Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, dy kushte për të vijuar punën
Opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, e cila në orën 18:00.
Opozita bën me dije se dy kriteret e saj për të vijuar punën në Këshillin Politik janë:
- Punë në mirëbesim
- Respektim i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit
Opozita jashtëparlamentare ka zbardhur dhe qëndrimin që do të mbajë në Këshillin Politik, siç është: paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve.
Deklarata e plotë e përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili:
Partia Socialiste ka ndërmarrë një akt të paprecedentë të dhunimit të besimit mes palëve politike, nëpërmjet ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës për çështje që prekin zgjedhjet, në kundërshtim flagrant me Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit. Kjo gjë vjen në një kohë, kur partitë politike kishin rënë dakord të punonin bashkërisht në Këshillin Politik, i cili u krijua për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes palëve për Reformën Zgjedhore.
Marrja e vendimeve për çështje që prekin zgjedhjet, jashtë Këshillit Politik, në një proces të mbyllur dhe ku u përjashtua Opozita politike e vendit, dëmton stabilitetin demokratik të vendit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë ju shkelët Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe zotimet e ndërmarra në Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Veprimi juaj i njëanshëm është në kundërshtim me Rekomandimin Prioritar Nr. 1 të OSBE-ODIHR, ku theksohet se: “Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, rikonfirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstrimin e përgjegjësisë së përbashkët për integritetin e procesit zgjedhor, partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore.”. Ishte ky Rekomandim që shërbeu si nxitje mes palëve për krijimin e Këshillit Politik, ku të gjitha forcat politike në vend janë të përfaqësuara. Është kusht i Këshillit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE që Reforma Zgjedhore të kryhet në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR dhe në një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës.
Pavarësisht njëanshmërisë suaj dhe shkeljes flagrante te Marrëveshjes se 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Opozita e Bashkuar ka treguar dhe rikonfirmon vullnetin e saj për t’i qëndruar dhe respektuar marrëveshjet politike të nënshkruara nga ana jonë. Kjo jo vetëm në respekt të votuesve tanë dhe qytetarëve shqiptarë, por edhe të partnerëve tanë strategjikë që kanë qenë të angazhuar me seriozitet dhe përkushtim, duke filluar me ngritjen e Këshillit Politik dhe gjatë gjithë kohës së funksionimit të tij.
Ndryshe nga Partia Socialiste që synon të minojë dialogun politik, Opozita e Bashkuar, është e vendosur për të respektuar vullnetin e qytetarëve dhe interesin më të mirë të Shqipërisë, për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, në përgjigje edhe të apelit të vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarw dhe, mbi të gjitha, për shkak se kjo çështje lidhet drejtpërdrejtë edhe me procesin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimi Europian.
Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar i qëndron Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe Marrëveshjes së 14 Janarit dhe, pavarësisht provokimeve të herëpashershme që bëhen nga ana e Partisë Socialiste, jemi të palëkundur në vullnetin tonë për respektimin e këtyre marrëveshjeve, si rruga e vetme për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pritshmërisë që ato kanë nga Reforma Zgjedhore.
Për të gjitha sa më sipër, duke shprehur qëndrimin e detajuar bashkëlidhur kësaj shkrese, konfirmojmë se:
Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00.
Në përfundim, më lejoni t’ju sjell në vëmendje se gjithëpërfshirja dhe konsensusi në përcaktimin e rregullave të garës elektorale kontribuon në krijimin e një klimë të stabilizuar politike përpara zgjedhjeve të radhës dhe rrit shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këto duhet të jenë qëllimet përbashkuese të të gjitha partive politike në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Koalicioni i Opozitës së Bashkuar është i vendosur për ta ruajtur këtë qëllim sic ka bere deri tani duke kontribuar ne arritjen e konsensusit per miratimin e rregullave zgjedhore.
NË EMËR TË OPOZITËS SË BASHKUAR
Përfaqësuesit në Këshillin Politik
OERD BYLYKBASHI PETRIT VASILI
QËNDRIM I DETAJUAR MBI VIJIMIN E PUNËS NË KËSHILLIN POLITIK
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, duke mbajtur në konsideratë se:
- Respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim dhe përshëndetur nga partnerët strategjikë të Shqipërisë;
- Kushti i Këshillit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit është realizimi i Refomës Zgjedhore në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR, ku gjithëpërfshirja dhe konsensusi në përcaktimin e rregullave të garës elektorale ka rëndësi themelore;
- Komisioni i Venecias ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, me standardet dhe opinionet e tij, në realizimin e çdo Reforme Zgjedhore në vendin tonë;
ju bën me dije sa më poshtë:
- Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë LIGJ. Formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore dhe për rrjedhojë formula e shpërndarjes së mandateve, është pjesë e ligjit nr. 101/2020, datë 23.07.2020, që kodifikoi Marrëveshjen e 5 Qershorit, veçanërisht në nenet 19 dhe 36, ku parashikohen koalicionet parazgjedhore të partive politike, që konkurojnë në zgjedhje me lista të veçanta dhe mënyrën e ndarjes së mandateve brenda koalicionit. Për Opozitën këto dispozita ligjore janë të pandryshueshme.
- Rikonfirmojmë se jemi dakord me hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe për këtë çështje jemi të gatshëm të vijojmë punën në Këshillin Politik, me përgjegjshmëri maksimale. Risjellim në vëmendjen tuaj se në Opinionin e Komisionit të Venecias, Kushtetuta në fuqi, e pa ndryshuar, nuk ndalon aplikimin e mekanizimit me lista të hapura. Konkretisht, në Opinionin e datës 12-13 Dhjetor 2008 të Komisionit të Venecias “Mbi amendamentet kushtetutes të Republikës së Shqipërisë, të 21 Prillit 2008”, theksohet qartë se: “Në paragrafin 1 të nenit 68, parashikohet që renditja e kandidatëve në listat shumëemërore nuk mund të ndryshohen pas paraqitjes së listës në komisionin përkatës zgjedhor. Është me të vërtetë e mirëpritur që subjektet propozuese nuk mund të ndryshojnë më pas renditjen e kandidatëve pasi të jetë paraqitur lista. Formulimi i kësaj fjalie nuk duket se përjashton drejtpërdrejt që votuesit mund të ndikojnë në renditje (sistemi i listave të hapura), por qëllimi i ligjvënësit shqiptar në të vërtetë duket se do të aplikojë një sistem me listë të mbyllura dhe kjo çështje është sqaruar në ligjin zgjedhor.”.
- Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetutese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Hapja e listave ka të bëjë me garën brenda vetë një partie politike. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar sëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve dhe votat e tyre brenda koalicionit. Rregullat për koalicionet parazgjedhore janë të lidhura drejtpërdrejt me garën elektorale mes palëve dhe janë mekanizëm që ndikon në rezultatin e zgjedhjeve mes palëve.
Formula aktuale ligjore e koalicioneve zgjedhore dhe ndarja e mandateve, është bërë me konsensus mes palëve, si dhe i ka rezistuar reformave zgjedhore të vitit 2002, 2008 dhe 2012. Ajo është tërësisht në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me standardet më të mira europiane. Vlen të kujtohet këtu se formula e koalicioneve zgjedhore dhe ndarja e mandateve, që Shqipëria ka aktualisht në Kodin Zgjedhor, ka kaluar testin e certifikimit nga Komisioni i Venecias në Opinionin e Përbashkët mbi “Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, miratuar nga Komisioni i Venecias në 13-14 Mars 2009, duke marrë kështu konfirmimin se nuk ka asnjë mospërputhje me standardet demokratike të zgjedhjeve dhe standardet e vendeve të OSBE-ODIHR. Për më tepër, kjo formulë e koalicioneve parazgjedhore, është aplikuar në Shqipëri prej rreth 17 viteve, pavarësisht nga sistemi zgjedhor që ka qenë i aplikueshëm, dhe nuk ka shfaqur kurrë asnjë problem dhe nuk ka asnjë shqetësim të ngritur nga Raportet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR apo Rekomandim nga OSBE-ODIHR për ndryshime të formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.
Qëndrimi i Partisë Socialiste, i shprehur edhe me shkrim përmes ekspertëve ligjor të caktuar nga Parlamenti, është që ndryshimi i njëanshëm kushtetutes “nuk bën vetë dhe as nuk urdhëron ndalimin e koalicioneve zgjedhore nga ligji......Dispozita ka një lëndë të përcaktuar qartë dhe kjo lëndë ka lidhje me regjistrimin e kandidatëve, jo me përcaktimin e subjekteve zgjedhore. Formulimi i dispozitës liston subjektet që lejohet të regjistrojnë kandidatë. Këto janë zgjedhësit dhe partitë politike. Një koalicion zgjedhor përbëhet nga dy ose më shumë parti politike. Në këndvështrim sintaksor, dispozita nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatë, d.m.th. nuk pengon një koalicion zgjedhor të regjistrojë kandidatë”.
- Për Opozitën e Bashkuar rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje dhe qëndrueshmëria e ligjit është esenciale për cilësinë e zgjedhjeve, sipas standardeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-ODIHR. Jemi jo më larg se 5 muaj nga momenti i regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme dhe për pasojë, çdo ndryshim i rregullave të garës elektorale mes palëve, do të ishte antikushtetutes, për shkak se cënon parimin e sigurisë juridike, veçanërisht pritshmërinë e ligjshme të partive politike për t’u organizuar në zgjedhje sipas rregullave të shpallura dhe të njohura paraprakisht, mjaftueshëm përpara regjistrimit në zgjedhje (1 vit përpara datës së zgjedhjeve).
Ky është një standart ndërkombëtar i përcaktuar nga Komisioni i Venecias, i cili në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, thekson shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por tek rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike......Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.
Në Deklaratën Interpretuese të këtij standardi, Komisioni i Venecias në Opinionin e tij CDL-AD (2005)043, thekson se: “Ky parim ka të bëjë vetëm me rregullat themelore të së drejtës zgjedhore, kur ato paraqiten në ligjin e zakonshëm. Në veçanti, në vijim konsiderohen rregulla themelore: sistemi zgjedhor i duhur, d.m.th rregullat që lidhen me shndërrimin e votave në mandate; si dhe përcaktimi i kufijve të zonave elektorale dhe rregullave në lidhje me shpërndarjen e mandateve midis zonave elektorale. Në përgjithësi, çdo reformë e legjislacionit zgjedhor që të zbatohet gjatë zgjedhjeve duhet të ndodhë mjaftueshëm përpara që ajo të jetë me të vërtetë e zbatueshme për zgjedhjet.”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38