Flash News

KRYESORE

Opozita e bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e Këshilli Politik: Mbledhja të zhvillohet në orën 12:00

Opozita e bashkuar konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e

Opozita e Bashkuar ka reaguar pas refuzimit të mazhorancës për mbledhjen e Këshillit Politik këtë të mërkurë.

Përmes një reagimi zyrtar, përfaqësuesit e PD dhe LSI në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, konfirmojnë pjësmarrjen në mbledhjen e nesërme, duke propozuar që ajo të zhvillohet në orën 12.00 dhe jo në orën 10:00 sikurse ishte parashikuar.

Reagimi i plotë i Opozitës së bashkuar:

Z.Gjiknuri

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Të fundit