Flash News

KRYESORE

Opozita e bashkuar vendos: Rinisin protestat popullore

Opozita e bashkuar vendos: Rinisin protestat popullore

Pas mbledhjes së Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij, opozita e bashkuar ka vendosur që të rinisin protestat popullore.

Basha, në një deklaratë për median, u shpreh se këtë të shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar për datat.

“Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në Parlament. Sot e gjithë Shqipëria e pa se si Edi Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës. Vendi po rrëshket drejt diktaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat. Ka ndërtuar një qeveri private, një shtet privat.

Në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve ne vendosëm të udhëheqim revolen e qytetarëve me revolta popullore. Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e protestës. Do bëjmë gjithçka për largimin sa më parë të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Të fundit