? PD do ankimojë vendimin e KQZ

Të fundit