Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Opozita e re në rresht para PS. Gati të votojë dy ligje të Reformës në Drejtësi
Të enjten, në Kuvend pritet të votohen dy ligjet e martura të Reformës në Drejtesi, që janë: “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Në dy vitet e fundit shumica socialiste kërkoi konsensusin e PD-LSI për të ndryshuar 2 ligjet e Reformës në Drejtësi pas shfuqizimit të 22 neneve nga Gjykata Kushtetuese, pasi duheshin 84 vota, por opozita refuzoi.
Nenet kryesore kanë të bëjnë me rregullat për hetimin e shkeljeve nga gjyqtarët e prokurorët, si dhe procedimin e vetë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Me largimin e PD-LSI-së, shumica duket se ka marrë konsensusin e ‘opozitës së re’ për të kaluar ligjet e mbartura prej dy vitesh në Kuvend. Nesër në orën 11:00 është parashikuar diskutimi i ndryshimeve te Komisioni i Ligjeve, ndërsa të enjten pritet votimi në Kuvend.
Është hera e dytë që opozita e re bashkon votat me mazhorancën, pas mbështetjes që i ofruan për ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj Ilir Metës me 101 vota.